Avokati Petrit Ismaili zbulon si shkoi ish kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me këmbët e tij në Drejtorinë e Policisë e Tiranës.
Sipas tij në momentin kur ka mësuar për urdhrin e arrestit Dako ka qenë në Tiranë.
“Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Pas sinjalizimit në media që kishte një masë sigurimi njoftova autoritetet e policisë për vendndodhjen e zotit Dako dhe jemi vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë” deklaroi avokati mbrëmjen e sotme pasi doli nga drejtoria e policisë së Tiranës ku po mbahet Vangjush Dako.
Avokati mohon që policia të ketë shkuar në banesën e tij.
“Dako ka qenë në kontakt me autoritetet e SPAK. Bëhet fjalë për dy vendime kolegjiale që janë në fushën e ndërtimit tek autoriteti i bashkisë” tha avokat Ismaili.
Ai e quajti të nxituar arrestimin e Dakos duke thënë se SPAK është nën tryesninë e ndërkombëtarëve por dhe të medias.
"SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg" deklaroi Ismaili.
Lajmi kryesor:
Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues
S.G//ReportTv.al