VLORË- 13 raste pozitive me COVID, mes tyre dhe 4 fëmijë kanë çuar në mbylljen e Shtëpisë së Fëmijëve në Vlorë. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se kanë rezultuar me COVID 9 punonjës dhe 4 fëmijë, të cilët do të izolohen për 14 ditë.
Inspektorati Shtetëror Shëndetsor (ISHSH) ka bërë me dije se se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë hyrje-dalje në institucion. Personeli do të karantonohet në banesën e tyre, teksa 4 fëmijët në ambiente të veçanta nga fëmijët e tjerë.
"Inspektorati Shtetëror ka marrë vendim karantinimi për 144 ditë për 9 personel dhe 4 fëmijë po ashtu pozitiv, ato do të karantinohen në shtëpinë e foshnjes ndërsa personeli në shtëpitë e tyre dhe pas 14 ditëve do të vijmë sërish për një kontroll të dytë. Ata që janë pozitiv do të qëndrojnë në ambiente të ndryshme", tha përfaqësuesja e Inspektoriatit.
Në këtë institucion ndodhen 22 fëmijë nga 0 në 6 vjeç, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe 6 anëtarë të stafit do të qëndrojnë në shtëpinë e fëmijës për 24 orë.
Lajmi kryesor:
13 viktima nga COVID dhe 782 raste të reja për 24 orë! 480 pacientë në spitale, humb betejën mjeku, 37-vjeçari në Elbasan e polici në Dibër! Pozitiv avokati i Shullazit
B.K.//ReportTv.al