Automjeti i shkatërruar

Kronikë

Automjeti përplaset me barrierat anësore në aksin Palasë-Dhërmi, vdes 9-vjeçari, plagoset pasagjeri tjetër! Pranga shoferit të dehur

25 Korrik, 07:45| Përditesimi: 25 Korrik, 14:49

  • Share

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku një automjet tip Benz me targë AA 318 IF, i drejtuar nga një 27-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 9-vjeçari Enea Prenga ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri tjetër, 20-vjeçari Enjo Abazaj. Shoferi është vënë në pranga pasi pas kryerjes së testit të alkoolit me aparatin Dräger, rezultoi se ishte i dehur.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?