Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës, në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë, ku një makinë tip Mercedes Benz me targa shqiptare ka marrë flakë në lëvizje.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, por dyshohet se ai është shkaktuar nga një defekt teknik, konkretisht një falskontakt në grupin e partikularit të mjetit. Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit. Ky incident ngre sërish shqetësimin mbi sigurinë teknike të mjeteve në qarkullim dhe nevojën për kontrolle më të rrepta periodike.

Komente