Qëllohet me snajper ushtarak Ardian Çapja, plumbi e kapi pranë zemrës, i shpëton atentatit të tretë, autorët djegin makinën, shpërthejnë fishekët, lëndohet zjarrfikësi (Dinamika+pamjet)

Elbasani nuk gjen qetësi, rikthehen përplasjet e vjetra me shënjestër fisin Çapja. Ardian Çapja, njeriu kryesor, koka e familjes së njohur në Elbasan i shpëtoi atentatit të tretë paraditen e sotme. 55-vjeçari u qëllua me armë zjarri, snajper ushtarak në një atentat të mirë organizuar, pranë shtëpisë, ngjitur me hotel 'Univers'-in në pronësi të tij në hyrje të qytetit të Elbasanit në zonën e Krastës. Pavarësisht se zona kontrollohet nga familja Çapja ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë për herë të tretë, por nuk ia arritën qëllimit.

Çapja arriti që t'i shpëtojë atentatit. 55-vjeçari, mori një plumb në shpatullën e majtë, pranë zemrës. Në momentin që u rrëzua dhe ra në tokë mori edhe një frakturë në kokë. Ai u dërgua në spitalin e Elbasanit fillimisht, por më pas u transportua në Tiranë te 'Trauma' nën masa të rrepta për ndihmë më të specializuar. Operacioni zgjati rreth dy orë, ndërsa gjendja e tij paraqitet kritike, pasi humbi shumë gjak. Spitali i Traumës është rrethuar dhe blinduar nga forca të shumta policie. 

Dinamika e atentatit të tretë kundër Ardian Çapjes, dy pistat
Dy janë pistat si u realizua atentati kundër Ardian Çapjas, i pari është varianti se autorët kanë goditur Ardian Capjan nga brenda makinës, ndërsa i dyti është fakti se është mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga një distancë e largët, prej kodrës së Krastës ku sot u qëllua. Burime nga policia pohuan për Report Tv se Çapja u qëllua me një snajper ushtarak nga Kodra e Krastës përballë vilës së tij. Arma luftarake u gjet së bashku me këmbalecat e djegur plotësisht në makinë  e përdorur nga autorët. Kjo armë thotë policia funksionon me fishekë të mëdhenj dhe kryen qitje deri në 2 mijë metra largësi. Snajperit që ka goditur Ardian Çapjen i është fshirë numri i serisë.

Ndërsa një burim nga prokuroria dha një tjetër version që gjithashtu po hetohet. Sipas këtij burimi, pesë persona në një skuadër të mirëorganizuar morën pjesë në atentatin me snajper kundër kokës së fisit Çapja. Tre prej tyre ishin në makinën tip "Volkswagen" sharon, e cila ishte e mbushur me municion, ç'ka nënkupton që autorët ishin të përgatitur për një reagim të fortë nëse do të kishte kundërpërgjigje nga fisi Çapja, pasi i goditën në zonën e tyre. Makina, gjithmonë sipas këtij burimi nga prokuroria, qëndroi përpara një servisi me fushë pamje nga vila e Ardian Çapjas duke e monitoruar dhe qëlluar sapo doli nga banesa.

Tre personat që morën pjesë në goditjen e Çapjes janë fiksuar nga kamerat sipas burimit nga prokuroria, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre, i kishin të ndara rolet, njëri drejtonte makinën, dy të tjerët në sediljen e pasme, njëri kishte detyrën për të qëlluar 55-vjeçarin dhe i treti vëzhgonte zonën nëse do të kishte reagim për t'u kundërpërgjigjur. Pas atentatit, skuadra u largua në drejtim të lagjes së Fushë Mbretit, ku dy personat e tjerë i ndihmuar që të largohen nga vendi ku dogjën makinën që përdorën për krimin. Makina që u përdor në atentat rezulton pa historik në Shqipëri, dyshohet se u fut ilegalisht, ndërsa targa u vodh në 6 maj në Fushë Krujë, ndërsa pronari e kishte denoncuar vjedhjen po atë ditë. 

