Vaksina ruse Sputnik V dhe çështjet e sigurisë ishin në qendër të bisedës të zhvilluar ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Të tre liderët kanë diskutuar rreth mundësisë së autorizimit dhe prodhimit të vaksinës ruse Sputnik V në BE.
Sputnik V ishte e para vaksinë në botë e regjistruar zyrtarisht, por shkaktoi shqetësim tek ekspertët të cilët menduan se autorizimi mund të ishte nxituar.
Pas video konferencës Kremlini zyrtar u shpreh se tre udhëheqësit kishin biseduar në lidhje me dërgesën dhe prodhimin e përbashkët të vaksinës ruse, në pritje të autorizimit nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Edhe pse ende nuk ka një zyrtare për autorizimin e saj nga EMA, ekspertët e agjencisë evropiane të barnave kanë planifikuar të vizitojnë Rusinë në Prill për të shqyrtuar me kujdes rezultatet e provave klinike dhe proceset e prodhimit.
Ndërkohë që vaksina ruse përdoret në më shumë se 50 vende në të gjithë botën që do të thotë se prodhimi rus i vaksinës nuk do të ishte në gjendje të përmbushë kërkesën evropiane, nëse merr autorizim. I pari vend evropian që ka pranuar të marrë një hap të tillë është Italia e cila në korrik do të fillojë me prodhimin e saj. Merkel më parë ka shprehur vullnetin e saj për të pranuar vaksinën ruse nëse ajo merr autorizimin nga EMA.
Vendet evropiane janë përballur me mungesa të vazhdueshme në dozat e vaksinave pavarësisht se deri tani blloku evropian ka autorizuar 4 vaksina kundër COVID-19.
AUSTRI- Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi se po diskutojnë me Rusinë, lidhur me mundësinë e blerjes së 1 milionë dozave të vaksinës Sputnik V.
Diskutimet për mundësinë e dorëzimit të vaksinave kanë nisur përmes një bisede telefonike më 26 shkurt, mes Kurz dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Më pas kancelari ka kontaktuar edhe me Fondin Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për shpërndarjen ndërkombëtare të Sputnik V.
“Nuk ka shkelje gjeopolitike kur bëhet fjalë për vaksinat, e vetmja gjë që ka rëndësi është nëse ato janë efektive dhe të sigurta”, tha Kurz.
Sipas mediave të huaja, landet po negociojnë për furnizimin e 300 mijë dozave në prill, 500 mijë në maj dhe 200 mijë në qershor.
“Nëse do të furnizohemi me 1 milionë vaksina kundër COVID-19, Austria do të mund të kthehet në normalitet sërish”, shtoi Kurz.
Viena ka nënshkruan një marrëveshje paraprake lidhur me vaksinat por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Vaksina ruse, Sputnik V ende nuk është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, megjithëse filloi rishikimin e saj.
Hungaria pavarësisht se Sputnik V nuk është aprovuar për përdorim nga EMA, po vaksinon masivisht qytetarët.