Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Ekonomi

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thirrje investitorëve: Kujdes, platforma NetherexPro për promovimin e monedhave digjitale është e palicensuar

18 Qershor, 15:14| Përditesimi: 18 Qershor, 15:21

  • Share

Autoriteti i Mbikëqrjes Financiare (AMF) ka njoftuar përmes një deklaratë për mediat se investitorët në Shqipëri duhet të kenë vëmendjen të jenë të kujdeshsëm ndaj ofertave që vinë nga platforma të caktuara.

Konkretisht AMF bën me dije se platforma Netherex Pro, e cila ofron dhe promovon shërbime të lidhura me investime në tituj nëpërmjet monedhës digjitale, nuk është e licesnuar.

Sipas njoftimit përdormimi i këtyre platformave do të sillte humbje të konsiderueshme të të ardhurave të investuara. Nga ana tjetër AMF bën me dije se nuk mund të mbrojë interesat e atyre që investojnë në këtë platformë.

Njoftimi i  AMF:

INVESTITORË KUJDES: Ndaj aktivitetit të palicencuar të Platformës NetherexPro

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke marrë shkas nga informacioni i publikuar në rrjetet sociale, paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Mbështetur në Ligjin nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe Ligjin nr. 66/2020, datë 21.05.2020 "Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë", asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e tokenëve digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme. Investitorët duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.

Lista e subjekteve të licencuara nga Autoriteti ndodhet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?