Egli Proga u vra ‘me dashje’ apo ‘nga pakujdesia’? Prokuroria e Korçës ia kalon 'topin' policisë: Aq prova solle! Gjykata ‘zhvishet’ nga përgjegjësia! ILD nis verifikimin

14 Gusht, 15:47| Përditesimi: 17 Gusht, 21:08

  • Share

KORÇË Vrasja e Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec po shkakton reagime të shumta. Institucionet e drejtësisë po i kalojnë 'topin e përgjegjësisë’ njëri tjetrit.

Pak orë pasi Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deklaroi sot se vdekja e babait të dy fëmijëve në prokurori ishte referuar si ‘vrasje me dashje’ reagoi prokuroria e Korçës.

Kjo e fundit ia hodhi fajin policisë pse është zbutur akuza ndaj autorit të arrestuar Denis Meçe dhe nënvizon se kualifikimi i veprës penale në 'vrasje nga pakujdesia' ishte bërë pikërisht në bazë të materialeve që vetë policia kishte dërguar në prokurori. Duke lënë të kuptohet se materialet që ishin referuar nuk provonin se kishim të bënim me një vrasje me dashje.  

Prokuroria: Ja pse u vendos 'vrasje nga pakujdesia'

Prokuroria rendit një nga një provat që ka referuar policia.  

Dëshmia e personit A.SH që ka qenë në tavolinë me viktimën që ka thënë se ka parë nga xhami i lokalit që i dyshuari e goditi me grusht viktimën i cili ra fillimisht në anën e një makine dhe më pas në tokë. Deklarimet e të tre shtetasve të ndaluar për moskallëzim krimi që kanë thënë se nuk kishin parë gjë. Kqyrja e jashtme e viktimës nuk përcakton qartë nëse dëmtimet ishin si rezultat i goditjeve me grusht a sende të tjera apo është rrëzuar dhe përplasur me ndonjë send. Dëshmia e autorit Denis Mece i cili ka thënë se nuk ka patur si qëllim vrasjen, ka tentuar ta godasë por nuk ka arritur pasi viktima është rrëzuar në tokë. Gjithashtu se Denis Mece ishte paraqitur vetë pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.

Janë pikërisht këto prova që kanë krijuar bindjen tek prokurorja e cështjes Vasjana Postol të regjistrojë procedimin penal 'vrasje nga pakujdesia'

Nga Prokuroria fillimisht është regjistruar procedimi për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, kjo edhe në referim të praktikës gjyqësore në raste të ngjashme, duke vlerësuar që nga materialet e referuara nga policia, goditja me grusht (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën), nuk tregon vullnetin e viktimës për të vrarë një person, përndryshe prej tij do të ishte zgjedhur me shumë mundësi një send tjetër për të realizuar qëllimin e tij kriminal, por vetëm për ta dëmtuar atë, ndërsa vrasja me dashje kërkon qëllimin e viktimës për ta vrarë personin, duke marrë edhe sendet e nevojshme per ta realizuar qëllimin e tij.

Më tej shprehet e gatshme për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale në një moment të dytë nëse po policia do të sjellë prova të tjera.

Nga provat që do të merren në vijim, do të bëhet edhe regjistrimi përfundimtar i veprës penale si dhe do të njoftohet akuza personave të pandehur' 

Policia: Ishte 'vrasje me dashje'
Ndërkohë gjatë orëve të paradites drejtori i përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për median ku hodhi poshtë aludimet se policia ka tentuar të fshehë ngjarjen dhe mbrojti punën e kryer të policisë

"Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec është i pabazuar në asnjë dyshim të arsyeshëm, provë apo fakt konkret dhe si i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të fshihet apo minimizohet ngjarja e rëndë.’- tha Rrumbullaku.

Kryepolici nuk e komentoi veprimin e akuzës, por u kujdes disa herë të përsëris veprën penale “vrasje me dashje” që blutë ia referuan prokurorisë ngjarjen.

‘Falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”. E theksoj, “Vrasja me dashje”! Nëse Prokuroria ka kërkuar një masë tjetër nga ajo për të cilën Policia e Shtetit ka kryer arrestimin, kjo është një çështje që, as nuk na takon, as kemi tagrin ta komentojmë.’- tha Rrumbullaku.

Gjykata e Korçës ‘zhvishet’ nga përgjegjësia
Në këtë përplasje  ka ndërhyrë edhe gjykata e Korçës e cila u zhvesh nga përgjegjësia duke ia kaluar topin prokurorisë pranë saj.  Në një deklaratë për mediat, Gjykata e Korçës mbron gjyqtaren e Korçës Luljeta Kole më datë 12 gusht la në fuqi masën 'arrest me burg' për Denis Meçen dhe 'detyrim me paraqitje' për tre të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç për "moskallëzim krimi' , dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Gjykata thotë se në këtë fazë hetimi paraprak gjyqtari nuk mund të bëjë ndryshimin e veprës penale dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar.

"Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nënvizon se në këtë fazë të procesit penal, në shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, gjyqtari i hetimeve paraprake nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të cilën procedohet personi nën hetim dhe as të caktoj një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar", thuhet në reagimin e Gjykatës. 

Në fund të hetimeve, do jetë gjyqtari më pas që do të vlerësojë përgjegjësisë penale të secilit person të përfshirë në vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga.

ILD nis hetimet
Nisur nga kjo zhurmë e përplasje Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e verifikimeve lidhur me procedurat që janë ndjekur për dosjen e vrasjes së 42 vjeçarit. Mësohet se Inspektoriati ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës për të gjitha hapat që kanë ndjekur deri më tani.

Ajo që kërkojnë të zbardhin inspektorët është të verifikojë si u ndryshua akuza nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia” për autorin 29 vjeçar Denis Meçe dhe nëse pas këtij ndryshimi fshihen ndërhyrje të paligjshme apo jo.

Rama reagon 2 herë: 'Maskaradë' 
Në këtë përplasje deklaratash ka ndërhyrë edhe kryeministri Edi Rama i cili e quan ‘rast tipik maskarade’ dhe çorbë e pistë’ kundër policisë dhe urgjencës. Kjo e fundit u akuzua se erdhi me vonesë.

Në një reagim të dytë të bërë pasditen e sotme, - kujtojmë se të parin e bëri në mesditë - kryeministri rithekson se  nuk ka pasur asnjëherë deklarata kontradiktore. Madje ndalet dhe tek autori i dyshuar i krimit, Denis Meçe i cili sipas prokurorisë është vetëdorëzuar, por sipas policisë është arrestuar.

“Vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit” shkruan Rama. 

Në reagimin e parë mesditën e sotme Rama u kujdes të saktësonte se akuzën e kishte ndryshuar prokuroria dhe mirëkuptonte indinjatën e kujtdo që ishte skandalizuar nga ndryshimi i i pakuptueshëm i saj duke i lehtësuar në këtë mënyrë dhe pozitat e autorit. Megjithatë, njësoj si Rrumbullaku, u kujdes të mos komentonte qëndrimin e organeve të drejtësisë.

Nga ana tjetër kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi nisjen e hetimeve për drejtuesit që sipas tij tentuan të fshehin ngjarjen, por edhe hetime për Prokurorinë e Gjykatën.

Vepra penale që aktualisht akuzohet Denis Meçe për vrasje nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet, në ndryshim nga vepra penale që kishte referuar policia si vrasje me dashje që dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.

Çfarë ka ndodhur?
Më 10 gusht 2024- Policia njofton se Egli Proga në gjendje të dehur është rrëzuar në rrugë dhe ka vdekur. Ai ishte pronari i një kafeje të vogël në Pogradec.
Më 11 gusht - Policia thotë se vdekja nuk ishte aksidentale por se ishte ‘vrasje me dashje’. Arreston Denis Meçen si autor dhe Voltan Shulku,  Arian Manellari, e Leonidha Guçe për moskallëzim krimi. Publikohen dhe pamjet kur Proga ndodhet i shtrirë  pranë një makine
Më 12 gusht - Familjarët akuzojnë se ngjarja po fshihet nga policia. Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku urdhëron inspektim të policisë së Pogradecit. E motra, Jonida Proga akuzon policinë se po fsheh krimin, ndërsa ambulanca erdhi me vonesë 30 minuta.
13 gusht  - Të arrestuarit dalin në masë sigurie. Prokuroria zbut akuzën për Denis Mecen, nga ‘vrasje me dashje’ që kishte referuar policia në ‘vrasje nga pakujdesia’.  Tre të arrestuarve të tjerë u jepet ‘detyrim me paraqitje’.  Në media qarkulloi lajmi se Mece kishte kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobvënie” por ky kishte refuzuar.
14 gusht  - ‘Vrasje me dashje’ apo vrasje nga pakujdesia? Policia, Prokuroria e gjykata kalojnë përgjegjësitë sa nga njëra tek tjetra. ILD nis verifikimin. Merret ne hetim polici Artur Lilo për shpërdorim detyre pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për të dokumentuar ngjarjen. Urgjenca mohon akuzat se ambulanca kishte shkuar me vonese. Policia hedh poshtw dyshimin se vrasja ka lidhje me "gjobëvënie"

 Ende nuk ka dalë ekspertiza mjekoligjore që do të përcaktojë nga se ka vdekur 42 vjecari,Egli Proga babai i dy fëmijëve, ndërsa familjarët ngrenë zërin për drejtësi dhe kërkojnë vendosjen para ligjit të atyre që i morën jetën. 

Ora 18:38
Vrasja e Egli Progës 'nga pakujdesia' Prokuroria e Korçës tregon pse u zbut akuza! 'Topin' ia kalon policisë: Aq prova sollët

1723653989_1723458852freffrefs.jpg
 

Foto: Egli Proga

Prokuroria  e Korçës ka dalë me një deklaratë lidhur me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2024 në Pogradec, ku mbeti i vrarë Egli Proga ku shpjegon pse klasifikoi akuznë ‘vrasje nga pakujdesia”

Sipas prokurorisë akuza është ngritur në bazë të provave që janë përcjellë nga policia pranë Prokurorisë Korçë dhe rendit një nga një provat që ka referuar policia.

Këto janë provat që janë përcjellë nga policia pranë Prokurorisë Korçë informon organi i akuzës dhe argumenton pse e regjistroi procedimin penal 'vrasje nga pakujdesia'

Ndër të tjera Prokuroria e Korçës thotë se ndryshimi në regjistër i veprës penale mund të kryhet në çdo moment nga Prokurori në bazë të provave që do të merren. 

Reagim i plotë i Prokurorisë Korçë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10.08 në Pogradec ku humbi jetën shtetasi Egli Proga

Për të sqaruar opinionin publik dhe duke ju përgjigjur interesit të lartë të medias dhe shoqërisë civile në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10.08.2024, ku shtetasi Egli Proga., është gjetur pa shenja jete në qytetin e Pogradecit, Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë bën me dije se ka regjistruar procedimi penal nr.980 për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D.M.

Nga materiali i referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, bëhet me dije se në datë 10.08.2024, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në afërsi të vendit të quajtuar “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjia nr.2 në Pogradec, është gjetur një shtetas i shtrirë pa ndjenja, i cili pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale, është identifikuar shtetasi Egli Proga.

Menjëherë janë marrë deklarimet e shtetasit A.B., kushëriri i viktimës, i cili deklaroi se ka qënë në një largësi rreth 30 metra kur ka parë që një person ka qëlluar me grusht një person tjetër dhe ai u rrëzua në tokë. Ai deklaroi se nuk u afrua po pa që doli pronari i lokalit, shtetasi V. Sh. dhe i  ofroi ndihmë të dëmtuarit.

Po kështu, u morën deklarimet e shtetasit A.Sh., i pranishëm në ambjentet e brendshme të lokalit, i ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën, i cili deklaroi se, kur ka ardhur viktima në lokal dukej në gjendje në dehur, fillimisht të dy me të dyshuarin po bënin shaka me njëri-tjetrin, dhe më pas viktima filloi të përdorte fjalë ofenduese ndaj të dyshuarit dhe ky i fundit i tha të dilnin pak jashtë të sqaroheshin. Ai deklaroi se pa nga xhami i lokalit që i dyshuari e goditi me grusht viktimën i cili ra fillimisht në anën e një makine dhe më pas në tokë.

U morën deklarimet e shtetasve Voltan Shulku,  Arian Manellari,  dhe Leonidha Guçe, të cilët deklaruan se nuk e panë ngjarjen po shkuan pranë viktimës pasi dëgjuan të bërtitura. Gjithashtu u krye këqyrja e jashtme e viktimës, gjatë së cilës u konstatuan dëmtime në pjesën e fytyrës, në krahun dhe këmbën e majtë, por nuk përcaktohet shkaku i këtyre dëmtime, nëse është si rezultat i goditje me grushta, me sende të tjera, apo nga rrëzimi i trupit të lirë të viktimës në trotuar dhe mundësia e përplasjes ndërkohë me ndonjë send. Në lidhje me këtë çështje priten përgjigje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Pasi u bë identifikimi i shtetasit Denis Meçe, si autor i dyshuar që dëmtoi shtetasin Egli Proga, u kryen veprime operative dhe teknike të tjera me qëllim gjetjen e vendndodhjes së tij, deri në momentin që ai u paraqit vetë pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.

Në deklarimin e tij, shtetasi Denis Meçe, shprehet se nuk ka patur si qëllim vrasjen e shtetasit Egli Proga, ka tentuar ta godasë, por nuk e ka goditur, pasi ai është rrëzuar direkt vetë në tokë. Më pas i çorientuar është larguar. Këto janë provat që janë përcjellë nga policia pranë Prokurorisë Korçë.

Në bazë të nenit 244 të K.Pr.Penale, seanca e zhvilluar nga gjykata ka qënë për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal për shtetasit nën hetim, seancë gjatë së cilës vleftësohet nevoja për caktimin e një mase sigurimi ndaj personit, për të siguruar që nuk do të prishë provat, nuk do të largohet, apo nuk do të kryeje vepra të tjera penale.

Në këto kushte, ndaj shtetasit Denis Meçe, që nga provat e deritanishme rezulton autor i ngjarjes, u kërkua dhe caktua masa e sigurimit ‘arrest në burg’. Ndërsa për personat e tjerë të arrestuar për moskallëzim krimi (vepër e dënueshme deri në 3 vjet burgim), në kushtet kur provat kanë qënë të pakta në ngarkim të tyre, u caktua masa e sigurimit detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Në rastin konkret, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, po kryhen ende veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, veprimeve të ndërmarra ndaj viktimës, nga çdo person që mund të ketë qënë i përfshirë, që mund të jenë edhe persona të tjerë nga ata që janë referuar nga Policia.

Nga Prokuroria do të merren të gjitha provat e nevojshme për të konkluduar me akuzë ndaj shtetasve nën hetim të cilët do të merren si të pandehur, për vepra penale që mund të jenë të ndryshme nga ato për të cilat është regjistruar procedimi penal. Ndryshimi në regjistër i veprës penale mund të kryhet në çdo moment nga Prokurori në bazë të provave që do të merren. Theksojmë që ende nuk është administruar në dosjen hetimore akti i ekspertimit mjekoligjor, provë thelbësore për ngjarjen, si dhe po punohet në lidhje me pamjet filmike. Gjithashtu nga Prokuroria po punon intensivisht për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe personat e pëfshirë dhe rolin e tyre.

