Pamje nga Kodër Krasta, vendi ku u shënjestrua Ardian Çapja! Kamerat kapën autorët me maska e pistoletë, policia 'në gjumë'...20 të shoqëruar

9 Qershor 2020, 10:27| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 20:14

  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj Ardian Çapjas 'koka' e fisit Çapja të njohur në Elbasan. Report Tv ka siguruar pamjet e vendit ku është qëlluar me snajper ushtarak ndaj Ardian Çapjes, në Kodër Krastë në hyrje të Elbasanit, në një distancë rreth 200 - 250 metra larg banesës së tij.

Snajperi ushtarak i përdorur është djegur së bashku me makinën Volkswagen Sharon që u përdor gjatë atentatit, ku Report Tv ka siguruar fotot  e armës së djegur brenda makinës.

Gjithashtu grupi hetimor ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë të një biznesit në zonën e Fushë-Mbret. Sipas burimeve të Report Tv, në kamerat e sigurisë dallohen 3 persona të maskuar, secili me pistoletë të dorë, të cilët kanë dalë nga makina e përdorur në ngjarje Volkswagen Sharon, të cilën i vunë dhe flakën.

Nga filmimet duket se në ikje e sipër, një nga personat ka lyer me benzinë makinën e ngjarjes dhe i ka vënë flakën. Më pas autorët janë larguar me një automjet tjetër po Volkswagen Sharon. Megjithatë nuk dihet ende nëse makina që mori autorët ka marrë drejtimin nga Tirana apo në zonën e Peqinit.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar edhe 20 persona që mendohet se mund të kenë dijeni apo informacione në lidhje me atentatin e tretë të bërë ndaj Ardian Çapjas.

Si ndodhi atentati i tretë ndaj Ardian Çapjas? Ardian Çapja,  55 vjeç, u qëllua me armë zjarri, snajper ushtarak në një atentat të mirë organizuar, pranë shtëpisë, ngjitur me hotel 'Univers'-in në pronësi të tij në hyrje të qytetit të Elbasanit në zonën e Krastës. Pavarësisht se zona kontrollohet nga familja Çapja ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë për herë të tretë, por nuk ia arritën qëllimit.

Çapja mori një plumb në shpatullën e majtë, pranë zemrës. Në momentin që u rrëzua dhe ra në tokë mori edhe një frakturë në kokë. Ai u dërgua në Tiranë te 'Trauma' nën masa të rrepta për ndihmë më të specializuar. Operacioni zgjati rreth dy orë, ndërsa gjendja e tij paraqitet kritike, pasi humbi shumë gjak. 

Dy janë pistat si u realizua atentati kundër Ardian Çapjas, i pari është varianti se autorët kanë goditur Ardian Capjan nga brenda makinës, ndërsa i dyti është fakti se është mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga një distancë e largët, prej kodrës së Krastës.

Ora 22:54
Atentati në Elbasan/ Gazetari Elton Qyno: Policia 'fasadë' te Trauma'! Çapja mbrohet në spital nga 'ushtarët e tij'!

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka deklaruar se Ardjan Çapja nuk ka treguar asgjë përpara oficerëve të policisë se so ka ndodhur atentati ndaj tij, apo tek personat se ku dyshon.

Duke qenë se ai i ka shpëtuar atentatit të tretë, gazetari tha se spitali i Traumës, ku ai ndodhet aktualisht, është i blinduar nga "ushtarët e tij".  

