Ish-presidenti spiun i Sigurimit? Rama: Ilir Meta apo Metaj po shantazhon Autoritetin e Dosjeve, ndryshimi i ligjit i hap rrugë hetimit të plotë

30 Korrik 2022, 18:20| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 21:48

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen mbi verifikimin e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit pasi rezulton se Ilir Meta apo Metaj ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Në reagimin e tij këtë të shtunë, Rama i ka kthyer përgjigje publike Ilir Metës, i cili mohon të ketë lidhje me dosjen e siguruar edhe nga Report Tv. Një qëndrim të qartë pro kërkesës së Autoritetit të Dosjes e tregoi duke shkruar se politika duhet të votojë në Kuvend ndryshimet ligjore në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të plotë për bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit. Rama theksoi se në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Kuvendi duhet të diskutojë edhe mbi idenë e hedhur që spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit). 

Më gjatë ndalet tek Ilir Meta, veprimet e të cilit i cilëson si “shpërthim tërbimi me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahëve” dhe e krahason me Sali Berishën. Krahasimin e Metës me Sali Berishën që Rama tashmë nuk e thërret as në emër por e quan ‘të shpallurin non grata’ e bën duke iu referuar sulmeve dhe shantazheve ndaj kryetares së Autoritetit të Dsojeve. Kryeministri e kthen prapa në kohë Ilir Metën duke i kujtuar koalicionin PS-LSI dhe bisedat për Genta Sulën. Ishte vetë Meta që propozoi emrin e saj duke i thënë Ramës: “Bëhen këto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh... Nuk mbushin mirë.”

Pasi morën në dorë CV e saj, u arrit që Genta Sula, e cila sot akuzohet vazhdimisht nga Meta, të bëhej kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës. Këtë e hodhi poshtë bashkëpunëtori i Ilir Metës, Tedi Blushi, i cili në një reagim në rrjete sociale akuzon Ramën për mashtrim dhe falsifikim duke thënë se Sula ka qenë e preferuara e tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndër të tjera, Rama thekson se nuk ka pasur asnjë kontakt me Genta Sulën, të cilën e ka takuar vetëm në aktivitete publike. Teksa nuk kursen vlerësimin për punën e saj duke thënë se nuk e ka aspak të lehtë, tregon se nuk ka folur me të as pas historisë që e cilëson “të shpifur” të politikanit me inicialet I.M., që ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

“Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen!” – tha Rama. Megjithatë mes ish-presidentit dhe Autoritetit thotë se zgjedh të besojë të fundit. Por sipas Ramës, këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në mbrojtje i doli edhe Lindita Nikollës, të cilën Ilir Meta e sulmoi duke e quajtur ‘pula e Kuvendit’ pasi nuk e njoftoi atë personalisht mbi verifikimin e Autoritetit të Dosjeve, por thirri me urgjencë kryetarët e grupeve parlamentare. Meta u revoltua nga ky fakt duke thënë se nuk e kontaktoi asnjëherë atë personalisht. Ndërsa Rama thotë se Meta i hakërrehet me gjuhën e trashur si të kishte një hall të papritur në vend që të mbështesë kërkesën e Autoritetit të Dosjeve që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Në përfundim, Rama thotë se historia e kësaj thele mbi bishtin e gjatë e të neveritshëm të Sigurimit të Shtetit është sa befasuese dhe e trishtë në shëmtinë e saj, aq edhe motivuese për një reagim konstruktiv ndaj të shkuarës, përmes institucioneve të shtetit demokratik.

Kujtojmë se Report Tv siguroi dokumentin ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i Shtetit që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në dokumentin e ekskluziv të Autoritetit të Dosjeve të siguruar nga Report Tv thuhet se ish-presidenti Meta rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit dhe nëse verifikimi i Metës do të bëhej sot certifikata e pastërtisë së tij do të ishte ndryshe. Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Autoriteti i Dosjeve, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më, kërkojnë miratimin e propozimit për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

Ora 20:14
Tedi Blushi ngre 5 pyetje për Ramën: Përgjigju tani! Mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve e ka propozuar Meta

1658771823_1658770561LSI17.jpeg

Bashkëpunëtori i Ilir Metës, Tedi Blushi ka ngritur 5 pyetje për Edi Ramën pasi reagimit të këtij të fundit për verifikimin e Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se ish presidenti ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Blushi i kërkon Ramës që të përgjigjet se kush ia gjeti punën në revistën e sigurimit dhe cfarë e lidh me spiunen Neta. Sa i përket shkrimit të Ramës se Ilir Meta propozoi Genta Sulën që të vihej në krye të Autoritetit të Dosjes, Blushi thotë se nuk është e vërtetë dhe pretendon se kryeministri po mashtron. Ashtu si Meta, edhe Blushi e akuzon Ramën për manipulim dhe falsifikim.

Postimi i plotë

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

  1. 1-Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi "Në shërbim të popullit"?
  2. 2- Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit "Në shërbim të popullit" dhe në këmbim të çfarë?
  3. 3- Çfarë të lidh ty me spiunen "Neta" që karikaturove në revistën e Sigurimit?
  4. 4- A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen "Scavolini"? Po raportin ti e shkruajte?
  5. 5- Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e "Radio Lojës"?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta. Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës. Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit "Në shërbim të popullit", e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithësesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet. Ka shumë gjëra që kanë çmim.  Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi. Djali i Netës i di shaka këto. Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi! BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT!  PËRGJIGJU TANI!

Ora 19:06
Ndryshimi i ligjit mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit, Rama mbështet kërkesën e Autoritetit të Dosjeve: Politika duhet të verë në dispozicion mjetin e kërkuar ligjor

1659170086_edirama.jpg

Pas dosjes ku rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, kryeministri Edi Rama ka mbështetur kërkesën e Autoritetit të Dosjeve që Kuvendi të votojë ndryshimet e kërkuara për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90. Sipas tij, politika duhet të verë në dispozicion mjetin e kërkuar ligjor mbi dosjet e ish Sigurimit të Shtetit Rama shtoi se edhe Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve.

“Por sigurisht, kjo historia e shpifur e njeriut me iniciale I.M, nuk mund të jetë dhe nuk do ta lejojmë të bëhet si bishti i skiles, ku ca thonë e lagu ca thonë s'e lagu e çudia tre ditë zgjat. Jo! Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Politika thjesht duhet të verë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve '90. Nga ana tjetër po, patjetër, Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).

Historia e kësaj thele mbi bishtin e gjatë e të neveritshëm të Sigurimit të Shtetit është sa befasuese dhe e trishtë në shëmtinë e saj, aq edhe motivuese për një reagim konstruktiv ndaj të shkuarës, përmes institucioneve të shtetit demokratik. Mbase pak e gjatë për ditë të shtune, po kaq deri në shtator për këtë temë”, shkroi Rama.

Ora 18:56
Ish presidenti i tha 'pula e Kuvendit'/ Rama i del në mbrojtje Nikollës: Meta i hakërrehet kryetares së Kuvendit në vend që të mbështesë kërkesën e Autoritetit

1659200733_nikollarama.jpg

Kryeministri Edi Rama duket se i ka dalë në mbrojtje edhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla pas akuzave të Ilir Metës dhe sulmit publik ndaj saj pasi e cilësoi ‘pula e Kuvendit’ Ishte Nikolla që thërriti me urgjencë kryetarët e grupeve parlamentare për t’i vënë në dispozicion dosjen e Autoritetit të Dosjeve ku rezultonte se Ilir Meta kishte qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Meta u revoltua nga ky fakt duke thënë se nuk e kontaktoi asnjëherë atë personalisht. Ndërsa Rama thotë se Meta i hakërrehet me gjuhën e trashur si të kishte një hall të papritur në vend që të mbështesë kërkesën e Autoritetit të Dosjeve që të verifikohen politikanët që dolën në të pastër në Komisionet në vitet '90

“Po fakti që në vend se ta mbështesë kërkesën e Autoritetit, për të ndryshuar ligjin që pengon hapjen e dosjeve të politikanëve të cilët janë verifikuar partizançe nga komisioni Mezini a Bezhani, Ilir Meta apo Metaj i hakërrehet kryetares së Kuvendit, me gjuhën e trashur si nga një hall i papritur, a nuk ju bën përshtypje?! Mua po.

Mos flasim pastaj për qëndrimin e mediave, në këtë vend ku liria e informimit dhe e fjalës na qenkan vërtetë të penguara, por ama jo në favor të regjimit, i cili po përpiqet të njollosë një trim tribun të vegjëlisë, po për të fshehur pas perdes së censurës historinë e një spiuni me inicialet I.M! Mua s'më çudit hiçasfare kjo, po ju?!

Ajo shprehja popullore, "Bërtet hajduti kapeni hajdutin!", mishëron krejt eksperiencën e psikologut popull me fajtorët që kthehen në fajësues. Me kriminelët që sillen si viktima. Me tradhëtarët që pozojnë si patriotë. Me mëkatarët që flasin si inkuizitorë. Me dhunuesit që ankohen si të dhunuar. Me kusarët që hiqen si të ndershëm. Me të përdalat që aktrojnë si virgjëresha. Me plehrat që bëjnë si lule mos më prek”, shkroi Rama.

Ora 18:48
Rama: Autoriteti i Dosjeve po sulmohet e shantazhohet nga Ilir Meta apo Metaj! Ka shpërthime tërbimi me piskama e lëvizje të pakontrolluara

1659119435_Sequence03.00281415.Still034.jpg

“Autoriteti Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, po sulmohet dhe shantazhohet egërsisht nga Ilir Meta apo Metaj”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama për ish presidentin pasi dolën të dhënat nga Autoriteti i Dosjeve dhe rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ndër të tjera, Rama e krahason me Sali Berishën dhe i cilëson reagimet e Metës si “shpërthim tërbimi karakteristik, me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahëve”.

“Sa për faktin që bashkëpunëtorin e Sigurimit me iniciale I.M, e lidh drejtëpërdrejtë me Ilir Metën apo Metajn, pikërisht një trupë e drejtuar nga zonja Genta Sula dhe e përbërë nga anëtarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Sigurimin e Shtetit, madje disa vijnë deri edhe nga familje thellësisht të prekura nga persekutimi komunist, ky është një fakt që nuk flet aspak në favor të Ilir Metës apo Metajt. Nuk më duket se flet në favor të këtij të fundit edhe shpërthimi i tërbimit karakteristik, me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahëve - i ndodh në fakt sa herë ndjen shpinën t'i prekë lagështirën e një muri që i prish gjumin. Po këto janë thjesht mendime të miat, ndërsa fakti është se Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, po sulmohet dhe shantazhohet egërsisht nga Ilir Meta apo Metaj, si edhe natyrisht nga i Pakalluri Non Grata e nga dumbabistët që i shkojnë pas si qorra në kërkim të belasë. (Ky tjetri, që njësoj si i pari, po bën si zakonisht hajdutin që bërtet me të madhe kapeni hajdutin, ka shumë gjasë që po bën një rrugë e dy punë, pra po fsheh edhe dorën, pasi mesa duket e ka hedhur edhe gurin e shejtanllëkut të tij në këtë vorbull, si njohës i kahershëm i të shkuarës së politikanit me iniciale I.M)”, shkruan Rama.

Ndër të tjera kryeministri thotë se nuk e ka parë as vetë dosjen por theksoi se i beson trupës së drejtuar nga Genta Sula dhe jo Ilir Metës, i cili mohon se bëhet fjalë për të dhe akuzon se në këtë kanë gisht patronazhistët.

“Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen! Po ama një gjë është shumë fare e sigurtë: Mes Autoritetit të Dosjeve nga njëra anë, i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas dhe nga ana tjetër, Ilir Metës apo Metajt, i cili shan e bërtet që bëhet fjalë për një Ilir tjetër dhe se kjo është një poshtërsi e madhe patronazhistësh, padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj. E cila s'ka asnjë lidhje tjetër me politikën, përveç faktit që e ka propozuar në atë detyrë personalisht Ilir Meta apo Metaj. Dhe me sa duket ka qëlluar si rrallëherë dhe ku, pikërisht në atë dreq vendi ku djalli fshihet pas inicialeve, që të dalë i hajrit për ligjin e për shtetin një person i propozuar nga ajo parti, e cila së fundmi ndërroi edhe emrin e vet, mu si dikur Ilir Metaj, kur u kthye në Ilir Meta!

Mirë të gjitha, po a nuk ju duket pak e çuditshme, që në vend se ta bëjë vetë hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet në rolin e spiunit të shokëve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e të cilit siç e thamë e ka zgjedhur vetë?! Mua shumë”, shkroi Rama.

