Komisioni Evropian ka reaguar pas "kthesës" së madhe në qëndrim të presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën. Zëvendës zëdhënësi i KE-së, Olof Gill, në konferencën e përditshme për shtyp, tha se mirëpresin faktin që angazhimi i SHBA ndaj Ukrainës është më i fortë.
"Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të theksohet se ne e mirëpresim faktin që angazhimi me Shtetet e Bashkuara tani është kaq i fortë dhe domethënës në aspektin e përpjekjeve të koordinuara për t'i dhënë fund agresionit rus. Ky angazhim nuk ndodhi rastësisht. Ndodhi sepse Presidentja von der Leyen dhe udhëheqës të tjerë evropianë kanë punuar pa u lodhur për të siguruar që të gjithë partnerët përkatës globalë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të angazhohen në këto çështje siç duhet, siç është e nevojshme. Pra, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, siç e pamë dje në takimin midis Presidentëve von der Leyen dhe Trump, të cilin e konsiderojmë jashtëzakonisht pozitiv në këtë drejtim.", u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Ukraina/ Zelensky: E drejta ndërkombëtare ka rënë! Rubio takohet me Lavrovin: Rusia duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt paqes
Xh.D/ReportTv.al