“Për policinë ka folur. Foli për dy oficerë që e morën në pyetje. Nuk ka treguar asgjë, as se ku e ha meraku në lidhje me atentatin dhe ata që qëndrojnë pas tij. Më kanë konfirmuar se ka shpëtuar për një fije të perit, pasi plumbi ka qenë shumë pranë zemrës së tij. Nëse për punë milimetrash, arma do të ishte ulur më poshtë, pasojat do të ishin të parikuperueshme. Kemi të bëjmë me një ekzekutim të mirëmenduar. Mesa duket e kanë pasur një preventive të plotë, se si duhet të realizohet këtë lloj vrasjeje, duke llogaritur edhe daljen e Çapjas nga shtëpia. Nga mënyra si është kryer dhe dinamika e ngjarjes, nuk besoj se autorët të jenë nga Elbasani, mendoj se organizatorët janë nga Elbasani, por jo ato që e kanë kryer aktin,ato janë paguar. që i kanë studiuar dhe kanë zgjedhur mëngjesin, ku zona ka qenë në gjumë, po dhe policia bën gjithmonë atë ndërrimin e turneve dhe janë pothuajse "të shkrehur". Çapja nuk lëvizte lirshëm, se nuk ia lejonte vetes e jo më të tjerëve në spital nuk është vetëm policia, po e ruajnë më shumë njerëzit e tij. Shteti shkoi për t'i garantuar një lloj sigurie, dhe u vunë përpara në 2013 policëve. Ato prej 5 vitesh po përballojnë situata me armë, në një kohë kur pjesa më e madhe e atentateve nuk i kanë zbardhur, kjo familje e ka humbur besimin te policia dhe po mbrohen vetë! Personat e kanë menduar shumë gjatë këtë atentat, duke filluar që të makina, arma. Deri tani e vetmja indicie është momenti kur i ka kapur një kamer që kanë hipur në një makinë tjetër, me kapuç me pistoleta, që tregon se nëse do kishte një kundërsulm nga familja Capja do vazhdonte beteja me pistoleta", tha Qyno.

Ora 19:38
Autorët kapën Çapjat e policinë 'në gjumë', u qëllua kur në drejtori bëhej mbledhje anti-canabis

ELBASAN- Plani për ekzekutimin me snajper i Ardian Çapjas, ka kohë që ishte vënë në veprim dhe nuk është organizuar për një çast të vetëm. Autorët kanë studiuar me detaje të gjitha këndet e shikimit nga kodra e Krastës, duke arritur të vëzhgojnë shtëpinë e Ardjan Çapjas dhe kryer përllogaritje precize, se nga cili vend dhe në çfarë orar duhet të qëllonin.

Një burim pranë policisë së Elbasanit tha për “Shqiptarja.com” se vrojtimi i shtëpisë është kryer edhe gjatë ditës edhe gjatë natës, ku është studiuar më së miri, eliminimi fizik i Arjan Çapjas, njeriut që konsiderohet si “truri” i familjes Çapja në zonën e Elbasanit. Duke iu referuar gjithmonë burimeve të policisë rezulton se autorët kanë provuar të godasin Çapjan pikërisht në orët e para të mëngjesit, atëherë kur ai sapo të ngrihej nga gjumi dhe të dilte jashtë në oborr. Gjatë kësaj kohe pjesa më e madhe e anëtarëve të familjes Çapja, kanë qenë në gjumë dhe se qitësi së bashku me automjetin tip “Wolsvagen Sharron” janë afruar në orët e para të mëngjesit, duke mos u vënë re nga askush.

Kjo pasi siç thotë policia, rrugët e lagjes kanë qenë totalisht të boshatisura dhe syri kureshtar ka qenë në gjumë. Për më tepër dhe shërbimet e policisë nuk kanë qenë të gjitha në teren. Pikërisht në orën kur ka ndodhur qitja me snajper, shërbimet e policisë sapo kishin marrë turnin dhe ishin në hapat e para të ndarjes së detyrave. Në ato moment, në drejtorinë e policisë Elbasan, zhvillohej një mbledhje, ku po diskutohej për ndërtimin e planeve anti-kanabis dhe verifikimin e disa denoncimeve të ardhura nga qytetarët. Kur në radio është dhënë alarmi se në spitalin e Elbasanit kishte mbërritur i plagosur me armë Ardjan Çapja. Kapja në kundërkohë e policisë, ka qenë një faktor më shumë për autorët, të cilët pasi kanë përfituar edhe nga përgjumja e Çapjave, kanë arritur të largohen pa u shqetësuar nga askush. Gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje në ambientet e spitalit të Traumës Ardjan Çapjan, shëndeti i të cilit ishte përmirësuar ndjeshëm.

