Ambulanca prane spitalit Infektiv

13 viktima nga COVID dhe 782 raste të reja për 24 orë! 480 pacientë në spitale, humb betejën mjeku, 37-vjeçari në Elbasan e polici në Dibër! Pozitiv avokati i Shullazit

3 Dhjetor 2020, 16:17| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 19:25

  • Share

782 raste të reja dhe 13 humbje jete. Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësisë sa i përket shifrave të COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

13 qytetarët që kanë humbur betejën në spitalet COVID janë: 2 nga Fieri, 2 nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 nga Tirana, 1 nga Lushnja, 1 nga Elbasani, 1 nga Pogradeci dhe 1 nga Korça.

Mes viktimave është edhe një 37 vjeçar nga Elbasani i identifikuar si Elton Gegolli, i cili nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditëve të fundit dhe fatkeqësisht nuk ia doli të fitonte këtë betejë. Një tjetër viktimë është shënuar në rradhët e policisë. Sot ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare punonjësi i qarkullimit rrugor Dibër, Munir Xhepa, i cili është infektuar disa ditë më parë teksa mësohet se prej 5 ditësh ka qenë i intubuar në një nga spitalet COVID në kryeqytet.

Gjithsej janë kryer 2.256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë, 31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër, 23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë, 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin, 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat, 5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar, 1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

"MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore", apel ministria.

COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                  782

Të shëruar ne 24 orë                572

Të shtruar në spitale                480

Humbje jete në 24 orë             13

Testime ditore                           2.256

Testime totale                  197.062

Raste pozitive                      40.501

Raste të shëruara             20.484

Raste Aktive                   19.165

Humbje jete                      852

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10282

Durrës  1320

Elbasan  794

Fier  1455

Korçë  982

Vlorë  953

Shkodër  844

Lezhë  742

Berat  649

Kukës  397

Dibër  213

Gjirokastër  534

Ora 19:21
I infektuar me COVID, humb betejën mjeku Myftar Zemani

COVID shënon një tjetër humbje jete në rradhët e bluzave të bardha.

Sot ka ndërruar jetë mjeku Myftar Zemani i njohur si doktor Tarja. Lajmi është bërë i ditur nga të afërm dhe miq të tij në rrjete sociale.

Avokati Genc Gjokutaj e ka dhënë lajmin e trishtë në një postim në rrjete sociale.

"Sot është ndarë nga jeta për shkak te COVID, mjeku dhe humanisti Myftar Zemani ( doktor Tarja ). Kjo flamë e zeze jo vetem qe na e mori doktor Taren por nuk na lejon qe ti bëjmë edhe nderimet e fundit ashtu siç i takon! Të qoftë dheu i lehtë i dashuri Tare dhe shpirti yt qoftë në parajsë. Me dhimbje Ilir Balili, Haxho Balili (Gjokutaj ), Shaho Balili ( Nanaj ), Antoneta Balili (Saliu )", shkruan ai.

I lindur më 10 shkurt 1942 në Kuç të Vlorës, doktor Tarja pas mbarimit të fakultetit të mjekësisë, shërbeu në Bishan, Roskovec, Fier etj. Kudo ku ka punuar është dalluar për shpirtin human, i papërtuar, i lidhur me banorët edhe për hallet e shqetësimet e tyre, duke u bërë kështu një figurë popullore.

Ora 16:16
U shtrua në spital prej COVID-it, Berisha: Jam mirë, shihemi së shpejti

1607021025_5fc7b7f875d5fetritberishaspal159585048844209.jpg

Futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares Etrit berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas njoftimit se ditën e djeshme u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit nga koronavirusi.

Në ‘inst-story’ futbollisti i Spal ka shkruar: “Përshëndetje të gjithëve. Desha t’ju informoj se kontrollet që kam pasur dje kanë shkuar gjithçka mirë, Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet. Shihemi së shpejti”, shkruan Berisha në “Instagram”.

Berisha është konfirmuar pozitiv me koronavirus që prej datës 27 nëntor, ndërsa sipas klubit të tij në Itali u infektua teksa u grumbullua me kombëtaren shqiptare.

