Bota

Avioni i ministres spanjolle të Mbrojtjes pëson probleme me GPS-in! Ishte mbi Kaliningrad të Rusisë

24 Shtator, 11:45| Përditesimi: 24 Shtator, 11:57

  • Share

Foto:Margarita Robles

Një avion ushtarak spanjoll që transportonte Ministren e Mbrojtjes Margarita Robles pësoi një "bllokim" të GPS-it këtë mëngjes ndërsa udhëtonte pranë enklavës ruse të Kaliningradit, rrugës për në Lituani.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministria, duke konfirmuar një raport të mëparshëm nga agjencia e lajmeve Europa Press.

Një incident i ngjashëm i ndodhi  në fillim të këtij muaji edhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa udhëtonte drejt Plovdivit në Bullgari. Avioni i saj u detyrua të ulej duke përdorur vetëm hartat e printuara, për shkak të një sulmi të dyshuar rus që nxori jashtë funksionit sistemin GPS. 


Lajmi kryesor:

Ukraina/ Zelensky: E drejta ndërkombëtare ka rënë! Rubio takohet me Lavrovin: Rusia duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt paqes


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?