Nga Prokuroria fillimisht është regjistruar procedimi për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, kjo edhe në referim të praktikës gjyqësore në raste të ngjashme, duke vlerësuar që nga materialet e referuara nga policia, goditja me grusht (siç ka rezultuar nga dëshmitë, autori i dyshuar e ka goditur vetëm një herë me grusht viktimën), nuk tregon vullnetin e viktimës për të vrarë një person, përndryshe prej tij do të ishte zgjedhur me shumë mundësi një send tjetër për të realizuar qëllimin e tij kriminal, por vetëm për ta dëmtuar atë, ndërsa vrasja me dashje kërkon qëllimin e viktimës për ta vrarë personin, duke marrë edhe sendet e nevojshme per ta realizuar qëllimin e tij.

Nga aktet e para të administruara në dosje dyshimi krijohej për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. Sqarojmë se, në momentin që materialet e policisë përcillen në Prokurori, prokurori i vlerëson ato dhe e regjistron procedimin për veprën penale që ka dyshim në atë moment dhe vetëm mbi provat e para që janë marrë.

Nga provat që do të merren në vijim, do të bëhet edhe regjistrimi përfundimtar i veprës penale si dhe do të njoftohet akuza personave të pandehur.

Reagimi i Prokurorisë së Korçës për vrasjen e Egli Progës
Ora 18:01
'Si ka mundësi që Egli vdiq nga një grusht?' Zbulohet përgjimi ambiental mes shokëve të autorit për vrasjen e Progës

1723561845_egliproga.JPG

Egli Proga dhe Denis Meçe

ILD ka nisur verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec. ILD i ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës për të gjitha hapat që kanë ndjekur deri më tani.

Ajo që kërkojnë të zbardhin inspektorët është se si u ndryshua akuza nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”.

TCH disponon vendimin ku gjyqtarja Luljeta Kole ka pranuar kërkesën e prokurores, për të lënë nën “arrest me burg” Denis Meçen për një vepër tjetër nga ajo që ka referuar Policia e Shtetit.

Në argumentin e saj prokurorja për të cilën Inspektoriati ka kërkuar të dhëna i ka vendosur në dispozicion gjykatës një përgjim ambiental midis dy personave të tjerë të arrestuar për mos kallëzim krimi.

Leonidha Guce dhe Arian Manellari pyesin të shqetësuar njëri tjetrin se si ka mundësi që Eglantini ndërroi jetë nga një grusht. Ky diskutim hedh dyshime sipas prokurores, se ata ndryshe nga çfarë thanë në polici se nuk e kishin parë ngjarjen, në të vërtetë kishin dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin.

Gjykata çmon se duhen kryer veprime të tjera hetimore  dhe se kjo masë ndaj katër të dyshuarve, tre mos kallëzim krimi dhe Meçe për vrasje nga pakujdesia,  duhet plotësuar me konkluzionet e mjekësisë ligjore.

Nga ana tjetër gjykata lë të hapur mundësinë se mund të arrihet në rezultate të ndryshme mbi kualifikimin e veprës nga ai që e ka sjellë prokuroria, mbasi të kryhen disa detyra që nuk bazohen tek dëshmitarët.

Ky dokument do të jetë një nga shkresat që do administrohet nga inspektoriati për sa kohë edhe gjykatës edhe prokurorisë i kërkohet informacion për të disponuar me fashikujt duke nisur nga momenti i referimit, ajo që kërkon të kuptojë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk lidhet me kohën kur u kryen veprimet dhe u dorëzua çështja në gjykatë, por se përse u ndryshua vepra penale.

Ora 15:58
Policia e referoi 'vrasje me dashje', prokuroria zbuti akuzën' për vrasësin e Egli Progës! Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin

1723571646_egliprogadenismece.jpg

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës për të bërë verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Egli Progës, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com Sokol Dema.

ILD do të verifikojë nëse ka pasur ndërhyrje të paligjshme për të fshehur provat e vrasjes që do të çonin dhe në zbutjen e akuzës për autorin e dyshuar, Denis Meçe. 