Por gjatë dëshmisë së tij, Çapja nuk ka dhënë detaje, duke vijuar t'i qëndrojë besnik versionit të tij se ishte vrarë aksidentalisht nga një hekur. Nga ana tjetër policia dhe prokuroria e Elbasanit thonë se është konfirmuar zyrtarisht se Ardjan Çapja, është qëlluar me armë zjarri snajper dhe se plumbi ka përshkuar plotësisht trupin e tij. Hetimi i kësaj ngjarje tashmë është marrë në dorë nga një prokurore në Elbasan, e cila pritet të drejtojë hetimin për këtë çështje.

Ora 13:44
Pamje nga Kodër Krasta, vendi ku u shënjestra Ardian Çapja! Foto të snajperit ushtarak të djegur në makinë

Report Tv ka siguruar pamjet e vendit ku është qëlluar me snajper ushtarak ndaj Ardian Çapjes.

Video shfaq pamjet nga Kodër Krastë në hyrje të Elbasanit, ku  autorët kanë qëlluar 55-vjeçarin Ardian Çapja. Zona është një terren mjaft i vështirë me një distancë rreth 200 - 250 metra larg banesës së fisit Çapja.

Gjithashtu Report Tv ka siguruar edhe foto e snajperit ushtarak me të cilën u qëllua Ardian Çapja që u dogj bashkë me makinën 'Vosvagel Sharon' që u përdor për atentatin ndaj tij.

Ai u qëllua me një plumb shumë pranë zemrës dhe se aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ky është atentati i tretë që i bëhet Ardian Çapjes.

Deri tani janë shoqëruar 20 persona dhe se po studion e kamerat e sigurisë që kanë filmuar tre autorët me kaska e armë në duart duke djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 10/06/2020 08:20

    Po pse duhet ta ruaj policia, a mos eshte ndonje burre i mire apo e ka bere ky krimin dhe duhet te arrestohet? Normalisht kur shtrohesh ne spital sikur per te hequr nje apandesit do kesh familjare e miq rreth e perqark, jo me ne te tilla raste qe i ka shpetuar nje atentati.

    Përgjigju
  • Shkodra: 10/06/2020 07:57

    Vetem nji killer me snaiper ka shipria e spo e kapni dot tesh sa vite ne kerkim ! I fort paske ken o admir hallall . Vrave xhabirin , kastriotin , vrave dhe djalin e ri te lokali e prap kerkon me ba vrasje ! Ket radh te shpetoj capja

    Përgjigju
    • Per shkodren: 10/06/2020 23:12

      Tana kriteret i plotson per me i ba ai por me Ibrahimin duhet tket kujdes se asht i pa parashikushem edhe tashi nuk asht as ne kerkim nga policia me ...!

    • Shkodra: 10/06/2020 13:38

      Jo nuk asht ne angli , rrin me bajret vetem ai shpetoj pa e arrestu . Ai asht tu i ba tan vrasjet me snaiper edhe tan hoxha e permendi asht ai shkodrani ne kerkim tha

    • Per shkodren: 10/06/2020 12:36

      A.Dekovi un e di qe eshte ne Angli qe pas ngjarjes me lokal po kurr nuk i dihet edhe ai mund te ket gisht

    • Tani: 10/06/2020 11:12

      Prej ka eshte ke tipi? Gjithsesi, mund te jene edhe te tjere, nga jashte ose nga Kosova, se te ishte i vetmi ky tipi qe thu ti, s'besoj se e kishte aq kollaj.

  • Gomeret e Coleve gomere: 09/06/2020 18:34

    Po c beni more keshtu more aman?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?