Deputetja demokrate Grida Duma ka ngritur në Kuvend diskutimin për projektligjin e ri të shëndetësisë, autonominë spitalore. Grida Duma tha se ligj i ri i propozuar nuk ka asnjë ndryshim përveçse kanë shtuar që bordi spitalor do zgjidhet nga ministrja.
Duma u ndal në një çështje, ku tha se sipas ligjit të ri qytetarët do duhet të paguajnë për vizitat që do të kryejnë pasdite. Deputetja shtoi se përse qytetarët duhet të zgjedhin publikun dhe të paguajnë ndërkohë që mund të shkojnë tek privati. Ajo akuzoi qeverinë se nuk japin informacione se sa do të paguajnë qytetarët, sa do të kushtojë një operacion.
“Çështjen e autonomisë spitalore. Sa keq duhet të ndihesh të jetë në pozitën tuja e dini vetëm ju këtë, të flasësh për autonomi dhe të marrësh relacionin për ligjin dhe të ketë zero ndryshim në ligj. Ka vetëm një ndryshim që shtohet disa herë fjala ministër, bordin e zgjedh ministri, se cilët mjek do punojmë do e zgjedhë bordi që zgjidhet nga ministri. Mjekët e publikut mund të punojnë dh pasdite, vizitën ambulatore mund të marrin shërbim publik dhe do paguash përsëri. Pse kjo pagesë e konkurron privatin dhe për cilën arsye duhet të shkojë pasdite dhe të paguajë te publiku, thonë sepse i japim mundësi mjekëve. Sa më e lirë do jetë fatura s’kanë përgjigje. Mjeku sa do i shtohet rroga. S’kanë përgjigje. Një operacion sa do kushtojë më pak se në privati. Na jepni një shembull, zero shembull. Ligji s’ka asgjë, disa mjekë që kanë mbajtur shumicën e punës do t’ia delegojmë atyre që s’kanë pasur performancën. Pse duhet ligj për autonomisë për ti thënë një spitali do ristrukturosh këtë burime në këtë mënyrë që të jenë eficente. Ju kërkoni të miratojmë një ligj që të filloni të bëni përllogaritjet. Jemi i vetmi vend në Ballkan, që shqiptarët jo se kanë falas por paguajmë trefish. E vetmja që emirë që ka ky sistem janë mjekët e vet dhe atë po e degdisim duke thënë që ka vende të lira në Gjermani”, tha Duma.
Ligji për autonominë spitalore u miratua sot në Kuvend me 73 vota pro dhe 43 kundër.
Sa i përket autonomisë spitalore, deputetja socaliste Klodiana Spahiu ka deklaruar në studion e Report Tv se qytetarët që duan shërbim më të mirë dhe më të shpejtë do duhet të pagujnë më shumë, ndonëse është spital publik.
Projektligji për autonominë spitalore u miratua më 29 prill nga Këshilli i Ministrave. ‘Autonomi spitalore’ është një formë e decentralizimit, që adreson delegimin gradual të të drejtave të vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet, si institucione të kujdesit shëndetësor publik.
Lajmi kryesor:
PS bashkon votat me opozitën, miratohet me 113 vota pro rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë! Balla: Në nder të vendit, jo për protagonizëm politik! Opozita kërkoi ndryshime: E paplotë
SI.E./ReportTv.al