Autorët kapën Çapjat e policinë 'në gjumë', u qëllua kur në drejtori bëhej mbledhje anti-canabis

9 Qershor 2020, 19:38| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 19:50

  • Share

ELBASAN- Plani për ekzekutimin me snajper i Ardian Çapjas, ka kohë që ishte vënë në veprim dhe nuk është organizuar për një çast të vetëm. Autorët kanë studiuar me detaje të gjitha këndet e shikimit nga kodra e Krastës, duke arritur të vëzhgojnë shtëpinë e Ardjan Çapjas dhe kryer përllogaritje precize, se nga cili vend dhe në çfarë orar duhet të qëllonin.

Një burim pranë policisë së Elbasanit tha për “Shqiptarja.com” se vrojtimi i shtëpisë është kryer edhe gjatë ditës edhe gjatë natës, ku është studiuar më së miri, eliminimi fizik i Arjan Çapjas, njeriut që konsiderohet si “truri” i familjes Çapja në zonën e Elbasanit. Duke iu referuar gjithmonë burimeve të policisë rezulton se autorët kanë provuar të godasin Çapjan pikërisht në orët e para të mëngjesit, atëherë kur ai sapo të ngrihej nga gjumi dhe të dilte jashtë në oborr. Gjatë kësaj kohe pjesa më e madhe e anëtarëve të familjes Çapja, kanë qenë në gjumë dhe se qitësi së bashku me automjetin tip “Wolsvagen Sharron” janë afruar në orët e para të mëngjesit, duke mos u vënë re nga askush.

Kjo pasi siç thotë policia, rrugët e lagjes kanë qenë totalisht të boshatisura dhe syri kureshtar ka qenë në gjumë. Për më tepër dhe shërbimet e policisë nuk kanë qenë të gjitha në teren. Pikërisht në orën kur ka ndodhur qitja me snajper, shërbimet e policisë sapo kishin marrë turnin dhe ishin në hapat e para të ndarjes së detyrave. Në ato moment, në drejtorinë e policisë Elbasan, zhvillohej një mbledhje, ku po diskutohej për ndërtimin e planeve anti-kanabis dhe verifikimin e disa denoncimeve të ardhura nga qytetarët. Kur në radio është dhënë alarmi se në spitalin e Elbasanit kishte mbërritur i plagosur me armë Ardjan Çapja. Kapja në kundërkohë e policisë, ka qenë një faktor më shumë për autorët, të cilët pasi kanë përfituar edhe nga përgjumja e Çapjave, kanë arritur të largohen pa u shqetësuar nga askush. Gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje në ambientet e spitalit të Traumës Ardjan Çapjan, shëndeti i të cilit ishte përmirësuar ndjeshëm.

Por gjatë dëshmisë së tij, Çapja nuk ka dhënë detaje, duke vijuar t'i qëndrojë besnik versionit të tij se ishte vrarë aksidentalisht nga një hekur. Nga ana tjetër policia dhe prokuroria e Elbasanit thonë se është konfirmuar zyrtarisht se Ardjan Çapja, është qëlluar me armë zjarri snajper dhe se plumbi ka përshkuar plotësisht trupin e tij. Hetimi i kësaj ngjarje tashmë është marrë në dorë nga një prokurore në Elbasan, e cila pritet të drejtojë hetimin për këtë çështje.


Lajmi kryesor:

Pamje nga Kodër Krasta, vendi ku u shënjestrua Ardian Çapja! Kamerat kapën autorët me maska e pistoletë, policia 'në gjumë'...20 të shoqëruar


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?