Gjykata e Vlorës

Kronikë

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi, autoritetet të hetojnë incidentin e shëmtuar

10 Tetor, 15:54| Përditesimi: 10 Tetor, 16:02

  • Share

1760104648_gjykataevlores.png

Dhoma e Avokatisë ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llani dhunoi punonjësin e sigurisë në këtë institucion.

Në reagimin publik, Dhoma e Avokatisë thotë se distancohet nga kjo ngjarje e shëmtuar, siç e cilëson, dhe i bën thirrje institucioneve që të hetojnë rastin.

Reagimi i Dhomës së Avokatisë:

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati Redi Llanaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë, Vlorë në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të padenjë dhe të pahijshme për figurën e Avokatit. Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për të ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionarëve dhe punonjësve në sistemin e drejtësisë, nisur nga vrasja e Gjyqtarit Astrit Kalaja. DHASH njofton të gjithë avokatët dhe opinionin publik se po e ndjek me shqetësim dhe seriozitet këtë ngjarje dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin e këtij avokati. Në të njëjtën kohë, inkurajojmë institucionet përkatëse të hetojnë dhe të zbardhin këtë incident të shëmtuar.


Lajmi kryesor:

Tjetër incident në gjyqësor, avokati dhunon punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, policia e arreston! Dhoma e Avokatisë: Distancohemi (EMRI)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?