Ora 18:37
Rama 'thyen' heshtjen: Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve e propozoi vetë Meta! Nuk e kam takuar, as kontaktuar edhe pas historisë së shpifur të politikanit I.M

1659199233_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjitha deklarateve publike të Ilir Metës për kryetaren e Autoritetit të Dosjeve pasi rezultoi si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Rama i kujton se nuk është takuar asnjëherë me Genta Sulën dhe ka qenë vetëm Ilir Meta që në kohën kur PS-LSI ishin në koalicion, i sugjeroi që ta vendoste në postin që mban ende në ditët e sotme. Rama thotë se e ka takuar vetëm në aktivitete publike dhe pas publikimit të të dhënave të Autoritetit të Dosjeve, nuk e ka kontaktuar, por është informuar thjesht nga shkresa zyrtare.

“Kështu thotë Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula. Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë: "E njeh këtë Genta Sulën?". "Jo!". "Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?". "Patjetër!". Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve: "Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?". "Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!". "Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh... Nuk mbushin mirë!". "Dakord!". "Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..". Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës.

Gjatë gjithë viteve të saj në detyrë, e kam takuar vetëm në aktivitetet publike të Autoritetit, të cilat po, e vërtetë, kanë qenë absolutisht mbresëlënëse. Gjithashtu ka qenë shumë serioze dhe e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, puna aspak e lehtë e Autoritetit me trashëgiminë dyfish të tmerrshme të dosjeve. E para, sepse e tmerrshme ishte praktika mizore e Sigurimit të Shtetit komunist dhe e dyta, sepse e tmerrshme ishte barbaria postkomuniste mbi dosjet, ku u futën egërsisht duart e mëkatarëve të kthyer në heronj të demokracisë.

Sa për dijeni, edhe pas kësaj historisë së shpifur të politikanit me iniciale I.M, as nuk jam takuar as nuk kam folur me zonjën Sula. Thjesht jam informuar nga shkresa zyrtare e Autoritetit mbi Ilir Metën apo Metajn. Kush më njeh dhe e di se si punoj, as që çuditet fare me sa po them. Kush s'më njeh apo më njeh krejt ndryshe, përmes miteve të rreme mediatike mbi regjimin dhe autokratin që kontrollon gjithçka, as që mund ta besojë sa thashë për marrëdhënien time me Autoritetin e Dosjeve dhe me kryetaren e tij. Po ka kohë që s'më intereson mbushjemendja e atyre që janë të udhëhequr nga ligësia e të verbuar nga urrejtja. Ky që thashë është thjesht fakt”, shkroi Rama.

Komento

Komente

  • Cuko: 31/07/2022 12:32

    Problemi eshte , pse e nxoren dosjen tani?! , apo eshte apo nuk eshte spiun Meta ?

    Përgjigju
  • Moli: 31/07/2022 06:19

    Pra pak rendesi ka spiunlleku i Metes, i stisur ose jo. Por rendesi ka klecka per tek "mjeti ligjor" qe Rama kerkon te shtoje dhe godase nje sere individesh qe ka listuar me "dosjet e sigurimit". Moralisht eshte e turpshme qe si Meta nese eshte e vertete dhe sidomos Rama nese eshte e vertete, kane bashkepunuar si spiun apo me komision nga Sigurimi i Shtetit. Turp.

    Përgjigju
    • Endri: 31/07/2022 08:22

      SB dhe IM e kane bere corap kete vend duke luajtur me mentalitetin e ketij populli pa shpirt proteste dhe qe jeton me thashetheme. Klecka thua ti. Kleckat i kane gjetur keta dy plehrat per te mbijetuar ne ate kohe, IM per te fshehur pislleqet dhe SB per te shantazhuar. Dosjet duhen hapur 100% dhe pa asnje rezerve

    • row: 31/07/2022 08:02

      o shoku ed ramen e ka mbyt korrupsioni borxhet fukaralliku i popullit edhe frika e burgut, e vetmja rruge per te hequr mendjen nga keto esht godit opoziten me cfar te jet e mundur, populli vazhdon te heqi te zinjt e ullirit per keta bastarde

  • Iris: 31/07/2022 03:29

    Rama ne ate kohe ka punuar si ilustrator dhe besoj jo vetem per rev.e Sigurimit,por dhe per publikime te tjera.Por te jesh spiun eshte shume me keq se sa te jesh pjese e makinerise se propagandes.Propaganda vetem sa e mban gjalle,i zgjat jeten,ose e ben me terheqes ne nje fare menyre,sponsorin e saj,kurse spiunimi vjen shpesh me pasoja shume me te renda,ndonje here dhe me humbje lirie,ose jete per viktimat e tij.

