Politikë

Braçe: Zyrtarët të mos futen në baxho siç vijnë nga rruga, aksioni është për sigurinë ushqimore! Jo për të kapur malin si prodhues rigoni

15 Korrik, 10:50| Përditesimi: 15 Korrik, 10:55

  • Share

Deputeti socialit Erin Braçe ka bërë një reagim për aksionin për sigurinë ushqimore, që ka nisur prej ditës së djeshme në terren. Braçe ka ndarë fotot e disa zyrtarëve që futen për kontrolle në baxho, ndërsa shkruan se nuk mund të futen aty siç vijnë nga rruga, por duhet të përdorin përparëse e doreza.

Me ironi më tej Braçe shkruan se ky është aksion për sigurinë ushqimore dhe jo për të ‘kapur’ malin si prodhues i rigonit. Braçe i referohet një video në Sarandë mes një tregtareje dhe zyrtarit të Bashkisë, i cili i kërkon shitëses në tregun e fruta-perimeve që të vendosë etiketë se kush është prodhuesi i rigonit, ndërsa ajo i përgjigjet: mali.

"Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hynë në baxhot e bulmetit dhe frigoriferët e bulmetit e të mishit siç vijnë nga rruuuuugaaaaa. Pra pa qese në këpucë e në kokë, pa përparëse e pa doreza?? Se është aksion për sigurinë e ushqimeve, jo për të kapur malin si prodhues i rigoni", shkruan Braçe. 


Lajmi kryesor:

'Prodhuesi i rigonit'? Tregtarja 'përplaset' me drejtorin në Sarandë: Po çfarë flet mo Muçi im...janë gjëra të natyrës (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?