Tatimet kanë nisur aksionin për sekuestron e produkteve bujqësore e blegtorale që shiten pa faturë. Në qytetin bregdetar të Sarandës pjesë e kontrolleve të rrepta kanë qenë edhe tregtarët në tregun e fruta-perimeve, të cilët shesin bimë medicianle.
Në këtë video që sjell Report Tv, një tregtare përplaset me një prej drejtorëve të departamentit të Bujqësisë në Bashki. Ai i kërkon tregtares që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit që po tregton. Por, përgjigjja e tregtares është spontane, ‘mali’. Ajo tregton prej vitesh në tregun e Sarandës bimë të cilat i mbledh vetë në mal për të mbajtur familjen.
Por, pavarësisht kësaj përgjigje, drejtori i thotë se kjo nuk funksionon kështu dhe se çdo produkt duhet të ketë etikën e prodhuesit dhe duhet të shitet me kupon tatimor. “Po çfarë flet mo Muçi im”, i thotë tregtarja-drejtorit që ka zbritur në terren për kontrolle, duke theksuar se ato janë produkte të natyrës.
Pjesë nga biseda mes tyre
Drejtori: Prodhuesi
Tregtarja: Mali
Drejtori: Nuk funksionin ashtu
Tregtarja: Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër.
Po në Sarandë, një shitës ambulant peshku u përball me të njëjtin zyrtar, i cili i kërkoi kupon tatimor dhe certifikatë të origjinës së mallit për peshqit e kapur në det.
Deputeti socialit Erin Braçe ka bërë një reagim për aksionin për sigurinë ushqimore, që ka nisur prej ditës së djeshme në terren. Braçe ka ndarë fotot e disa zyrtarëve që futen për kontrolle në baxho, ndërsa shkruan se nuk mund të futen aty siç vijnë nga rruga, por duhet të përdorin përparëse e doreza.
Me ironi më tej Braçe shkruan se ky është aksion për sigurinë ushqimore dhe jo për të ‘kapur’ malin si prodhues i rigonit. Braçe i referohet një video në Sarandë mes një tregtareje dhe zyrtarit të Bashkisë, i cili i kërkon shitëses në tregun e fruta-perimeve që të vendosë etiketë se kush është prodhuesi i rigonit, ndërsa ajo i përgjigjet: mali.
"Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hynë në baxhot e bulmetit dhe frigoriferët e bulmetit e të mishit siç vijnë nga rruuuuugaaaaa. Pra pa qese në këpucë e në kokë, pa përparëse e pa doreza?? Se është aksion për sigurinë e ushqimeve, jo për të kapur malin si prodhues i rigoni", shkruan Braçe.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet kritike ndaj aksionit të qeverisë për të kontrolluar faturat për qumështin, bulmetin dhe mishin. Teksa ka ndarë një video të një tregtareje që diskuton me punonjësin që po kryen kontrollet për rigonin e malit në Sarandë, Tabaku shprehet se “fermerët që prodhojnë nuk bëjnë dot autofaturë”.
Tabaku shprehet se problemi i fshatit qëndron te sistemi i krijuar që vendos taksa, të cilat sipas saj fundosin fshatin dhe u heq atyre mbështetjen. Ky sistem, sipas Tabakut, e ka lënë tokën djerrë.
“Që ta kuptojnë Muçët që janë sulur tregjeve për të kapur armikun e popullit: fermerët që prodhojnë nuk bëjnë dot autofaturë! Ky është një problem i vjetër për fshatin dhe e vuan sot fermeri. Një problem që Muçi në krye të qeverisë ka pasur 12 vite kohë ta zgjidhë, por as ai dhe as Muçët e bujqësisë nuk e kanë marrë mundimin ta zgjidhin.
Problemi i fshatit nuk është te rigoni i mbledhur maleve, por te sistemi i ideuar në zyra: ky sistem vendos taksa që fundosin fshatin, u heq fermerëve subvencionet, u heq tregjet dhe e zëron mbështetjen për fshatin. Dhe ky sistem ka çuar produktet e tokës shqiptare në kanale apo në tokë djerrë!
Ndërkohë që shteti merret me rigonin e mbledhur në mal, shteti është kthyer në hambar pa porta; për çdo km rrugë paguhet 20 mln euro, për inceneratorë që nuk ekzistojnë – 430 mln euro! Për fshatin paguhet 0 euro! Lëreni fermerin të jetojë, mjaft e mbytët fshatin!”, shprehet Tabaku.
Komente

Ky drejtori per dijeni te kujtdo qe e lexon eshte nga njerezit me te pergatitur dhe te perkushtuar qe ka gjithe administrata shteterore ne Sarande per te mos thene qe mban ngarkese shume me teper nga sa I takon. Nuk ka kerkuar asnje gje jashte kuadrit ligjor si te ky rast ashtu dhe Tek ai tregtari I peshkut qe nuk ka qene asnjehere ne jeten e tij peshkatar e nuk ka patur as nje cope kamardare por del me kova e legene me nje peshk qe e blen ne magazinat e peshkut dhe e ngrin e shkrin 10 here deri sa e shet ne mes te qytetit ne rruge duke ofruar nje pamje te shemtuar e duke sfiduar gjithe shtetin. Tregtar eshte nuk ka asnje lidhje me peshkimin. Qe jemi popull bejtesh e me zor presim rastin te bejme gallate pa e pasur haberin fare se cfare ndodh e si qendron e verteta kete e tregojne rezultatet...
PërgjigjuO te poshter! Po si zbatoni urdhra ne menyre te verber. Po nuk po i vjen rreziku Shqiperise nga bultmeti dhe produktet e fermereve dhe blegtoreve tane. Keto produkte ku ti gjejme! E keqja dhe rreziku po i vjen nga mallrat e industrializuara, te pakontrolluara qe ju o te korruptuar i keni lejuar te qarkullojne!
PërgjigjuO Muci shiko ata bark derrat qe bejne tregetine e madhe jo fakir fukarane
PërgjigjuTe fillojne te kerkojne kupon nga hotelet, sherbimet dentare, parukieret, estetistet, laboratoret, kunsultat mjeksore, spitalet private
PërgjigjuAi Muci si shume si ai as ja ka idene si faturohet apo autofaturohet...
PërgjigjuQesharake, e turpshme!!!! Ku jane faturat e karburanteve???Hoteleve dhe restoranteve luksoze?????Shikoni fletet e analizave te produkteve qe shiten me fature se po na helmojne perdite....Ndertoni laboratore te mirefillta per te analizuar keto produkte natyrore me kosto sa me te ulet per njerezit qe i gjejne ne natyre dhe certifikojini keta njerez e pastaj kerkoni fatura...Po late nam more!!! Po turp se u bete si skeçet qemoti....si eshte shprehja? "Cdo popull ka qeverine qe meriton???" ta gezojme e ta mbajme edhe 4 vite se ne jemi popull qe vegjetojme e nuk reagojme...
Përgjigjuhajde drejtor hajde, niveli -12, kete nivel derejtoresh vendosin dhe gjerat shkojne bankers petroleum style
Përgjigju