“Rusia nuk është një tigër prej letre, por një ari i vërtetë”. Kështu iu përgjigj Kremlini deklaratës sëDonald Trump, i cili së fundmi habiti jo pak me ndryshimin drastik në qëndrimin ndaj Ukrainës dhe Volodymyr Zelenskyt, duke shtuar edhe mund të kishte mundësi të rimerrte territoret e saj nga rusët.
"Rusia nuk është një "tigër letre", siç pretendoi Presidenti i SHBA-së Donald Trump, por një ari i vërtetë", tha Peskov drejtuar Trump, duke shtuar se do të vazhdojnë sulmet ndaj Ukrainës për të mbrojtur qëllimet e presidentit Vladimir Putin që ka vendosur që në fillim.
"Ne po vazhdojmë operacionin tonë të posaçëm ushtarak për të mbrojtur interesat tona dhe për të arritur qëllimet që presidenti i vendit tonë vendosi që në fillim. Po e bëjmë këtë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë, për shumë breza që do të vijnë. Prandaj, nuk kemi alternativë tjetër. Forcat e armatosura ukrainase po pësojnë humbje të rënda dhe dinamika në front tregon se për ata që nuk janë të gatshëm të negociojnë tani, situata do të jetë shumë më e keqe nesër dhe pasnesër", tha Peskov.
Lidhur me mundësinë e një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Peskov tha se “pse të mos vijë, nëse është i hapur për dialog”. Ai shtoi se Ukraina ende nuk ka reaguar ndaj propozimit rus për ngritjen e grupeve të punës.
Krizat globale në vazhdim, duke filluar nga lufta në Ukrainë, tregojnë se "e drejta ndërkombëtare është në kolaps dhe institucionet ndërkombëtare janë të dobëta". Kështu deklaroi presidenti ukrainas në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilluan një takim në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sipas agjencisë shtetërore ruse RIA. Pas përfundimit të takimit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se Rusia duhet të bëjë hapa të rëndësishëm drejt paqes. Ai gjithashtu i kërkoi Lavrov të ndalojë vrasjet në Ukrainë.
Deklarata e Trump ndaj Kievit, u prit edhe nga evropianët. Komisioni Evropian tha se mirëpresin faktin se angazhimi i SHBA ndaj Ukrainës është tani më i fortë dhe kuptimplotë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephul i quajti deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së një "sinjal të mirë për Ukrainën dhe Evropën".
Gjatë orëve të natës Rusia ka vijuar sulmet e saj me dronë në Ukrainë. Ushtria goditi një termocentral në Kharkiv, duke ndikuar në furnizimin me energji elektrike.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilluan një takim në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sipas agjencisë shtetërore ruse RIA. Takimi u zhvillua pa deklarata përpara mediave dhe vazhdoi me dyer të mbyllura.
Agjencia ruse Interfax raporton se bisedimet mes Lavrov dhe Rubio u përfunduan dhe takimi zgjati rreth 50 minuta. Pas përfundimit të takimit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se Rusia duhet të bëjë hapa të rëndësishëm drejt paqes. Ai gjithashtu i kërkoi Lavrov të ndalojë vrasjet në Ukrainë.
"Një avion ushtarak rus ka fluturuar mbi një fregatë të Marinës gjermane në Detin Baltik". Deklaratën e bëri ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një fjalimi në Bundestag, duke e krahasuar incidentin me depërtimet e dronëve dhe avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore të Polonisë dhe Estonisë. Këto episode brenda pak ditësh :"tregojnë qartë se Rusia po teston gjithnjë e më shpesh dhe me intensitet kufijtë, madje edhe ndaj vendeve anëtare të NATO-s", shtoi ai.
Krizat globale në vazhdim, duke filluar nga lufta në Ukrainë, tregojnë se "e drejta ndërkombëtare është në kolaps dhe institucionet ndërkombëtare janë të dobëta". Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Zelensky bëri thirrje për një "rivendosje të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar", edhe pse pranoi se "mund të jetë tashmë shumë vonë".
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi si «pozitiv» takimin e tij të djeshëm me Donald Trump. Dje,- tha ai,- patëm një takim të mirë me presidentin Trump dhe gjithashtu fola me shumë liderë të tjerë të fuqishëm. Së bashku mund të ndryshojmë shumë gjëra. Natyrisht, po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Evropa të ndihmojë realisht. Dhe sigurisht që mbështetemi te Shtetet e Bashkuara. E vlerësoj mbështetjen që po marrim".
Komisioni Evropian ka reaguar pas "kthesës" së madhe në qëndrim të presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën. Zëvendës zëdhënësi i KE-së, Olof Gill, në konferencën e përditshme për shtyp, tha se mirëpresin faktin që angazhimi i SHBA ndaj Ukrainës është më i fortë.
"Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të theksohet se ne e mirëpresim faktin që angazhimi me Shtetet e Bashkuara tani është kaq i fortë dhe domethënës në aspektin e përpjekjeve të koordinuara për t'i dhënë fund agresionit rus. Ky angazhim nuk ndodhi rastësisht. Ndodhi sepse Presidentja von der Leyen dhe udhëheqës të tjerë evropianë kanë punuar pa u lodhur për të siguruar që të gjithë partnerët përkatës globalë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të angazhohen në këto çështje siç duhet, siç është e nevojshme. Pra, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, siç e pamë dje në takimin midis Presidentëve von der Leyen dhe Trump, të cilin e konsiderojmë jashtëzakonisht pozitiv në këtë drejtim.", u shpreh ai.
Foto: Dmitry Peskov
Akuzat se Rusia po shkel hapësirën ajrore të NATO-s me qëllim armiqësor janë rezultat i "histerisë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se aleatët duhet të rrëzojnë avionët luftarakë rusë nëse ata shkelin territorin e tyre.
"Dëgjojmë histeri të ekzagjeruar rreth pilotëve tanë ushtarakë që dyshohet se shkelin rregulla të caktuara dhe pushtojnë hapësirën ajrore të dikujt", tha Peskov në një konferencë për shtyp, duke i quajtur akuzat "të pabaza".
"Forca jonë ajrore i përmbahet të gjitha rregullave dhe rregulloreve të fluturimit, i zbatojnë përpikmëri", shtoi Peskov.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i quajti deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump se Kievi, me mbështetjen e aleatëve të tij, mund të rifitojë territorin e humbur një "sinjal të mirë për Ukrainën dhe Evropën".
"Megjithatë, presidenti i SHBA-së ka të drejtë të kërkojë angazhim më të madh financiar nga evropianët dhe heqje dorë nga furnizimet ruse me energji", theksoi Wadephul, duke i kërkuar Evropës të "rritet".
"Trump e ka kuptuar dështimin e përpjekjeve të tij për të bindur Vladimir Putinin që t'i japë fund luftës në Ukrainë", shtoi ministri i Jashtëm gjerman.
Hungaria nuk ka ndërmend të ndalojë blerjet e naftës ruse, edhe nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump bën një kërkesë për një gjë të tillë. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, siç raporton Bloomberg.
"Ne jemi një vend pa dalje në det. Do të ishte shumë mirë nëse do të kishim qasje në det, do të mund të ndërtonim një rafineri ose një terminal të LNG-së dhe të lidheshim me tregun global. Por nuk është kështu", tha Szijjßrto në një intervistë me ATV nga Nju Jorku.
Foto: Donald Trump dhe Dmitry Peskov
Qëllimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është ta detyrojë të gjithë botën të blejë hidrokarbure me një çmim më të lartë dhe ai tashmë po ia del ta bëjë këtë në Evropë. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë me radion RBC, duke komentuar thirrjen e Trump për të ndaluar importet e energjisë nga Rusia për të shmangur furnizimin me energji të makinës së tij të luftës në Ukrainë.
"Presidenti Trump nuk e ka fshehur kurrë qëllimin e tij për të mbrojtur interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Gjëja më e thjeshtë është ta detyrosh të gjithë botën të blejë naftë dhe gaz natyror të lëngshëm amerikan me një çmim më të lartë. Ndoshta amerikanët mund t'i detyrojnë evropianët ta bëjnë këtë [duke blerë burime energjie me çmime më të larta].
Dhe në shumë mënyra ata ia kanë dalë mbanë. Shumë vende evropiane kanë filluar të blejnë gaz natyror të lëngshëm me çmime më të larta. Kjo ka vendosur një barrë shtesë në buxhetet e tyre. Kjo, nga ana tjetër, ka vënë një barrë në xhepat e taksapaguesve. Kjo vlen jo vetëm për gjermanët, por praktikisht për të gjithë, ndoshta në një masë më të vogël për Francën: në fund të fundit, është një vend ku pjesa më e madhe e prodhimit të saj vjen nga energjia bërthamore. Por të gjitha vendet e tjera varen nga nafta dhe gazi", tha Peskov.
Foto:Margarita Robles
Një avion ushtarak spanjoll që transportonte Ministren e Mbrojtjes Margarita Robles pësoi një "bllokim" të GPS-it këtë mëngjes ndërsa udhëtonte pranë enklavës ruse të Kaliningradit, rrugës për në Lituani.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministria, duke konfirmuar një raport të mëparshëm nga agjencia e lajmeve Europa Press.
Një incident i ngjashëm i ndodhi në fillim të këtij muaji edhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa udhëtonte drejt Plovdivit në Bullgari. Avioni i saj u detyrua të ulej duke përdorur vetëm hartat e printuara, për shkak të një sulmi të dyshuar rus që nxori jashtë funksionit sistemin GPS.
Ushtria ruse goditi një termocentral në Kharkiv gjatë natës, duke ndikuar në furnizimin me energji elektrike.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Igor Terekhov, tha se zona ishte shënjestruar nga 18 dronë në orët e fundit.
"Kharkivi iu nënshtrua përsëri një sulmi gjatë natës me 18 dronë kamikazë. Sulmi kryesor i armikut ra në një termocentral, gjë që ndikoi në furnizimin me energji elektrike për banorët e qytetit", tha Terekhov në Telegram.
Ndërtesa banimi, dyqane dhe disa makina u dëmtuan, por nuk u raportuan të lënduar.
Komente
