Emiljano Shullazi në seanca të mëparshme

Avokati del me COVID-19, shtyhet sërish gjyqi kundër Shullazit e katër të pandehurve të tjerë

3 Dhjetor 2020, 11:16| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 11:18

  • Share

Procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, nuk mori zgjidhje dhe në seancën e djeshme (2 dhjetor), pasi gjyqi është shtyrë me shpresën për tu zhvilluar një datë tjetër, brenda muajin dhjetor 2020.

Këtë rradhë shkak i shtyrjes është bërë avokati i të pandehurit, Emiljano Shullazi, pasi nuk ishte i pranishëm në gjyq, për shkak se kishte simptoma të virusit pandemik COVID-19.

Procesi gjyqësor po shtyhet në mënyrë të vazhdueshme, duke u kthyer në një “telenovelë” me shumë seri, ku shkak i shtyrjeve herë janë bërë avokatët mbrojtës dhe herë gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu.

5 të pandehurit, akuzohen nga prokuroria për “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”, kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të organizuar kriminal”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Biznesmeni Ylvi Beqja, ka treguar në gjykatë se përmes presioneve dhe kanosjeve të vazhdueshme i ka dhënë Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, shumën prej mbi 560 mijë euro. Por nga kjo shumë prokuroria mundi të faktojë vetëm 5 tërheqje me çek në bankë.


Lajmi kryesor:

13 viktima nga COVID dhe 782 raste të reja për 24 orë! 480 pacientë në spitale, humb betejën mjeku, 37-vjeçari në Elbasan e polici në Dibër! Pozitiv avokati i Shullazit


E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?