TIRANE- Kryeministri Edi Rama hedh poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në median italiane 'La Repubblica' se ai ka pasur një telefonatë 'të tërbuar' me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin investigativ “Report” transmetuar nga ky ekran pak ditë më parë. Duke iu përgjigjur një kërkese për informacion të Shqiptarja.com, kryeministri Rama thotë se u skandalizua nga emisioni me 'qasje kriminale' dhe e quan 'episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë"
Edhe La Repubblica ka korrigjuar shkrimin për 'telefonatën e tërbuar' , për të cilën kryeministri deklaroi se nuk ka pasur asnjë të tillë por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur "me shpifjen më skandaloze" të emisionit Report.
Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama për Shqiptarja.com
“Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report, një episod për Shqipërinë e parë me sytë e shpifësve të mirënjohur të Tiranës dhe ku gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje!
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të ngrejë padi penale për shpifësin, i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, në adresën e tij.
Kërkesa për telefonatën, lidhej vetëm me këtë fakt të dokumentuar dhe të tmerrshëm për një ekran që paguhet nga taksat e italianëve dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!
Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë.
Edhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi ka njoftuar se do të ngrejë padi penale për gazetarin italian të cilit, nga reagimi në Shqiptarja.com mësohet se i është përgjigjur me shkrim pyetjeve të gazetarit italian, në afatin e kërkuar prej tij por ky i fundit "me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje" thuhet në reagimin e Ramës.
Menjëherë pas tij, duket se ka reflektuar edhe vetë media italine e cila ka korrigjuar tekstin e lajmit duke fshirë tekstin e "telefonatës së tërbuar" që nuk ndodhi kurrë. RAI konfirmon në artikullin e korrigjuar deklaratën e mëparshme të Ramës se nga ana e tij pati vetëm një kërkesë për t'u dëgjuar.
Dokumentari
Më 21 prill në televizionin Rai3 u publikua emisioni investigativ 'Report' në të cilën ishte trajtuar marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku ndër të tjera thuhej se njeriu kyç i paktit është Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Këtë të fundit e quan ish avokat të trafikantëve të drogës. Në një reagim për "La Repubblica' Agaçi, deklaroi se krahasimi i bërë nga programi televiziv ishte shumë i dëmshëm për reputacionin e tij dhe kishte udhëzuar avokatët të ngrenë padi për shpifje.
“Kam lënë detyrën ligjore dhjetë vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv Report është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, ka thënë Agaçi në reagimin e dates 21 prill.
Tre ditë pasi pretendoi në emisionin e tij se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, nuk i ishte përgjigjur kërkesave të tij për të folur, gazetari i RAI, Giorgio Mottola, ka vendosur të pranojë publikisht gabimin e tij.
Kështu, RAI ka publikuar të plotë letrën e Agaçit, ku ky i fundit i përgjigjet me shkrim pyetjeve të gazetarit. Letra mban datën 5 prill dhe duket qartë se Agaçi i ka dhënë përgjigje çdo pretendimi të gazetarit, përgjigje që çuditërisht, ai nuk i pasqyroi në emisionin e tij në RAI 3.
Pyetja që lind është pse gazetari i publikoi sot përgjigjet dhe jo kur bëri emisionin ku thoshte se Agaçi nuk ishte përgjigjur?
Përse gazetari gënjeu publikisht tre ditë më parë?
A është frika nga gjyqi arsyeja pse publikoi sot përgjigjen e Agaçit që po vetë gazetari pretendonte se nuk ekzistonte?
Foto: Shkrimi i korrigjuar
Një lajm i publikuar në median italiane 'La Repubblica' gjatë paradites së sotme, sipas të cilit Kryeministri Rama pati një telefonatë 'të tërbuar' me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin “Report”, rezultoi të ishte i pavërtetë.
I pari që hodhi poshtë lajmin ishte Kryeministri Rama i cili deklaroi se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI, por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen skandaloze të emisionit Report.
Menjëherë pas tij, duket se ka reflektuar edhe vetë media italine e cila ka korrigjuar tekstin e lajmit duke fshirë tekstin e "telefonatës së tërbuar" që nuk ndodhi kurrë.
