Një tjetër incident është shënuar në gjykata e vendit. Kësaj radhe në Vlorë.
Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.
Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur. Por roja nuk e lejoi duke e kundërshtuar dhe duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Për këtë arsye nuk e ka lejuar të hyjë në ambientet e brendshme.
Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.
Menjëherë pas incidentit, avokati u shoqërua në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe më pas iu komunikua arresti. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës.
Ndërkohë, për incidentin ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë, duke u distancuar nga kjo ngjarje dhe u ka bërë thirrje autoriteteve për ta hetuar deri në fund.
Redi Llanaj është edhe avokat i Monika Kryemadhit.
Kujtojmë se paraditen e sotme, në Apelin e Tiranës një qytetar kërcënoi rojen e sigurisë duke i thënë “jeni për t’u vrarë të gjithë”.
Në të njëjtën gjykatë, në datë 6 tetor 2025 në ambientet e brendshme të Apelit u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.
Policia e Vlorës ka arrestuar avokatin Redi Llani pasi dhunoi fizikisht rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës.
Policia e akuzon atë për goditje për shkak të detyrës.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Dhoma e Avokatisë ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llani dhunoi punonjësin e sigurisë në këtë institucion.
Në reagimin publik, Dhoma e Avokatisë thotë se distancohet nga kjo ngjarje e shëmtuar, siç e cilëson, dhe i bën thirrje institucioneve që të hetojnë rastin.
Reagimi i Dhomës së Avokatisë:
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati Redi Llanaj, anëtar i Dhomës së Avokatisë, Vlorë në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të padenjë dhe të pahijshme për figurën e Avokatit. Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për të ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionarëve dhe punonjësve në sistemin e drejtësisë, nisur nga vrasja e Gjyqtarit Astrit Kalaja. DHASH njofton të gjithë avokatët dhe opinionin publik se po e ndjek me shqetësim dhe seriozitet këtë ngjarje dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin e këtij avokati. Në të njëjtën kohë, inkurajojmë institucionet përkatëse të hetojnë dhe të zbardhin këtë incident të shëmtuar.
Komente

Gjykata duhet të jetë shum e ashpër për këtë plerë.
PërgjigjuBesimi ke sistemi drejtesise exhte me i ulet se para reformes Rama. Mire keq mbaronte gjyqi brenda vitit ne 2 shkalle. Sot une kam nga 2017 ne apel.
Përgjigjuhahahahahha cfare kafsherie nga te gjitha anet….hahahahahah ky dashka mare per bodygard jo per avokat. Mos fajesoni gjithmone politiken o milet,dhe ato kriminele e kafshe jane po problemi ne shqiperi fillon ke palca…populli … populli urren njeri-tjetrin,per dallim krahinash briten njerez pa fund ne shqipni.nuk kam njohur popull tjeter me urrejtes se sa ne,tu vra vllai vllain e rrih apo bej sherre me ke te dalinperpara…un jam me i forte…injoranca ka arritur parajsen e nuk mund te bjeri perposhte drejt ferrit…
PërgjigjuE kur mendon qe avokatet hyne ne greve se ndihen te pasigurt.
Përgjigju