Familja e mohoi, por plumbi dhe djegia e makinës e rrëzuan pretendimin e familjes Çapja
Ardian Çapja u paraqit në spital në orën 09:37, ndërsa 6 minuta më pas, në 09:43 u njoftua për makinën që po digjej. Forcat e zjarrfikëses shkuan me shpejtësi dhe në përpjekje për të shuar flakët shpërthyen disa fishekë që ishin brenda duke sjellë plagosjen e njërit prej efektivëve të zjarrfikëses, Dash Muhaxhirit 38-vjeç. Ai tregoi për Report Tv se gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit dëgjoi një shpërthim, por nuk e ndjeu në moment plumbin që mori, por disa minuta më vonë. Brenda makinës u gjet edhe një armë e djegur, snajperi që u përdor për qëlluar në drejtim të Ardian Çapjes. Familja Çapja e mohoi atentatin duke deklaruar se Ardiani ishte rrëzuar gjatë punimeve në shtëpi duke u lënduar.

Por plaga e plumbit në shpatull dhe djegia e makinës me municione vetëm 6 minuta pasi arriti në spital rrëzuan pretendimin e familjes Çapja. Policia e Elbasanit, RENEA dhe FNSH zbarkuan me shpejtësi në qytetin e Elbasanit duke blinduar dhe rrethuar zonën për të shkuar në gjurmët e autorëve. Deri tani janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së vendosura nga familja Çapja pranë biznesit, hotel 'Univers' dhe shtëpisë së tyre.

Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv në 2017, ende pa autorë, por dyshimet janë për konfliktet e vjetra të fisit. 55-vjeçari konsiderohet si “truri” i grupit të Çapjave. Ai është pronari i hotel 'Unives' në hyrje të qytetit të Elbasanit. Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005. Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi pak kohë më parë Ardian Çapjes formularin për pasurinë, por 55-vjeçari nuk ka një dënim në Itali apo në Shqipëri, pavarësisht se ka qenë disa herë i shoqëruar, apo ndaluar, duke e bërë nul kërkesën. Ardian Çapja ka disa pasuri në prona të paluajtshme, hotel, restorant, karburant, lavazhe, etj duke gjeneruar të ardhura të shumta. Saga e vrasjeve dhe kush është Ardian Çapja? (lexo ketu)

1591606153_ardiancapja.jpg

Ardian Çapja, fotoja nga atentati qe iu be pak vite me pare

Ora 21:18
Ja pamja e makinës së djegur të atentatorëve që qëlluan Ardian Çapjan, gjendet brenda një snajper

1591643637_makinacapaj.jpg

Makina e atentatorëve që qëlluan me armë zjarri Ardian Çapjan sot në Elbasan është gjetur e djegur plotësisht. Makina është e tipit "Volswagen Sharan ", e cila ka marrë flakë e gjitha pasi ka pasur edhe municion ushtarak brenda. Në pjesën e pasme të makinës është gjetur edhe një snajper komplet i djegur, i cili mund të jetë arma me të cilin qëlluan Trurin i Çapajve. Sipas burimeve të policisë, Ardian Çapja ka plagë tejshkuese në trup nga një plumb.

Ora 18:19
Blindohet spitali i Traumës ku ndodhet i shtruar Ardian Çapja pas atentatit

Forca të shumta policie kanë blinduar spitalin e Traumës ku është shtruar Ardian Çapja pas atentatit mafioz sot në Elbasan.

Ora 16:06
Makina e atentatorëve të Çapajve u fut ilegalisht, targa u vodh në Fushë Krujë një muaj më parë

1591625198_makinaedjegur.jpg
Report Tv mëson se targat e makinës së atentatorit janë vjedhur më datë 6 maj një makine në Fushë Krujë. Po më datë 6 personi që i zotëronte ato ka bërë denoncim në policinë e Fushë Krujës. Targa është AA - MD targa të reja dhe nga verifikimi me nr. e shasisë që ka mjeti i djegur nuk rezulton asnjë historik në Shqipëri as dogana as targa e kontrata shit-blerje. Mjeti dyshohet të jetë futur ilegalisht në Shqipëri. Një muaj pasi vodhën targat autorët kryen sulmin duke lënë të kuptohet se gjithcka ka qenë e mirëmenduar në kohë.

