Vaksina ruse, Sputnik V

Bota

Austria diskuton lidhur me mundësinë e blerjes së 1 milionë vaksinave ruse, Sputnik V

31 Mars 2021, 10:23| Përditesimi: 31 Mars 2021, 10:26

  • Share

AUSTRI- Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi se po diskutojnë me Rusinë, lidhur me mundësinë e blerjes së 1 milionë dozave të vaksinës Sputnik V.

Diskutimet për mundësinë e dorëzimit të vaksinave kanë nisur përmes një bisede telefonike më 26 shkurt, mes Kurz dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Më pas kancelari ka kontaktuar edhe me Fondin Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për shpërndarjen ndërkombëtare të Sputnik V.

“Nuk ka shkelje gjeopolitike kur bëhet fjalë për vaksinat, e vetmja gjë që ka rëndësi është nëse ato janë efektive dhe të sigurta”, tha Kurz.

Sipas mediave të huaja, landet po negociojnë për furnizimin e 300 mijë dozave në prill, 500 mijë në maj dhe 200 mijë në qershor.

“Nëse do të furnizohemi me 1 milionë vaksina kundër COVID-19, Austria do të mund të kthehet në normalitet sërish”, shtoi Kurz.

Viena ka nënshkruan një marrëveshje paraprake lidhur me vaksinat por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Vaksina ruse, Sputnik V ende nuk është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, megjithëse filloi rishikimin e saj.

Hungaria pavarësisht se Sputnik V nuk është aprovuar për përdorim nga EMA, po vaksinon masivisht qytetarët.


Lajmi kryesor:

Merkel, Macron, Putin diskutojnë për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës ruse Sputnik V në BE


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?