Zjarrfikësi Dash Muhaxhiri 38-vjeç që u plagos nga shpërthimi i fishekëve në makinën e autorëve të atentatit ndaj Ardian Çapjes që po digjej në Elbasan, tregoi për Report Tv si ndodhi ngjarja. "Marrim njoftim për zjarr, digjet një makinë, shkuam në vendin e ngjarjes duke fikur zjarrin ndodhi një shpërthim, nuk e ndjeva në momentin e parë, pasi u fut makina filloi dhimbja e këmbës. Pastaj konstatuam që ndodhi shpërthimi, u plagosja, hyn ca mbetje llamarine në këmbë" tha ai.
Lajmi kryesor: