Në një deklaratë zyrtare, presidenca e Autoritetit Kombëtar Palestinez, duke përshëndetur "me mirëkuptim përpjekjet e sinqerta dhe të vendosura të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza", shprehet e gatshme që brenda dy vitesh të zbatojë:
- zhvillimin e programeve mësimore në përputhje me standardet e UNESCO-s (duke përjashtuar librat shkollorë që nxisin shkatërrimin e Izraelit)
- shfuqizimin e ligjeve që parashikojnë pagesa për familjet e të burgosurve dhe të "dëshmorëve".
"Shprehim gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha palët për të arritur paqen", thuhet në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Plani me 20 pika për Gazën/ BE e mirëpret, Netanyahu: Nuk e njoha Palestinën! Trump: Hamasi ka 3-4 ditë kohë për përgjigje
A.I/ReportTv.al
