Tedi Blushi ngre 5 pyetje për Ramën: Përgjigju tani! Mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve e ka propozuar Meta

30 Korrik 2022, 20:14| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 20:35

  • Share

1658771823_1658770561LSI17.jpeg

Bashkëpunëtori i Ilir Metës, Tedi Blushi ka ngritur 5 pyetje për Edi Ramën pasi reagimit të këtij të fundit për verifikimin e Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se ish presidenti ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Blushi i kërkon Ramës që të përgjigjet se kush ia gjeti punën në revistën e sigurimit dhe cfarë e lidh me spiunen Neta. Sa i përket shkrimit të Ramës se Ilir Meta propozoi Genta Sulën që të vihej në krye të Autoritetit të Dosjes, Blushi thotë se nuk është e vërtetë dhe pretendon se kryeministri po mashtron. Ashtu si Meta, edhe Blushi e akuzon Ramën për manipulim dhe falsifikim.

Postimi i plotë

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

  1. 1-Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi "Në shërbim të popullit"?
  2. 2- Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit "Në shërbim të popullit" dhe në këmbim të çfarë?
  3. 3- Çfarë të lidh ty me spiunen "Neta" që karikaturove në revistën e Sigurimit?
  4. 4- A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen "Scavolini"? Po raportin ti e shkruajte?
  5. 5- Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e "Radio Lojës"?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta. Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës. Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit "Në shërbim të popullit", e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithësesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet. Ka shumë gjëra që kanë çmim.  Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi. Djali i Netës i di shaka këto. Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi! BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT!  PËRGJIGJU TANI!


Lajmi kryesor:

Ish-presidenti spiun i Sigurimit? Rama: Ilir Meta apo Metaj po shantazhon Autoritetin e Dosjeve, ndryshimi i ligjit i hap rrugë hetimit të plotë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?