Tre ditë pasi pretendoi në emisionin e tij se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, nuk i ishte përgjigjur kërkesave të tij për të folur, gazetari i RAI, Giorgio Mottola, ka vendosur të pranojë publikisht gabimin e tij.
Kështu, RAI ka publikuar të plotë letrën e Agaçit, ku ky i fundit i përgjigjet me shkrim pyetjeve të gazetarit. Letra mban datën 5 prill dhe duket qartë se Agaçi i ka dhënë përgjigje çdo pretendimi të gazetarit, përgjigje që çuditërisht, ai nuk i pasqyroi në emisionin e tij në RAI 3.
Pyetja që lind është pse gazetari i publikoi sot përgjigjet dhe jo kur bëri emisionin ku thoshte se Agaçi nuk ishte përgjigjur?
Përse gazetari gënjeu publikisht tre ditë më parë?
A është frika nga gjyqi arsyeja pse publikoi sot përgjigjen e Agaçit që po vetë gazetari pretendonte se nuk ekzistonte?
Lajmi kryesor:
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni "Report' shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
B.K//ReportTv.al