Pas përfundimit të seancës, avokati i Adjola Lakrës, tha për mediat se ajo është mbajtur në burg thjesht për shkak të helmimit që i është bërë opinionit nga të pavërtetat e nxjerra dhe se Lakra nuk ka asnjë lidhje me ngjarjes, as ka telefonuar Billën dhe as ka marrë para për të dhënë informacion për të. Avokati tha se nuk ka prova që të faktohet akuza ndaj vajzës dhe se ajo po hetohet në rolin ndihmës.
“E vërteta me sa duket nuk është as ajo që ka ndodhur dhe as ajo që provohet. E vërteta qenkan shpifjet që publikohen në gazeta. Vajza nuk i ka thënë kurrë ato që nxirrni ju. Shumë shpejt kur të dalë e lirë do flasim prapë. Sot ajo ngeli në burg për shkak të helmimit që i është bërë opinionit. I vetmi moment mëkat mund të them është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njohur një prej të dyshuarve. Ajo po hetohet në rolin e ndihmës por do ta kuptoni që as këtë rol nuk e ka. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sinqerta. S’ka pasur dijeni për rastin, s’ka qenë në dijeni se kishte gjakmarrje në mes. Ditën e ngjarjes ajo s’ka telefonuar njeri, por e kanë telefonuar. U garantoj që asnjëherë as e ka ditur as është paguar. Njohja me Billën është bërë nëpër rrjetet sociale. Por nuk do them gjë më shumë, pasi nëse vazhdoj mund të cenoj hetimin”,- tha ai.
Lajmi kryesor:
Nxori në pritë Billën/ Burg për Adjola Lakrën! Pamjet e saj në gjykatë: S'kam marrë para! Gjeta nipin e autorit që i binte timonit me grushte më tha 'kanë vrarë Lanin'
//ReportTv.al