Penny Wong

Australia vendos sanksione ndaj Policisë Morale të Iranit dhe 13 rusëve dhe iranianëve

11 Dhjetor 2022, 11:29| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 11:37

  • Share

Ministrja austrialiane e punëve të jashtme, Pennu Wong

Ministrja austrialiane e punëve të jashtme, Penny Wong, njoftoi se janë vendosur sanksione ndaj 13 individëve rus dhe iranian për shkelje dhe abuzime të rënda ndaj të drejtave të njeriut. Policia morale e Iranit dhe Forca paraushtarake e Rezistencës Basij janë gjithashtu subjekt i sanksioneve pasi Australia iu bashkua vendeve të tjera perëndimore për të dënuar veprimet e tyre. 

Grupet dhe individët iranianë ishin "të përfshirë në shtypjen e dhunshme të protestave pas vdekjes së studentes Mahsa 'Jina' Amini dhe shtypjes së vazhdueshme të popullit të Iranit", tha Wong në një deklaratë të përbashkët me ndihmës-ministrin e punëve të jashtme, Tim Watts. .

“Shtatë individë rusë të përfshirë në tentativën për vrasjen e ish-liderit të opozitës Alexei Navalny do të kenë gjithashtu sanksione për të drejtat e njeriut”, tha ministrja.

Amini vdiq në paraburgim pasi u ndalua nga policia morale e Iranit. Navalny ishte në shënjestër sepse ai është një lider i opozitës ruse dhe armik i Vladimir Putinit.

“Ligjet Magnitsky u miratuan një vit më parë dhe u përdorën për herë të parë në mars nga qeveria e mëparshme australiane, e cila vendosi sanksione ndaj 37 rusë. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe sanksionet financiare”, tha në atë kohë ish-ministrja e punëve të jashtme Marise Payne.

Individët e përmendur në legjislacionin e qeverisë përfshijnë Hossein Ashtari, komandantin e përgjithshëm të policisë iraniane dhe Gholamreza Soleimani, kreun e forcës Basij të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Ekzistojnë gjithashtu sanksione ndaj tre individëve iranianë dhe një biznesi që është i përfshirë me furnizimin me dronë në Rusi për t'i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës.

“Rusia po përdor dronët e prodhuar nga Irani për të shënjestruar civilët dhe infrastrukturën kritike, me qëllim që t'u mohojë popullit ukrainas energjinë, ngrohjen dhe ujin ndërsa përballen me temperaturat e ulta të dimrit. Furnizimi me dronë në Rusi është dëshmi e rolit që luan Irani në destabilizimin e sigurisë globale. Kjo listë thekson se ata që ofrojnë mbështetje materiale për Rusinë do të përballen me pasoja", tha Wong.

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Goditët komanda të ‘Wagner’ dhe një bazë ushtarake ruse në Melitopol! Humbje të konsiderueshme për Moskën


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?