Ora 14:53
Truri i Çapajve u qëllua me snajper ushtarak, dyshohet se u shënjestrua nga Kodra e Krastës

Foto ilustruese

Dy pistat e hetuesve se nga mund të ketë qëlluar snajperi. Arma moderne, kryen qitje deri në 2 mijë metra. Plumbi i ka kaluar shumë pranë zemrës. Snajperi që është gjendur në makinën e djegur “Wolsvagen Sharon” është snajper ushtarak me milimetër të madh.

Sipas policisë së Elbasanit arma luftarake është gjetur së bashku me këmbalecat, e djegur plotësisht në makinë  e përdorur nga autorët. Kjo armë thotë policia funksionon me fishekë të mëdhenj dhe kryen qitje deri në 2 mijë metra largësi. Sipas policisë janë dy variante nga ku mund të jetë qëlluar, ku i pari është variant se autorët kanë goditur Ardjan Capjan nga brenda makinës, ndërsa i dyti është fakti se Çapja, është mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga një distancë e largët, prej kodrës së Krastës.

Prej këtej dyshohet se dhe mund të jetë qëlluar drejt tij. Ndërkohë policia thotë se municioni që ka plasur ka qenë pikërisht një plumb i kalibrit të madh që ndodhej në folenë e snajperit. Ky shpërthim ka shkaktuar një vrimë të madhe në makinë, duke plagosur në këmbë dhe njërin prej zjarrëfikësve që po përpiqej të shuante zjarrin. Policia dhe prokuroria ka sekuestruar disa kamera në zonë dhe drejtim të Fushë-Mbretit, nga janë larguar personat. Sipas burimeve, Ardian Çapja, ka marrë një plagë në shpatull, dhe plumbi ka depërtuar shumë pranë zemrës.

Ora 14:14
Mori plumb pranë zemrës! Del nga salla e operacionit Ardian Çapja, gjendja kritike, orët në vijim vendimtare

1591618520_spitaliiTraumes.jpg
Rreth dy orë ka zgjatur ndërhyrja në sallën e operacionit që iu nënshtrua Ardian Çapja, pasi u qëllua me snajper në Elbasan, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte për herë të tretë. Çapja u soll në Tiranë për ndihmë të specializuar dhe në 12:10 u fut në sallën e operacionit dhe në 14:10 doli. Orët në vijim janë vendimtare për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore nëse ka kaluar ose jo rrezikun për jetën. 55-vjeçari humbi shumë gjak dhe gjendja e tij është kritike, aq më tepër që plumbin e mori në shpatullën e majtë pranë zemrës. Jashtë spitalit ndodhen të afërm të 55-vjeçarit dhe forca të shumta policie. Në spital ndodheshin familjarët dhe përfaqësuesi ligjor i familjes Aldo Shkëmbi.

Ora 12:58
Ardian Çapja futet në sallën e operacionit, ka humbur shumë gjak, plumbin e mori pranë zemrës

1591613954_trauma.jpg

Pamjet jashte spitalit te Traumes, blindohet hyrja

Ardian Çapja pas mbërritjes në spitalin e Traumës është futur në sallën e operacionit. Çapja i është nënshtruar një operacioni të vështirë për shkak të pozicionin delikat ku mori plumbin, në shpatullën e majtë, pranë zemrës. Problem është bërë fakti që Çapja ka humbur gjak gjatë kohës që është transportuar që në momentet e para në spital. Plumbi depërtoi tejpërtej. Aktualisht mësohet se Çapja është jashtë rrezikut për jetën ndonëse ka humbur shumë gjak, ende ndodhet në sallën e operacionit.

Ora 12:54
Ekskluzive/ Skuadra me 5 persona i bëri atentat me snajper Çapjes, targa e makinës së mbushur me municion u vodh në Fushë Krujë

1591614105_Screenshot1.jpg

Makina e djegur e autoreve

Report Tv mëson ekskluzivisht nga grupi hetimor në Elbasan se në atentatin kundër Ardian Çapjas kanë marrë pjesë 5 persona, ndërsa zyrtarisht gjithashtu mësohet se 55-vjeçari u qëllua me snajper. Tre autorë kanë qenë aktivë, njëri ka qenë shoferi, dy të tjerët kanë qenë pas në sedilje, njëri ka qëlluar me snajper dhe tjetri ka vëzhguar. Makina tip "Volkswagen" sharon ka qenë e mbushur me municion, ç'ka nënkupton që autorët ishin të përgatitur për një reagim të fortë nëse do të kishte kundërpërgjigje nga fisi Çapja, pasi i goditën në zonën e tyre.

