Pranë llixhave të Sarandoporit në Leskovik, një grup shkencëtarësh çekë zbuluan një liqen nëntokësor, që mendohet të jetë më i madhi në botë. Ata kanë kryer kërkime gjeologjike dhe tashmë e kanë publikuar studimin në mediat çeke.
Ky është një ndër zbulimet më të mëdha gjeologjike, ndërsa ekspedita çeke pritet të rikthehet në Leskovik brenda muajit mars. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë.
Megjithatë, në një reagim studiuesi shqiptar Auron Tare shprehet se në ekipin e shkenctarëve çekë ishte dhe një grup britanik dhe dy ekspertë shqiptarë. Tare mendon se lajmi që ndan çekët në mediat e tyre pa praninë e Njësisë vendore dhe miqve shqiptarë nuk është korrekte.
Shkrimi i Auron Tares:
"Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit"
Dy fjalë mbi "zbulimin" në Leskovik.
E para duhet të dini se Vrima e Kopiles dhe hyrja në Shpellën e lidhur me këtë toponim është një vend i njohur për banorët e zonës së Leskovikut.
E dyta ekipi çek ka qenë i ftuar nga Njësia vendore e Leskovikut, për të bërë markimin e shtigjeve për turizmin malor. Ndihmë që ky ekip çekët e ka bërë edhe në Kanionet e Nivicës në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës. Për këtë mikro projekt duhet falenderuar në veçanti z. Nardi Konica, si dhe Edi Culanit, Berti Nasit dhe Bertit Vezuli të cilët kanë qenë ekspertët vendas që kanë udhëhequr Çekët në shtigjet dhe zonat më interesante të zonës. Pa ndihmën e tyre ky projekt për qasjen ndaj turizmit kulturor të zonës së Leskovikut do të ishte e pa mundur.
Ekipi Çek, një pjesë e tyre të cilët kanë punuar me ne edhe në Nivicë u ftuan për të ndihmuar në krijimin e një koncepti për turizmin malor në zonën e Leskovikut. Pjesë e këtij mikro projekti ishte edhe eksplorimi i disa pikave me interes natyror në Leskovik ku Edi Culani njohës i shkëlqyer i zonës e drejtoi ekipin në këtë shpellë, shpellë të cilën ai vetë e kishte eksploruar deri në thellësine 400 m.
Pjesë e këtij mikro projekti ishte edhe një grup i vogël etimologësh, biologësh dhe orintologësh britanike së bashku me dy ekspertë shqiptarë për të bërë iventarin e Fluturave, Orkideve dhe Zogjve të zonës. Duhet thënë se vetëm Krahina e Leskovikut sipas këtyre studiuesve ka 4 herë më shumë specie fluturash se e gjithë Britania e Madhe. Me sa duket miqtë Çekë pasi u futen në Shpellën e Lumit me të shkuar ne Pragë kanë ftuar speleologë për ta eksploruar më tej këtë shpellë. Shumë mirë kanë bërë. Por në bashkëpunimet ndërkombëtare në Europë apo më tej ka një protokoll normal që të gjitha eksplorimet apo kërkimet në territorin e nje shteti bëhen në bashkëpunime me autoritetet lokale apo qendrore.
Fakti që miqtë tanë Çekë vendosen të bëjnë një lajm të tillë pa pjesëmarrjen e Njësisë Vendore si dhe miqve shqiptarë që punuan bashkarisht mendoj unë nuk është korrekte. Gjithsesi pak vëmendje për Leskovikun është diçka pozitive dhe një mënyrë për të bërë të ditur rëndësinë e madhe të kësaj zone në turizmin kulturor dhe natyror.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Qe ky liqen mund te ishte zbuluar me pare nga shkencetaret tane,jam dakord me ju,por ja qe nuk u zbulua per 100 arsye,aq me teper kur shikon qe edhe kesaj rradhe e gjitha filloi si projekt turizmi e perfundoi padashje si zbulim shkencor.S.d.q,z.Tare ka te drejte, ceket duhet te kishin permendur te gjithe ata qe kontribuan ne kete zbulim.Sic veprohet me filmat ku jepet e gjithe lista e punonjesve te prapaskenes edhe pse ne fund shohim vetem produktin final.Njohja e falenderimet i jepet nga aktori i pare e deri tek pastruesit,karpenteret e deri zyrtareve e popullsise te vendeve ku eshte zhiruar filmi.Kete po kerkon dhe z.Tare,asgje me teper.Gjithashtu ky eshte nje rast per ndryshim toponimi,ajo /Vrima e kopiles/ duhet hequr,merrni shembullin e Dimalit.
PërgjigjuKy Auroni duket se nuk i punon truri. Këtu e patët liqenin, pse nuk e zbuluat më parë, pse nuk figuron në asnjë atlas si liqeni termal më i madhi në botë? Hem qeros, hem fodull.
PërgjigjuPo mire mo Auron, e zeme se ke te drejte! Po si eshte e mundur qe gjithcka na e zbulojne te huajt, p.sh. Plazhi i Gjeneralit, Razma, Butrinti. Mund te thuash qe dikur ishim injorante e nuk merrnim vesh nga antikiteti apo rrezet e diellit, apo ajri i malit...po sot? Pse nuk dha njesia vendore apo qendrore,apo kulmore Ca leke per tu zhytyr ne shpelle sic bene ceket? 40000 euro u perdoren per ti shkuar deri ne gji vrimes se kopiles!!! Mos ndoshta kopilja ishte me origjine ceket? Edhe dembele, edhe hunden perpjete...keshtu kemi qene e vazhdojme te jemi! Trute i kemi, por merzitemi shume kur na levizin sadopak neuronet o Auron!!!
PërgjigjuDaleni mos u ngutni se mos na del si nafta e Shpiragut