Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë virale. Kushdo që e pa u habit nga argumentimi i Muçit i cili pak më parë kishte pasur të njëjtin debat me Lutin, një peshkatar i cili prej dekadash me një varkë me kupi del në det dhe gjuan peshk me grep.
Argumenti i Muçit se si Bardha duhej të kishte qese me etiketë se nga dhe prej cilit Mal vinte rigoni ishte i njëjtë edhe për Lutin i cili duhej t’u vinte etiketë peshqve që kapte çdo ditë me fillo.
Po kështu edhe Rigoni i Malit edhe Peshku i kapur në det me grep duhet të kishin faturë tatimore. Që Bardha apo fshatarët e zonës kanë vite qe mbledhin në mal rigon, çaj, lakra të egra e kështu me radhë këtë e di gjithë qyteti. Këtë e di edhe Muçi që si rigonin si peshkun e freskët e blen te Bardha apo tek Luti.
Mirëpo dje Muçi i cili përfaqëson institucionin shtetëror kërkonte llogari përpara kamerave për një gjë që logjika e quan absurde.
Sot Tatimet me sa lexova në shtyp, e kishin quajtur pretendimin e Muçit për Rigonin dhe peshkun me fillo, të pa bazuar në Ligj dhe të pa argumentuar në asnjë urdhëresë apo vendim.
Në këtë mënyrë Muçi që përfaqëson Bashkinë e Sarandës duket se nuk di apo nuk ka lexuar Ligjin dhe në kundërshti si me logjikën e qytetarëve si me Ligjin e Tatimeve ju hakërrua kot edhe Bardhës edhe Lutit.
Në fakt performanca e Muçit në TV është një pasqyrë e qartë dhe realiste e injorancës dhe pa aftësisë totale të administratës sonë. Prandaj i sugjeroj z.Muçi se si një punonjës në Bashkinë e Sarandës duhet të lexojë Ligjin dhe pas kësaj do ishte e udhës që t’i kërkojë një ndjesë të madhe si Bardhës ashtu edhe Lutit, rigoni i malit edhe peshku i detit.
Komente

Edhe AURONI qe vjen nga Amerika nuk paska kuptuar gje se si veprohet atje...Hajde Auron hajde...ketu ne Itali je i detyruar te kesh leje peshkimi..dhe jo vetem..Por peshqit me te vegjel se 10 cm duhet ti leshosh ne det.Sa per faturen kjo nuk diskutohet fare...Sipas Auronit Amerika qenka per faqe te zese...
PërgjigjuUne kam blere vaj direkt nga ullishtet greke dhe kur i dhashe leket fshatarit aty ai nxorri printerin dhe me preu faturen ne mes te ullishteve pra me pak fjale nqs do te besh tregti duhet te rregjistrohesh ne tatime qe te dihet kush je dhe cfare ben. Ishte nje shembull per vendin fqinj mos flasim per vendet me te zhvilluara qe nuk behet llaf te shesesh pa fature ne treg. Nuk mund te hysh ne BE duke punuar ne te zeze sepse nuk te del. 35 vjet e kam degjuar kete fjale dhe te gjithe aty jane duke shitur.
PërgjigjuNuk e kam pare rastin e rigonit, por ate te peshkatarit ne Sarande. Nuk mund te peshkosh pa leje te shesesh pa standarte dhe ne menyre jo formale. Se sa i varfer ishte ai peshkatari, besoj se e pate nga makina ku hipi dhe u largua.
Përgjigju