Autori i vrasjes në Shkodër: S'e dija që në makinë ishte shoku im! Shënjestra: U shtriva në tokë, shpëtova

19 Gusht 2020, 09:50| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 13:58

  • Share

TIRANE-Report Tv zbardh dëshminë e autorit të vrasjes në Shkodër dhe shënjestrës që shpëtoi. Stjuart Smakaj që aksidentalisht vrau shokun e ngushtë, i penduar është shprehur para grupit hetimor pas dorëzimit se nuk e dinte që në makinën drejt së cilës qëlloi nga kati i dytë i banesës ndodhej shoku i ngushtë Gledis Kraja.

23-vjeçari ka treguar se shënjestra ishte Denis Halili pas debatit që kishin pasur. "Nuk e dija që në makinë ishte edhe shoku im. Kam debatuar me Denis Halilin dhe kam qëlluar nga kati i dytë i pallatit" mësohet se është shprehur ai.

 Ndërkohë që shënjestra ka rrëfyer si u shpëtoi plumbave. "Deri tek makina më ndoqi shoku i autorit Gledisi, në momentin kur u qëllua me armë u shtriva në tokë dhe më pas ika me shpejtësi" tha ai. Konflikti ndodhi pas debatit për disa mobilie, që autori i kishte porositur te Halili. Ndërkohë në kërkim është vëllai i autorit Sebastian Smakaj. 

Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja, makina tip 'Ford' ku ndodhej ish-futbollisti i Vllaznisë u bë shoshë nga plumbat. Stjuart Smakaj është person me precedent penal. Në vitin 2015 ai u arrestua së bashku me 3 persona të tjerë, pasi sulmuan tre punonjës policie me levë hekuri dhe sende të tjera metalike duke i plagosur. 

Ndërkohë që viktima Gledis Kraja pasi hoqi dorë nga futbolli, aktualisht punonte në një kompani dezinfektimi. Gledis Kraja ka qenë futbollist tek ekipi i Vllaznisë në vitin 2013. 

I pari lart Gledis Kraja, poshtë dy vëllezërit Sebastian e Stjuart Smakaj, makina e viktimës dhe arma

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/08/2020 00:09

    Mire shokun qe nuk e dije qe ishte ne makine,po trute a i kontrollove ne i kishe ne kafke para se te merrje armen,apo te kishin ikur ne drejtim te paditur?!

    Përgjigju
  • Bar Consul: 19/08/2020 22:52

    Kyt e ka vra Orhan Shtegu i cili esht nipi i Mehdi Ivzikut me Dhendrrin e tij Sebastian Smaken dhe ja kan lan kti kerthingles pidhit autorsin.E kan vra qellimisht jo pa dashje.Bejani Balistiken e Barutit nuk i del kti djalit qe ka pranu autorsin.

    Përgjigju
  • 79/c: 19/08/2020 20:19

    Autori eshte kopil si baba i tij!! Mos perhapni fjale se eshte nipi i keti ose nipi i atij beqiri ne Shkoder!!Vrasja eshte kryer me paramendim ndaj dy ose m,e shume personave sepse nese nuk je i zoti te zoterosh nje arme ne publik she te vrasesh hasmin tend nuk ke pse justifikohesh ndrsynme per demet qe shkakton!!

    Përgjigju
  • Berti: 19/08/2020 15:15

    Me qen shkodran shi p*llin e satem

    Përgjigju
    • O plak: 19/08/2020 15:41

      Hahahahaha lot

  • Leonard: 19/08/2020 14:21

    Ju lutem çojini gazetaret ne shkolle te mesojne gjuhen shqipe! Shenjestra eshte pjese e armes qe sherben per te dhene kendin e duhur ne menyre qe predha te shkoje ne objektiv/shenje.

    Përgjigju
  • Lex: 19/08/2020 12:18

    Me variantin qe po shitet autoret duan t’i shpetojne hasmerise dhe gjykimit si vrasje me dashje, duke thene nuk deshem, pa dashje. 18 plumba bresheri mbi personin e firmes se mobiljeve jane te pajustifikueshem dhe nuk ka rrethane qe i lehteson. Vetem gjykatesit shqiptare mund t’i denojne me 15 vite burg dhe me pas t’i nxjerrin pas 6-7 vitesh per sjellje te mire. Kjo shpjegon perse nuk qellohen 18 plumba mbi gjykates dhe prokurore. Kush i mbron keta funksionare? Shteti dhe krimi!

    Përgjigju
    • O lex: 19/08/2020 12:30

      Kur e ke me dal ne veting ti Zoti gjykates qe flitni pa dit si asht puna

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?