Autobusi në 'Lanë'

Autobusi në lumin 'Lanë', Veliaj sondazh në rrjetet sociale: A ta lëmë si një instalacion?

30 Prill 2022, 16:56| Përditesimi: 30 Prill 2022, 17:42

  • Share

Pas propozimeve që qarkulluan në rrjetet sociale për ta kthyer në instalacion autobusin “Go Green” që përfundoi në lumin ‘Lana’ pas aksidentit të djeshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur një sondazh në rrjetet sociale.

Në një postim në ‘Twitter’, Veliaj u kërkon qytetarëve të japin mendim nëse autobusi duhet të kthehet në një instalacion si shenjë sensibilizimi ndaj drejtuesve të mjeteve për shmangien e aksidenteve në kryeqytet

“Fatmirësisht aksidenti më i çuditshëm në një shekull kryeqytet qe pa pasoja për jetën! Por, teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lëmë si një instilacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë”, shkruan Veliaj.

Po ju si mendoni, a duhet të kthehet në instalacion autobusi në ‘Lanë’.

Ora 17:14
Autobusi në Lanë, gazetari Rusta: Bashkia ta lërë si instalacion për disa muaj, të shërbejë si sensibilizim për shoferët e këmbësorët

Gazetari Arsen Rusta u është bashkuar propozimeve për ta lënë si instalacion autobusin e aksidental një ditë më parë që përfundoi në lumin ‘Lanë. Gazetari shkruan se Bashkia Tiranë duhet ta shohë si një mundësi për ta lënë instalacion autobusin së paku disa muaj, që të shërbejë si sensibilizim për shoferët dhe këmbësorët.

“Çfarë është kjo? Një vepër arti me dorën e njeriut dhe ndihmën e zotit pa viktima.

Një instalacion që tregon se privatja e publikja përballen egër. Një pamje se si papëgjeshmëria në timon vret.

"Ura e Gjelbër". Bashkia Tiranë le ta shoh mundësinë për ta lënë sëpaku disa muaj aty. Të reflektojnë shoferët këmbësorët se si duhen respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë”, shkruan gazetari.

Ora 12:55
Autobusi i aksidentuar në Tiranë, ende në lumin Lana, propozimi i piktorit: Të qëndrojë aty si instalacion publik

Piktori i njohur shqiptar, Helidon Haliti ka propozuar që autobusi i aksidentuar një dje në Tiranë, i cili ndodhet ende në lumin Lana, të qëndrojë aty ku është, si një instalacion arti për qytetin.

Në facebook ai shkruan se ky do të ishte një nga instalacionet 'më të bukura në botë ku autor është vetë 'Populli'.

“Pa dashur të prek askënd dhe kërkoj ndjesë për këtë, por e kam krejt artistik propozimin… Unë këtë e lija aty si INSTALACION ARTI dhe do ishte nga instalacionet më të bukur në botë me autor 'POPULLIN'”, shkruan ai.

Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e djeshme, ku autobusi i linjës së Unazës përfundoi në Lanë së bashku me një makinë pasi u përplasën. Për pasojë mbetën të lënduar lehtë 5 persona.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/04/2022 23:26

    Si instalacion sensibilizimi per shoferet,nuk ia vlen.Kur nuk sensibilizohen nga gjobat,heqja e patentave,denimet me burg dhe aksidentet qe ndodhin per dite dhe qe i pesojne dhe vete,mendoni se do behen me te mire po pane autobuzin mbi Lane?! Si instalacion i perkohshem turistik qe te ilustroje ne fotot e turisteve marrezite tona ja vlen.Po te kthehet dhe ne nje DINNER,do te jete dhe me interesant e terheqes.

    Përgjigju
  • Debil: 30/04/2022 22:02

    Ooo injorant. Ska lidhje me logjiken. Lere qe tevte kujtojme sa llum ne ti dhe soji yt.

    Përgjigju
  • Albfire: 30/04/2022 21:10

    Neser do parkoj ne trotuar dhe po me vune gjobe do i them se eshte instalacion i perkohshem!!!

    Përgjigju
  • Kurvari: 30/04/2022 19:31

    Pasi te kesh futur aty gruan tende.erion veliaj ,atehere mund te behet instalation dhe e hapur per publikun..

    Përgjigju
  • Groteske: 30/04/2022 19:11

    Kritika nuk është sharje,Z Demagogu i Bashkisë!Sa do i kushtojë TaksaPaguesit?!Kush garanton që nuk kthehet në Vend Strehimi e Konsumi Drogaxhinjsh e Barbonesh endecake??!!

    Përgjigju
  • Nardi: 30/04/2022 18:42

    Ska me keq kur bie ne dore te tekayteve. Njeri me damblla se tjetri. Nga doktori tek piktori. Ja del dhe ky mistreci qe u u rrit por prape nuk u poq po mbeti kall*mboq.

    Përgjigju
  • Tarabosh: 30/04/2022 18:41

    Duhet lane ne lane,vetem mrena te dyshemeja asht mire me I ba i vrime drejperdrejt me rrjedhen e ujit dhe kur te bajm shurren bjen fill e poshte dhe bashkia me vu nje bilete 30 lek sa ka ken ma perpara edhe ata fitojn me autobuz nalun edhe na kryjm pun.

    Përgjigju
  • Permeti: 30/04/2022 18:36

    Te hiqet. Ska fare iamzh te bukur. do stonoj me gjithcka

    Përgjigju
  • romeo: 30/04/2022 18:00

    Instalacjonet vihen buze rruges sepse aty nuk duket kur je ne timon, gjith bota buze rruges i vendos bile vendosen mjete te karamboluara.... Ai autobus fatmiresisht nuk ka pesuar deme te pa riparueshme dhe eshte shpenzim i madh ta sakrifikosh.... Dhe te jeni te sigurt qe do te shfrytezobet nga endacaket per te fjetur se eshte komod....

    Përgjigju
  • Tutu: 30/04/2022 17:52

    Po kur Lana te fryhet nga shirat.. shkon te ura istalacioni..

    Përgjigju
  • Loli: 30/04/2022 17:31

    Po, lere, instalacion, se me taksat tona eshte blere, qe te talli t*apin ky vemja se perto me e nxjerre

    Përgjigju
  • Aida: 30/04/2022 17:14

    Po cfare instalacioni mor gomere por shtoni autobuzat e bejini biletat elektronike, e beni nje app per transportin urban.

    Përgjigju
    • Beni: 30/04/2022 17:51

      Ky Gomari Ealbania,nje app modest per linjat e tiranes nuk e bejne dot,me minimalen

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?