Ora 12:56
I infektuar me COVID, shërohet deputeti Andi Përmeti

1607021070_1601630888andipermetiu.jpg

Deputeti Andi Përmeti ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e bën të ditur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte (3 dhjetor).

“Kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi betejën e COVID-19”, tha ai.

Deputeti është infektuar disa javë më parë dhe nuk e ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai u dërgua për kurim në Turqi ku duket se pas trajtimit arrit të fitojë betejën me COVID.

Ora 11:16
Avokati del me COVID-19, shtyhet sërish gjyqi kundër Shullazit e katër të pandehurve të tjerë

Procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, nuk mori zgjidhje dhe në seancën e djeshme (2 dhjetor), pasi gjyqi është shtyrë me shpresën për tu zhvilluar një datë tjetër, brenda muajin dhjetor 2020.

Këtë rradhë shkak i shtyrjes është bërë avokati i të pandehurit, Emiljano Shullazi, pasi nuk ishte i pranishëm në gjyq, për shkak se kishte simptoma të virusit pandemik COVID-19.

Procesi gjyqësor po shtyhet në mënyrë të vazhdueshme, duke u kthyer në një “telenovelë” me shumë seri, ku shkak i shtyrjeve herë janë bërë avokatët mbrojtës dhe herë gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu.

5 të pandehurit, akuzohen nga prokuroria për “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim marrjen e pasurisë”, kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të organizuar kriminal”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Biznesmeni Ylvi Beqja, ka treguar në gjykatë se përmes presioneve dhe kanosjeve të vazhdueshme i ka dhënë Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, shumën prej mbi 560 mijë euro. Por nga kjo shumë prokuroria mundi të faktojë vetëm 5 tërheqje me çek në bankë.

Ora 10:58
COVID i merr jetën një 37-vjeçari në Elbasan, nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese

ELBASAN- COVID-i i ka marrë jetën një 37-vjeçari në Elbasan.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi mëson se 37-vjeçar i identifikuar si Elton Gegolli nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditëve të fundit, ku fatkeqësisht nuk ia doli të fitonte këtë betejë.

Ora 10:22
Mbyllet Shtëpia e Fëmijës në Vlorë/ 9 punonjës dhe 4 fëmijë me COVID!

VLORË- 13 raste pozitive me COVID, mes tyre dhe 4 fëmijë kanë çuar në mbylljen e Shtëpisë së Fëmijëve në Vlorë. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se kanë rezultuar me COVID 9 punonjës dhe 4 fëmijë, të cilët do të izolohen për 14 ditë.

Inspektorati Shtetëror Shëndetsor (ISHSH) ka bërë me dije se se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë hyrje-dalje në institucion. Personeli do të karantonohet në banesën e tyre, teksa 4 fëmijët në ambiente të veçanta nga fëmijët e tjerë.

"Inspektorati Shtetëror ka marrë vendim karantinimi për 144 ditë për 9 personel dhe 4 fëmijë po ashtu pozitiv, ato do të karantinohen në shtëpinë e foshnjes ndërsa personeli në shtëpitë e tyre dhe pas 14 ditëve do të vijmë sërish për një kontroll të dytë. Ata që janë pozitiv do të qëndrojnë në ambiente të ndryshme", tha përfaqësuesja e Inspektoriatit.

Në këtë institucion ndodhen 22 fëmijë nga 0 në 6 vjeç, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe 6 anëtarë të stafit do të qëndrojnë në shtëpinë e fëmijës për 24 orë.

Ora 08:39
Prej 5 ditësh i intubuar, ndërron jetë nga COVID një punonjës i policisë rrugore Dibër

TIRANË - Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë mëngjesin e kësaj të enjte (3 dhjetor).

Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare një punonjës i qarkullimit rrugor Dibër, Munir Xhepa.

Ai është infektuar disa ditë më parë teksa mësohet se prej 5 ditësh ishte i intubuar në një nga spitalet COVID në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri u shënuan 705 raste të reja dhe 17 viktima si pasojë e koronavirusit.

Munir Xhepa
Komento

Komente

  • Bledi: 03/12/2020 20:56

    Ngushellime familjes te doktorrit qofte i xhenetit,,dhe i bejme thirrje ministrise qe te ruaje shendetin e mjekeve o sot o kurre..,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?