RAI konfirmon në artikullin e korrigjuar deklaratën e mëparshme të Ramës se nga ana e tij pati vetëm një kërkesë për t'u dëgjuar.
Konkretisht, në versionin e ri të shkrimit, La Reppublica shkruan se drejtori i RAI, "mori edhe një mesazh nga kryeministri shqiptar Edi Rama me kërkesën për t'u dëgjuar në lidhje me episodin e Raportit për marrëveshjen Itali-Shqipëri për çështjen e emigrantëve."
Qe kronistë te televizioneve te RAI-te ,shpesh jane perpjekur te ndotin figuren e emigrantit shqiptar e ta pergjithesojne shqiptaret me ndonje krim te kryer ne Itali, nga njerez te pa identifikuar akoma, nga organet e e ngarkuara per kete pune dhe tju veshet shqiptareve si aktor krimi ,kjo ka qene e modes .E asnje nga pushtetaret shqiptare te djeshem e te sotem nuk moren persiper te mbrojne ,jo krimin dhe kriminelet qe kane pashaperten biologjike dhe policire ,por emigrantin shqiptare qe punon ne Itali e Greqi .Kete mbrojtje e ka bere dhe e ben me dinjitet ky qe une e urrej se mbyt Luginen e Drinit .Jam dishmitare i ndjekjes se nje emisioni te RAIT para afer 20 vitesh ku debati i tij ne telefon me studjon e TV dhe gazetaret qe e ashper logjike dhei detyroj te krrkojne falje ..Inat e kam por haku i duhet dhene per kete pjese .
Përgjigjuduhet pare ,,a jane te verteta ato qe shkruan rai 3,,,,,qe kemi probleme kemi,, sepse po te mos kishim vjedhje nuk do iknin shqiptaret por do jetonin ne shqiperi..u beme 33 vjet ne demokraci..dhe prape gjysma e popullsise mezi jeton...
PërgjigjuSapo e pashe ritransmetimin e Report dhe nuk pashe asgje per tu cuditur apo per tu denoncuar per shpifje pasi aty paraqet qarte problematikat qe ka ky akord ndermjet 2 shteteve si dhe problematikat qe ka vendi yne me narkotrafikun, korrupsionin, qeveritaret e denuar apo te korruptuar. Gjithsesi cdo popull meriton qeverine qe ka, kshq ti gezojme sa malet keto qeverite e 112 viteve te pavarsise.
PërgjigjuU rrit cmimini korenti u rrit buka o pupull
PërgjigjuO njerëz,enio remondino i rai 3 esht gazetar qe ka folur historikisht ne dem te Shqiperise dhe Shqipetarve esht vegel ruso serbe sllave i shitur ka ber shum emisjone edhe shkrime ne gazate kunder uçk etje etje
PërgjigjuEdi do perfundoj si Narcisti qe vrau veten kur u vetedashurua
PërgjigjuNese ka ardhur ne dijeni te nje qasje kriminale ndaj Shqiperise, atehere sipas ligjit penal dhe procedural penal kushdo, perfshire e aq me teper Kryeministri, ka per detyre te kallezoje rastin ne organin kompetent. Outlet mediatik qe ai paguan nga taksapaguesit, pra kjo media, nuk eshte ai organ. Prokuroria eshte.
PërgjigjuQe jemi republike bananesh ku pastrohen vetem lek droge dhe hashashi shto dhe tenderat nga 300 400 milion euro sdo shume mend qe mos ta kuptosh. Mjafton shiko cmimet e banesave dhe kupton qe shqiperia sa ka filluar te shkrihet si Shtet,shkrirje dmth qe te huajt po blejn dhe do blejn dhe shqipetaret do kthehen ne skllever ne vendin e tyre.
PërgjigjuJe bërë për tu kallaisur si kazan i vjetër rakie
PërgjigjuMe vertet? Po ne hapim burgje per motren Meloni dhe po i kthejme borxhin Italise. Si ka mundesi?
PërgjigjuJe flori
Hahahaha dmth rai shpif ndersa mediat e ktij, spaku i ktij jane qelibar thone vetem te verteten. Yyyyyt
Përgjigju