    Përgjigju
  • Shqip: 31/07/2022 01:49

    Cdo president, kryeminister,kryetar partie a zyrtar i larte ne shqiperi ka qene dhe eshte punojes i sigurimit famekeq dhe kto e njohin njeri tjetrin mire. Kto I lexojne vetem kur u duhet me eliminu njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • jaho labi: 31/07/2022 01:47

    saliu basha dhe meta duhen terhequr zvarre prapa nje makine ,,si qener,per krimet dhe vjedhjet qe i kane bere popullit shqptar....

    Përgjigju
  • Ari: 30/07/2022 23:30

    Autoritetin e dosjeve e ka emeruar bashkia ku ka punuar. Dhe ajo eshte nje ushtare me egoizem dhe militantizem. Kaq. Si cdo drejtor i vendosur pa merit ne administrate. Te dy partite mbajne njeri tjeterin. Ne populli jemi delet qe keta na hedhin hi syve.

    Përgjigju
  • sugel: 30/07/2022 23:19

    ed rama po te dridhen leqet e kembeve, je i mbaruar nga korrupsioni dhe borxhet, i ke hapur gropen vetes

    Përgjigju
  • Mario: 30/07/2022 20:38

    Kujt i plas cfare thote Tedi Blushi, nje mender si Metaj eshte.

    Përgjigju
  • Une: 30/07/2022 19:43

    Ti o Ed Rama dhe te gjithe te tjeret ne politike dhe media e kane ditur kete punen e Metes. Nuk ka qene sekret ashtu sic nuk jane sekret ato bemat e tua dhe te Saliut dhe familjes se tij. Por sa here thuhen askush nuk merr pergjegjsi dhe kthehet ne loje politike ashtu sic po ben ti sot. Duhet te kishe marre nje vendim sot per Meten ashtu sic u be per nongraten e Saliut. Por mesa duket ke friken tende, shpresa na ngelet tek amerika perseri.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 30/07/2022 19:21

    LIKE META duhet izoluar politikisht,Publikisht dhe arrestuar orgjentisht.Ai është fatkeqsi Kombëtare Nr.2 ndërsa Nr.1 është S.Berisha.Këta 2 kan shkatërruar vëndin në 96,97,98,09,011..në bashkëpunim me agjenturat e huaja Sërbe,Greke,Ruse..! Kështu,pasuria Kombëtare e 46 viteve prej 350 mild.$ u shumëzuar me zero.Ndaj Vëndi ka ngelur më i varfëri në Europë.

    Përgjigju
  • LORA: 30/07/2022 19:17

    Njerzit e dine fort mire sa e ka minuar demokracine,si e ka penguar reformen ne drejtesi,sa e ka kuseruar dhe poshterua shtetin e shqiptarve ,,,,ai spiuni( i.m),me bllok ne dore.Sikur te jetonte Dritan Prifti. Vitale eshte qe me ligj autoriteti i hapjes se dosjeve te spiuneve te jete i lire te bej detyren e vet, te beje qilizmen qe duhet ne terrenin e clirimit te politikes dhe drejtesise nga spiunet dhe bashkepuntoret e Sigurimit te para 1990-es

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/07/2022 19:12

    Hapi rrugè institucionit tè dosjeve, jo vetèm pèr kètè HAJDUT ordiner dhe pervers,,,,bèje pèr Shqipèrinè dhe kètè komb tè çiflitur. Ke bèrè shumè gjèra tallava deri sot. Sot tè jepet mundèsia tè bèsh kthesèn, o bojaxhi,. Nèse nuk e kupton as tani,,,,nuk tè ndihmon dot askush. Vazhdo pèrkuljen para atyre hajdutève para teje,,,,me rezultatin se edhe vetè nuk je ndryshe. JUST DO IT EDI RAMA. Boll mè me buçe si Mona, qè bèjnè tè virgjèrèn nè kètè Shqipèri.