42 vjeçari u vra më 10 gusht 2024 pranë lokalit të tij në Pogradec, ndërsa për autor është arrestuar Denis Meçe, të cilit prokuroria e Korçës ia ndryshoi akuzën nga ‘vrasje me dashje’ në ‘vrasje nga pakujdesia"

Prokurorja e çështjes, Vasjana Postol zbuti akuzën për 29-vjeçarin Denis Meçe. Policia e kishte referuar ngjarjen si vrasje me dashje, akuzë që dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. Por, rrahja brutale për vdekje që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës, për prokuroren e çështjes Vasjana Postol është cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Autori është nipi i Valter Gora, ish-drejtor i Postës Shqiptare.

Ora 15:47
Vrasësit të Progës iu lehtësua akuza në vrasje nga pakujdesia, Gjykata e Korçës ‘zhvishet’ nga përgjegjësia, ia lë 'topin' prokurorisë

1723626823_familjaeegliproges.jpg


Foto: Babai i Egli Proges mban ne duar foton e Eglit me familjen e tij

Korçe- Akuza e ngritur për autorin e dyshuar të vrasjes së Egli Progës në Pogradec ka shkaktuar reagime të shumta. Nga akuza që Policia e kishte referuar si vrasje me dashje, prokuroja e çështjes Vasjana Postol kërkoi masën arrest me burg dhe lehtësoi akuzën në vrasje nga pakujdesia.

Pas ‘lumit’ të reagimeve në opinion publik mbi ndryshimin e akuzës për autorin e vrasjes së Egli Progës, nga 'vrasje me dashje' në 'vrasje nga pakujdesia', Gjykata e Korçës ia la përgjegjësinë Prokurorisë së këtij qyteti. 

Në një deklaratë për mediat, Gjykata e Korçës ‘zhvishet’ nga përgjegjësia duke thënë se gjyqtarja e Pogradecit, Luljeta Kole më datë 12 gusht la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 29 vjeçarin Denis Meçe, dhe akuzën e kërkuar nga prokurorja e çështjes.

Gjykata merr në mbrojtje vendimin e Kolonjës, duke thënë se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se në këtë fazë gjyqtari nuk mund të bëjë ndryshimin e veprës penale dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar. Kujtojmë këtu që tre personat e tjerë të arrestuar nën akuzën se fshehën ngjarjen janë lënë në masën detyrim paraqitje. Gjykata thekson se në fund të hetimeve, do jetë gjyqtari më pas që do të vlerësojë përgjegjësisë penale të secilit person të përfshirë në vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga

Vepra penale që aktualisht akuzohet Denis Meçe për vrasje nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet, në ndryshim nga vepra penale që kishte referuar policia si vrasje me dashje që dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.

Reagimi i plotë i Gjykatës së Korçës më 14 gusht 2024

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, nisur nga rëndësia e ngjarjes dhe duke marrë shkas nga publikimet në median e shkruar dhe atë vizive, si dhe nga lajmet e publikuara në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Pogradecit, në të cilën ka humbur jetën shtetasi Eglantin Proga, bën me dije sa më poshtë:

Në datë 12 gusht 2024, ora 15:30, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesa për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal "arrest në burg" ndaj shtetasit D. M, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasja nga pakujdesia", parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal "Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore" ndaj shtetasve V. Sh, A. M dhe L.G si të dyshuar për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga 300 i Kodit Penal.

Pasi ka vlerësuar kërkesën e prokurorisë dhe përmbajtjen e akteve të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, duke e vlerësuar atë si të bazuar në ligj dhe në prova. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nënvizon se në këtë fazë të procesit penal, në shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, gjyqtari i hetimeve paraprake nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të cilën procedohet personi nën hetim dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar.