Tre personat që morën pjesë në goditjen e Çapjes janë fiksuar nga kamerat, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre. Ndërkohë që dy persona e tjerë i kanë ndihmuar tre autorët që të largohen nga vendi ku dogjën makinën në Fushë Mbret, pak metra nga vendi ku ndodhi atentati. Gjithashtu gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno mëson se targa e makinës që u përdor në atentat ka qenë e vjedhur në Fushe Krujë, ndërsa pronari e kishte denoncuar vjedhjen. Pronari i makinës është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

Ora 12:41
U plagos nga fishekët në makinën e autorëve, flet për Report Tv zjarrfikësi: Dëshmova një shpërthim...(VIDEO)

Zjarrfikësi Dash Muhaxhiri 38-vjeç që u plagos nga shpërthimi i fishekëve në makinën e autorëve të atentatit ndaj Ardian Çapjes që po digjej në Elbasan, tregoi për Report Tv si ndodhi ngjarja. "Marrim njoftim për zjarr, digjet një makinë, shkuam në vendin e ngjarjes duke fikur zjarrin ndodhi një shpërthim, nuk e ndjeva në momentin e parë, pasi u fut makina filloi dhimbja e këmbës. Pastaj konstatuam që ndodhi shpërthimi, u plagosja, hyn ca mbetje llamarine në këmbë" tha ai.

Ora 12:33
Dinamika/ Autorët nuk zbritën nga makina, si e qëlluan me snajper në zonën e tij Ardian Çapjan (VIDEO)

Gazetari i Report Tv Elton Qyno zbardh detaje të reja nga atentati kundër Ardian Çapjes në zonën e Krastës, pranë shtëpisë së tij në Elbasan. Autorët kanë përdorur një makinë që dyshohet e vjedhur dhe po ashtu targat, ndërsa nuk kanë zbritur por e kanë qëlluar nga brenda makinës 55-vjeçarin. 

Në vendin e ngjarjes nuk u gjetën gëzhoja duke faktuar këtë gjë, që autorët nuk kanë zbritur, por e qëlluan nga makina Ardian Çapjan. Gëzhojat e djegura dhe arma u gjet në makinën që u dogj nga autorët. Djegia e makinës e bën më të vështirë punën e organeve për të gjetur autorët, teksa edhe dy atentatet e para nuk janë zbardhur kundër njeriut kryesor të familjes Çapja.

Në këtë atentat dyshohet se kanë marrë pjesë më shumë se shtatë persona, që kanë ndihmuar në përgatitjen, realizimin e atentatit dhe largimet nga vendi i ngjarjes. Të tre atentatet ndaj Ardian Çapjas janë bërë në zonën që konsiderohet e ruajtur nga kjo familje.

Ora 12:01
Iu bë atentat, Ardian Çapja mbërrin te 'Trauma'! U qëllua në shpatull, u rrëzua dhe pësoi një frakturë edhe në kokë! Blindohet spitali (VIDEO)

Ardian Çapja ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë të specializuar pas atentatit që iu bë paraditen e sotme jashtë banesës së tij. Ardian Çapja ka marrë një plumb në shpatull dhe në momentin që është plagosur ka rënë në tokë duke pësuar një frakturë edhe në kokë. Nga të dhënat e para raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Spitali i Traumës është nën masa të rrepta sigurie me efektivë të armatosur në hyrje.

Policët te urgjenca e Spitalit të Traumës
Ora 11:49
(PAMJET) Zjarrfikësi jashtë rrezikut në spital, policia: U plagos nga plasja e plumbave që ishin brenda makinës në flakë

Zjarrfikësi i plagosur në Elbasan është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Report TV sjell pamjet kur zjarrfikësi Dash Muhaxhiri u transportua dhe po merr ndihmën e parë në spital. Ai ka marrë një plumb në këmbë. Në njoftimin zyrtar të policisë theksohet se në lagjen "Skënderbej", Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip "Volkswagen". Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses 38 vjeç. Sipas policisë dyshohet se  plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Policia njofton se në orën 09:37 u paraqit në spital Ardian Çapja, ndërsa makina u gjet në flakë në 09:43, pra pavarësisht mohimit të familjes për atentat ngjarjen kanë ndodhur në pak minuta dhe sipas grupit hetimor janë të lidhura me njëra tjetrën.