    Përgjigju
    • row: 30/07/2022 23:21

      nuk e ben dot sepse Ed Rama esht kok e kembe brenda, e kambytur korrupsioni nga te gjitha anet

  • Eli: 30/07/2022 19:04

    Meta duhet te denohet per cdo padrejtesi qe ka bere per te gjithe ne

    Përgjigju
  • Ana: 30/07/2022 19:03

    Meta duhet te denohet per cdo pisllik dhe krim qe ka bere

    Përgjigju
  • Wredi: 30/07/2022 19:03

    Meta nburg meta nburg meta nburg meta nburg

    Përgjigju
  • Gjergji: 30/07/2022 19:02

    Po ti futesh metes ti kerkosh tpalarat smbarojn naj her ropt

    Përgjigju
  • Arbërori: 30/07/2022 19:01

    Agjenti serborus Edvin shkjau shqipfolës e akuzon presidentin e deri djeshëm i cili ia Fitim frikën e edvinit edhe Vucicit…!!!

    Përgjigju
    • Lala: 30/07/2022 23:11

      Je tamom Copa e RIKES daku

  • Edi: 30/07/2022 19:01

    Bazuar në nenin 5 për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit, të informojë shtetasin I.M ku mbi bazën e verifikimeve ka dokumente në arkivat e ish sigurimit të shtetit. Dosje përpunimi numër 2565 e përbërë në total nga 140 faqe të anonimizuara të dixhitalizuara të hedhura në format Cd që ekzistojnë në arkivat e autoritetit për subjektin IM.

    Përgjigju
  • Edi: 30/07/2022 19:01

    Duke marrë nxitje nga denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të larta të shtetit siç është ish presidenti republikës Ilir Metaj, i pajisur me certifikatë të pastërtisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfirmuar nga ana jonë me vendim datë 28.04.2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish sigurimit të shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës të Ilir Metaj, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29 pika 4, e ligjit funksional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin. Autoriteti Dosje ka treguar edhe detaje të tjera për sa i përket materialeve të ish sigurimit për shtetasin IM.

    Përgjigju
  • Edi: 30/07/2022 19:00

    Dosjet e ish sigurimit të shtetit krijojnë turbulencën e radhës të politikës shqiptare. Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla u tregoi kryetarëve të grupeve parlamentaren detajet e materialit përcjellë kuvendit nga autoriteti dosjeve për politikanin I.M.

    Përgjigju
  • Mira: 30/07/2022 18:52

    Ilir meta eshte turp qe eshte ende i lire me gjithe krimet dhe akuzat qe ka

    Përgjigju
  • Bardha: 30/07/2022 18:52

    Punet qe ka bere Rama kane qene ajo qe i ka shtuar popullit besimin kundrejt tij, kriminelet le te flasin sa te duan sepse ata jane te paret qe do te marrin ate qe meritojne per krimet e tyre

    Përgjigju
  • Anisa: 30/07/2022 18:51

    Meta duhet hetuar sa me shpejt sepse keta mashtrues te politikes Shqiptare nuk duhen lene me te lire

    Përgjigju
  • Jona: 30/07/2022 18:50

    Z Rama dhe qeveria e tij i kane dhene keto vite popullit ate drejesi te cilen eshte pritur me kohe qe Shqiperia te kete

    Përgjigju
  • Petrit: 30/07/2022 18:49

    Ilir Meta eshte nje kriminel i vendit, te cilit asnje akt mashtrimi kundrejt popullit nuk i justifikohet dot me

    Përgjigju
  • Elai: 30/07/2022 18:40

    Ilir meta jeni turpi i ketij vendi qe skeni goj me te flisni per askend

    Përgjigju
  • Era: 30/07/2022 18:39

    Mir e ka zoti rama ky mashtrimi vet do te flasi per te tjeret skandal

    Përgjigju
  • Blerim: 30/07/2022 18:39

    Rama si gjithmon prane ndodhive reale duke dhene mendimin e tin plot transparenc dhe duke thene te vertetn ne cdo rast

    Përgjigju
  • Sokol: 30/07/2022 18:38

    Meta duhet te mbaj pergjegjesi dhe te hetohet sa me shpejt ne menyr qe cdo gje te jete me e qart dhe cdokush tmarr denimin e duhur

    Përgjigju
  • He me te lumte: 30/07/2022 18:34

    E ke qa more qerrata!

    Përgjigju
  • Geri: 30/07/2022 18:30

    Me leket tona e ke marr gjithe kte pasuri qe ke vetem tu vjedh

    Përgjigju
  • Igli: 30/07/2022 18:30

    Meta kokrra e mashtruesit

    Përgjigju
  • Koli: 30/07/2022 18:29

    Ilir meta gjithmone ka qen mashturs dhe hajdut

    Përgjigju
  • Hasan: 30/07/2022 18:29

    Meta eshte hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?