Përcaktimi i plotë dhe saktë i rrethanave të faktit dhe përgjegjesisë penale të secilit person të përfshirë, i takon vijimit të hetimeve. Në përfundim të hetimeve, është gjyqtari i seancës paraprake i cili vlerëson plotësinë e tyre dhe cilësimin juridik të veprës penale. Për këtë arsye, nxjerrja e përfundimeve në këtë fazë fillestare të hetimeve, nuk i shërben vijimit të tyre dhe as besimit të opinionit publik mbi punën organeve të sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë vëren me shqetësim disa artikuj të publikuar në media, të cilat synojnë apo tentojnë të denigrojnë figurën e gjyqtarit të çështjes, duke ritheksuar zbatimin e ligjit me korrektësi dhe saktësi maksimale në çdo rast.

Reagimi i Gjykatës së Korcës për vrasjen e Egli Progës

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/08/2024 03:03

    Si mund te rrezohet nje njeri ne toke e te vdese pa u qelluar akoma nga vrasesi?!-cituar vrasesin.Si mundet qe vrasesi thote qe viktima u rrezua ne toke para se t'a qelloja,kurse proku/vokatja thote qe u vra nga nje grusht?! Si shpjegohet qe per proku/vokaten na duhen disa grushta e mundesisht mjete vrasjeje qe t'a quash nje vrasje me paramendim.Dy duar nuk bejne punen e nje arme moj zonjeze?!Si shpjegohet qe mes prokurores e avokatit te vrasesit ka konflikt interesi dhe asnjeri nuk ka bere nje /pip/ per kete,jo vetem te siperpermendurit,por asnje nga koleget?! Si shpjegohet qe /arrestimi/ u kthye ne /vetedorezim/,apo u be per te shtuar pike e lehtesira te tjera gjyqesore e ligjore,pervec /vrasjes nga pakujdesia/?!

    Përgjigju
  • Patronazhisti inatosur: 14/08/2024 21:51

    Mut policia kak prokuroria mjer ai qe iku pa kete vend e ka mare e keqja per dore

    Përgjigju
  • E verteta: 14/08/2024 20:05

    Nga media po mesojme se bashkeburri i prokurores eshte shok i ngushte me avokatin e ketyre ndyresirave. Ka fakt me te forte per Metanin e ILD qe te kryqezoje prokuroren Vasjana dhe te kerkoje shkarkimin e saj? Apo ne KLD eshte ende mamaja w atij sekserit tjeter rilindas qe vrau me grushte biznesmenin ne Vlore? E kuptoni ne. cfare situate te pashprese jemi me drejtesine o njerez?

    Përgjigju
  • Ladi: 14/08/2024 19:45

    Po per burrin e prokurores qe eshte shok i ngushte me avokatin e te arrestuarit a keni ndonje deklarate o prokuroria e Korçes ?! Apo e gjetet fajtorin tek hallka me e dobet inspektori .

    Përgjigju
  • nena e irrituar...: 14/08/2024 19:29

    gjyqtaret dhe policet e kesaj vrasjeje te srrestohen menjehere,,,o edi rana o palaco ,,po te vriten njerezit ne mes te dites,,,dhe po fal kriminelet,,e pesofsh ne femijet e tu o edi rama ishallah....

    Përgjigju
  • s'ka problem: 14/08/2024 18:42

    Me fal se te vrava pak pa dashje

    Përgjigju
  • Kasap DERRASHRexhep Bule Leka [ kepi ]: 14/08/2024 16:32

    Kto lloi gjyqtarēsh duhen nē mēnyr urgjente tē nxiren me shkelma jasht sistemit tē padrejtēsis qē tē vi drejtēsia ndryshe Shqipria mer fund siç ka mar.

    Përgjigju
    • Tefta: 14/08/2024 18:29

      Por është prokurorja e pa ndërgjegjshme që ka ndërruar akuzen! Nga 20 vite ose me gjobë dhe 5 vite bug! Ka një diferencë të madhe! Kushedi si ka qënë pazari me miliona lekë për ta ndryshuar akuzen.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?