Kronikë

Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë

28 Mars, 12:01| Përditesimi: 28 Mars, 12:33

  • Share

Vlorë- Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pas disa vjedhjeve që ata dyshohen se kanë kryer.

Policia njofton se një nga të arrestuarit, 52-vjeç ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte vjedhur materiale ndërtimi dhe vegla elektrike në banesën e një shtetasi, në qytet.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi R. P., 52 vjeç, është autor i dyshuar edhe për 3 raste të tjera vjedhjesh, të ndodhura më datat 09.02.2025, 23.03.2025 dhe 24.03.2025, në lagjet “Lirim” dhe “Kushtrimi”, ku janë vjedhur sende të ndryshme në banesa dhe në një automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë i arrestuari tjetër, 31 vjeç u kap nga policia e Selenicës, teksa po tentonte të vidhte në një stan në fshatin “Peshkëpi”. 31-vjeçari dyshohet se ka kryer vjedhje po në të njëjtin fshat edhe në nëntor të vitit të kaluar.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në momentin që tentonte të kryente një vjedhje në një stan, në fshatin “Peshkëpi”. Gjatë përpjekjes për t’u larguar, ai braktisi automjetin pa targa, i cili u sekuestrua si provë materiale.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar edhe për një tjetër rast vjedhjeje, të ndodhur më datë 28.11.2024, në të njëjtin fshat”, informon më tej policia.

Sendet e vjedhura u sekuaestruan si provë materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?