Avokatët e Elbasanit solidarizohen ndaj kolegut Sokol Mëngjesi, shtyjnë rreth 600 seanca gjyqësore: Jemi ndjerë të kërcënuar  

5 Qershor, 13:06| Përditesimi: 5 Qershor, 13:07

  • Share

1717585644_elbasanavokate.JPG

Edhe avokatët e Elbasanit i janë bashkuar bojkotit 3 ditor, pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë ditën e djeshme, (4 qershor) duke bërë që të shtyhen rreth 600 seanca.

Të veshur me togën e zezë, ata komunikuan vendimin në shenjë solidariteti ndaj kolegut të tyre Sokol Mëngjesi të dhunuar brutalisht më 29 maj në Tiranë.

Kreu i dhomës së avokatisë në Elbasan Demir Çiftja tha se ai dhe kolegët e tij janë ndjerë vazhdimisht të kërcënuar në punën e tyre, teksa thekoi se reforma në drejtësi ka dështuar.

“Ne si dhomë avokatie kemi protuestuar në mbështetje të vendimit që është marr dje nga këshilli kombëtar për bojkotin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së parë Elbasan duke përjashtuar masat e sigurimit. Ne jemi të qëndrimit si dhomë avokatie se po vërtetohet fakti se reforma ka dështuar dhe këto janë pasojat e reformës dhe faktori politik ka lënë mënjan avokatinë, prandaj ne duhet të ngrejmë zërin për të drejtat tona. Të gjithë avokatët kërcënohen nga mënyra nga më të ndryshme nga klientët e tyre dhe kjo vjen si pasojë e reformës në drejtësi. Mbyllja e gjykatave në rrethe i ka bërë qytetarët më agresiv ndaj avokatëve”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, avokatët nga sot 3 ditë bojkot seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat! Mbahen vetëm masat e sigurisë


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?