1591609869_zjarrfikesi.jpg

Shenja e plumbit qe mori zjarrfikesi ne kembe
Ora 11:34
RENEA me autoblinda në Elbasan pas atentati kundër Ardian Çapjas

1591608835_blindaelbasan001.jpg
Pas atentatit në Elbasan kundër Ardian Çapjas ka zbarkuar RENEA me autoblinda në kërkim të autorëve. Report Tv sjell pamjet nga blindat e RENEA-s në Elbasan.

Ora 11:27
Ishte jashtë banesës, atentatorët dyshohet se e qëlluan me snajper Ardian Çapjan

Report Tv zbulon detaje të reja nga atentati në Elbasan ndaj Ardian Çapes. Burime për Report Tv nga grupi hetimor në Elbasan pohojnë se Ardian Çapja dyshohet se është qëlluar me snajper. Ardian Çapja ka qenë jashtë banesës së tij, ndërsa autorët i janë afruar me një makinë Opel ose Citroen dhe e kanë qëlluar. Dyshohet se Çapja ka marrë një plumb në shpatull.

Ora 11:20
FOTO/ Hoteli i Çapajve ku ndodhi atentati ruhej me kamera, disa të shoqëruar në Elbasan

1591608152_fotovendingjarjes.jpg

Me rreth te kuq kamera e sigurise prane hotelit Univers te Çapajve

Policia ka shoqëruar disa persona pas atentatit me armë zjarri kundër Ardian Çapjes në Elbasan. Dëshmitarë dhe persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje. Ndërkohë që policia do të sekuestrojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë hotelit 'Univers' të fisit Çapja për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Ora 11:13
Familja Çapja mohon atentatin: Ardiani u rrëzua duke punuar në shtëpi

Familja Çapja mohon atentatin me armë zjarri. Ata pretendojnë se Ardian Çapja është rrëzuar dhe lënduar duke punuar në banesën e tij dhe se nuk i kanë bërë atentat. Por hetimet po bëhen për atentat. Makina e djegur në Fushë Mbret e përforcon akoma më shumë këtë fakt.

Ora 11:03
U qëllua në atentat, transportohet drejt Tiranës Ardian Çapja

1591610818_capja.jpg

Ardian Çapja që u plagos nga atentati në Elbasan pranë hotelit të tij në zonën e Krastës është nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore, por më pas u nis drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar.

Ora 10:58
Ardian Çapjes iu bë atentat pranë hotelit të tij, policia jep informacionin e parë

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati me armë zjarri në Elbasan ku u plagos Ardian Çapja. Ngjarja ka ndodhur pranë hotelit të tij, 'Univers'. Policia njofton se "rreth orës 09:37 në urgjencën  e spitalit Elbasan, është paraqitur  për ndihmë mjekësore rreth 55 vjeçari, banues ne lagjen "Emin Matraxhiu", dyshohet i plagosur me armë zjarri". Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 10:51
Atentati/ Autorët i vënë flakën, shpërthejnë fishekët brenda makinës, plagoset zjarrfikësi (VIDEO)

Autorët pas ngjarjes në Krastë të Elbasanit kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit. Brenda në makinë ka pasur një armë dhe fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia duke plagosur njërin prej zjarrfikësve që po shuante flakët. Zjarrfikësi i plagosur është Dash Muhaxhiri. Ai ka marrë një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky është versioni i zjarrfikësit. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno shprehet se nuk përjashtohet edhe pista, që autorët mund të kenë qëlluar kundër zjarrfikëses, pasi këta të fundit kanë qenë pranë vendit ku autorët dogjën makinën dhe shkuan me shpejtësi.

Makina zjarrëfikse duke shkuar në vendin e ngjarjes
Komento

Komente

  • A. N.: 09/06/2020 08:02

    I uroj sherim sa me te shpejte zjarrfikesit.

