Avokat Idajet Beqiri ngre dyshime: Arsyet pse është e vështirë të besohet se Adem Rusi është vetëvrarë! Shteti shqiptar indiferent! 2 shkaqet kryesore pse po vriten shqiptarët në Greqi

7 Dhjetor 2021, 19:32| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 20:04

  • Share

TIRANË- Avokat, Idajet Beqiri ka ngritur alarmin se shqiptarët po vriten në burgjet e Greqisë. Ndalur te rasti konkret, te rasti i Adem Rusit, që sipas mediave greke është vetëvrarë, avokati ngre dyshime që ngjarja nuk është ashtu siç raportohet e për këtë jep argumente.

"Në furgon është toga e shoqërimit, është ndër më të përgatitura të nga pikëpamja profesionale, dhe janë aty që të mos i ndodhë kurrë atij dhe as vetes së tyre, janë të gatishmëri të përhershme, por këtu nuk ka dhe nuk mund të kenë motiv, që dikush mund ta vrasë veten, dhe mund ta gjejë momentin, por ata që kanë qenë grupi i shoqërimit, kanë shpërdoruar detyrën dhe të gjithë duhet të përfundojnë në burg se kanë përgjegjësi ligjore. ka të tjerë që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe mund ta bëjnë, por ato që dalin për 2 muaj, jo", tha ai.

Avokati në 'Studio Live' në Report TV të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj ka listuar edhe 2 shkaqet kryesore që mund të çojnë në vrasjen e të burgosurve shqiptarë në Greqi. E para është me racizmin, trend ky që është parë shumë gjatë viteve 1990-2010 dhe së dyti janë kushtet e këqija në burgjet greke.

"Fillimisht që nga 1991 shkak ka qenë dominonte racizmi dhe nga 2010 kjo dominonte, pas këtij viti Greqia ka marrë një deformim, ku Koridhalos është tmerri ku shkojnë dhe nuk janë të sigurt a do dalin gjalë apo jo dhe atje sundon krimi, aty krimi është në burg, jo jashtë, kryejnë një mori trafiku droge, dhe kur një prokuror serioz futet thellë për të gjetur prova, ato i vrasin, zhdukin prova, dhe gjoja patën konflikt me njëri tjetrin dhe Greqia po trajtohet si një dele e zezë në raport me të burgosurit edhe nga Gjykata e Strasbugut", tha avokati.

Në këtë situatë, ai fajëson edhe shtetin tonë, sipas së cilit është indiferentë duke lënë shqiptarët jashtë Shqipërisë, në mëshirë të fatit.

"Greqia, nëse arrestohet dikush menjëherë merr informacione nga shteti ynë dhe ambasada greke interesohet, ku është çfarë burgu ka, ndërsa ambasadat tona nuk duan t'ia dinë se çfarë bëhet më shqiptarë, në çfarë burgjesh janë, ku janë, çfarë familjarësh kanë dhe kur kanë një informacion bëjnë rol negativë, sepse janë inferior nuk kemi në atë nivel politikën tonë të jashtme, nuk kemi një shtet serioz që liritë e të drejtave të njeriut ta zbatojë për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë", tha ai.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku Adem Rusi, sipas mediave greke i dha fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e këpucëve  brenda një furgoni të burgut si kafaz, teksa po transferohej nga spitali i Amfisës për në burgun e Malandrinos.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/12/2021 01:02

    Po mire more z.Beqiri,jam dakord me ju,qe shteti eshte indiferent gjithashtu dhe per dy shkaqet kryesore,megjithse ato lloj shkaqesh jane ne te gjithe burgjet e botes,po shkaqet perse shqipot perfundojne ne burg,perse nuk i thua?Keto pasoja mund te evitoheshin,sikur ata te respektonin ligjet e vendit.Nuk jemi me ne fillim kur shqipot arrestoheshin per kalim kufiri te parregullt,per mungese dokumentash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?