    Përgjigju
  • Root: 09/06/2020 03:17

    Shpetoi dhe kete her

    Përgjigju
  • Ali kali: 09/06/2020 03:13

    Shum keq

    Përgjigju
  • Iris: 09/06/2020 02:23

    N.q.s.makina nuk del e vjedhur mund t'ia ndertosh trupin nga pjese makinash te tjera te te njejtit model,po te gjesh ndonje garazh (apo oficine)ku riparohen makina.Policia le te kontrolloje ,por shikoni edhe numrin e shasise.

    Përgjigju
  • edi rama: 09/06/2020 01:01

    LAJM I fundit eshte pare te qarkulloje nje tjeter snajper ne nje koder tjeter ne Elbasan,,,i bejme thirrje popullit te mos dale para ores 12 te drekes,,,dhe pas ores 19, te beje pazaret shpejt dhe te futet brenda,,te qendroje ne shtepi ,,,situate ka dale jashte kontrollit,,mund te vriten deri ne 20 veta….

    Përgjigju
  • jojo: 08/06/2020 18:19

    po ca u be me ate shokun e lal kamerit qe deshen me e marr peng ? per te arrit te k.m ?

    Përgjigju
  • Matrix: 08/06/2020 17:42

    Kush eshte nga Elbasani e di mir qe kameri nuk ka ba asnje vrasje prandaj mos e quani padrino, vetem kujtim lika ka qene padrino po u tregua inteligjent dhe u terhoq ne kohe, sa per capjat po mos kene lencin nuk kane asnje force.

    Përgjigju
    • cathu: 08/06/2020 18:58

      pse ky kujtimi ka ber vrasje ? ke ? paska qen most wanted nga fbi

  • Mir: 08/06/2020 17:15

    Shyqyr e ka rujt zoti ka vrasje te medha tani deri ne vit ri do vriten njerez te fuqishem 2 elbasan 1 ne lezh 2 durres 1 tirane majeni mend

    Përgjigju
    • Ik re: 08/06/2020 17:38

      Ik re mos fol kot. Mos me thuj qe parashikon te ardhmen

  • Kurbinas: 08/06/2020 16:40

    Gjej naj qites ma te mire o Vis Martini

    Përgjigju
    • O laci: 08/06/2020 17:37

      Ca lidhje ka vis Martini me kto. Mos fol kot se nuk njifen fare. Skan lidhje hic

  • Info e sakt: 08/06/2020 16:38

    E di gjith elbasani qe capjat gabuan rende kur u kruajten me kamer mehjen,ka kaq koh qe zien qyteti qe do behet goditje dhe kto pun kshu ska kush i ben pervec lal kamerit.Ato tjeret jan te maruar jan perca dhe rrin myll si minj.kameri dihet qe esht padrrino i el

    Përgjigju
    • E verteta: 08/06/2020 19:56

      Kameri esht i pari qytetit,ai ka qen bashk me capjat ne hasmerit e vjetra dhe i tradhetoi mbrapa.ky i rezistu tgjitha kohrave dhe ska mar asnje demtim asnjeher,ka be pallate ka vra njerez dhe ka lidhjet politike me te forta ( kameri esht miku ngusht i deputetit qifit) dhe asnjeher si k hy gjemb ne kemb

    • aiii: 08/06/2020 17:41

      po cne te martuar ata ? kush i merr minjt

    • kusho: 08/06/2020 17:39

      po ca u be me ate shokun e lal kamerit qe deshen me e marr peng ? per te arrit te k.m ?

    • O info: 08/06/2020 17:36

      Po kush esht KY kameri? Esht I fort ne elbasan? Ka FIS te madh apo ka ushtare se vetem sbesoj qe I ben gje ktyre. Esht grup I celes kameri apo esht ndonje grup tjeter dhe pse capjat qenkan krujt me kte kamerin qe qenka kapo I elb?

  • Federico Landi: 08/06/2020 16:30

    plasi keq tani ne el

    Përgjigju
  • Shahisti: 08/06/2020 16:25

    Loj e fort ne Elb... esht ber si loj shahu vertet ,

    Përgjigju
  • hasani: 08/06/2020 16:21

    un kam ngju qe me i fort esht ai cuni tjeter,, si e ka ai ??

    Përgjigju
  • hasani: 08/06/2020 16:21

    po ca esht i fort ky ardi capja ? apo nk zihet me grushte

    Përgjigju
  • Cimi: 08/06/2020 16:11

    Ca jan keto qitsa qe me snaiper duan te qellojn zemren e jo te qelloj gjith ate kok te madhe . Me ate plumb te madh qe ka ai snaiper do ja hapte koken ne dysh

    Përgjigju
    • pubg: 08/06/2020 16:29

      po noshta ju ka dridh dora

  • Armando ujku i dukate: 08/06/2020 15:34

    Elbasanllin jan djem trima kan wen qen ne koh te dulles se ska cam elbasani vlora vetem dukati ka trima

    Përgjigju
    • shqiptari: 08/06/2020 18:11

      nuk te mora vesht vlla ? tashi jan apo sjan shqiptar kto camet se kshu me tradita dhe karakter skan lidhje fare me ne .

    • Çami: 08/06/2020 17:31

      Po ata shqipetar jan o hajvan o debil o serb muti ca jan kosovaret sjan shqiptar çamet nuk jan shqiptar o kokre debilit

    • shqiptari: 08/06/2020 16:34

      po kto camet e fort pse nk shkojn ne cameri me forcen e tyre ? apo si ka then akoma idrizi

    • gangoi: 08/06/2020 16:22

      dukaqet thua ti ? po po edhe un kam ngju qe jan trima

    • Edison: 08/06/2020 16:16

      Motra jote e di mir kte gje pyet njer per çamet e elbasanit

  • aristidhos: 08/06/2020 13:55

    hani kokat e njeri tjetrit kriminele, se shteti nuk ju beri dot zap

    Përgjigju
  • Tepelenes: 08/06/2020 13:31

    I ka ven para tepelensi çela kta keq

    Përgjigju
    • Cela: 08/06/2020 17:33

      Na dumrea jan çapjat po celat jan na tepelena me 1miliard % me origjin

    • Patrioti: 08/06/2020 17:06

      Nuk ka lidhje fisi cela me tepelenen o trima Kto jane me origjine nga dumrea ose nga fshatrat e belshit qe kan ardhur ne elbasan nga vitet 70

    • [email protected]: 08/06/2020 16:17

      Kan vajt heret ne elbasan jan me origjin nga tepelena

    • O tepelene: 08/06/2020 15:08

      Pse celat nuk Jane elbasanlli? Si ka mundesi nga tepelena e te jete i forte ne elbasan

    • Flor gjenerali: 08/06/2020 13:57

      keq e kane o patriot

  • Vlore: 08/06/2020 13:29

    Elbasani qytet baj gë

    Përgjigju
    • Armado dukat: 08/06/2020 17:55

      Pse jan bajga elbansanllint jan cuna te mir dhe trima jo si keta camurdezet e vlores qe sdin nga ja kan mbath

  • Rrambo: 08/06/2020 12:09

    Me qetsi eshte ne Afganistan se ne Elbanistan

    Përgjigju
    • kingu el: 08/06/2020 16:24

      po ti ske kalu naj her kufirin na flet per afganistanin

  • Skenderbeu: 08/06/2020 12:02

    I sakatuan keta te shkretet.Po keta Capjat iu kane bere ndonje goditje atyre te bandes te qazimit apo nuk iu afrohen dot?

    Përgjigju
    • informatori: 08/06/2020 16:32

      qazimi esht ai i turqise apo jo ?

    • njishi: 08/06/2020 16:23

      qazim mulletit ? kush esht ky qazim

    • O skenderbe: 08/06/2020 15:07

      Kush esht banda e qazimit? Nuk komandojne capjat ne elbasan?

    • xhaxhi: 08/06/2020 14:52

      po ca qazim thu o skender qazimi asht70 vjec ku gjeti banden . qazimi sdi me shajt jo me u mar me kso gjanash mod gjoni television ska asilidhje qazimi a celat se si ka vra njeri keture shikoni atyre qe i kan vra familjaret se ste vihet njeri mrapa per llafe goje

  • taku: 08/06/2020 11:22

    hajde xhungel nuk behet me kollaj

    Përgjigju
  • Qorrat e Totove: 08/06/2020 11:10

    Tani policia të shqyene by thët, nuk eshte si më parë prandaj o njerez rrini rehat e shijoni jeten. Nuk ka si me parë kush beri beri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?