Nxori në pritë Billën/ Burg për Adjola Lakrën! Pamjet e saj në gjykatë: S'kam marrë para! Gjeta nipin e autorit që i binte timonit me grushte më tha 'kanë vrarë Lanin'

29 Qershor 2020, 10:01| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 16:38

  • Share

E veshur me bluzë me mbishkrimin super fuqi dhe e pajisur me masa mbrojtëse anti Covid-19, Adjola Lakra ka dalë para gjykatës penale të Tiranës ku gjyqtari Lazer Sallaku e ka lënë ne masën e sigurisë “arrest me burg”. 26 vjeçarja e cila dyshohet se u përdor si “karrem” për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën me të cilin ishte dhe në lidhje dashurie, përpara prokurorëve ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë vrasje, teksa ka hedhur poshtë dhe zërat se ajo ishte paguar nga Viktor Marku për të nxjerrë në pritë viktimën.

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të Adjola Lakrës në prokurorinë e Tiranës  ku thotë se me Sebastina Malin kanë qenë të lidhur, ndërsa me Billën është njohur pas një ftese që ai i kishte bërë në Instagram

 “Unë kam qenë e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja në të njëjtin pallat ku e ëma e tij kishte parkukerinë. Jemi lidhur por më pas jemi ndarë, fillimisht më ka bërë Billa ftes në Instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmonë takoheshim në të njëjtin vend pasi Hekurani nuk lëvizte”, tha Lakra.

Adjola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për ta nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor. Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin. Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëviz në vende të tjera, për shkak konfliktit për hakmarrje.

Adjola Lakra gjatë seancës në gjykatë

Kjo dëshmi ka hedhur poshtë deklaratën e saj të parë ku pranoi se i kishte ngritur pritë të dashurit Hekuran Billa dhe se ishte paguar nga Viktor Marku për t'i dhënë informacione për Billën.  Megjithatë Lakra mohon të kishte dijeni se do ta vrisnin. Lidhja e saj me Hekuran Billën ka ndodhur rreth 1 vit më parë, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës, ku gjyqtarja Hoxha e Liroi me kusht.

Ekzekutim me një plan mafioz duket ka nisur të thurret që në vitin 2006 nga Viktor Marku, atëherë kur Hekuran Billa i vrau vëllanë, Prel Markun në Angli. Në total, pas arrestimit të Lakrës, shkon në 3 numri personave që u janë vënë pranga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel Markut, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin. Viktor Marku, u arrestua në Mal të Zi, i cili kishte hyrë ilegalisht dhe tentoi që të largohet që andej me identitet tjetër.

Hekuran Billa dhe Prel Marku

Si u ekzekutua Hekuran Billa? Arrestimi i nipit të Viktor Markut, Sebastian Malit si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës dhe zbulimi i një videoje hodhën dritë më shumë mbi ngjarjen. Report Tv siguroi një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se lajmëroi atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që mori atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore bënë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t'u hakmarrë për vrasjen e dajës.

Viktor Marku dhe Sebastin Mali

Ora 16:19
'Kanë vrarë Lanin'/ Rrëfimi i Adjola Lakrës: Gjeta nipin e autorit që i binte timonit me grushte! Qamë të dy në garazh

Lidhja intime e Adjola Lakra me Hekuran Billën, ka ndodhur pas një ftese për miqësi që i dashuri i saj Sebastian Mali i ka bërë Hekuranit, por duke përdorur profilin e Instagramit të Adjolës. Gjithçka ka qenë e mirëmenduar dhe aspak rastësore, pasi Sebastian Mali, nipi i Prel Markut të vrarë në 2006 në Angli, ka vënë në zbatim një plan të mirëorganizuar. Hasmi i tij, Hekuran Billa, kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga qelia e burgut të Fushë-Krujës, dhe për këtë ai së bashku me dajën e tij Viktor Marku kanë filluar të mendojnë për strategjinë e vrasjes së Billës.

Për këtë është përdorur "karremi" Adjola Lakra, një vajzë 26-vjeçare që çuditërisht ra në dashuri me dy persona hasëm të betuar me njëri-tjetrin dhe për çudi me të dy mbante kontakte të vazhdueshme. Sapo Adjola Lakra,është arrestuar policia i ka kërkuar që të dorëzojë telefonin e saj, pasi numri i saj ishte ndër numrat e fundit që kishte biseduar me viktimën Hekuran Billa. Por vajza, 26-vjeçare nuk ka qenë në gjendje të japë një argument duke treguar se aparatin telefon nuk e kishte, pasi e thyeu plotësisht sapo kishte mësuar vrasjes e të dashurit të saj Hekuran Billa. Por një dyshim shumë i fortë është dhe fakti se mbrëmjen e krimit 26-vjeçarja Lakra nuk ka qenë fare në zonën e Komunës së Parisit, aty ku ajo e kishte thirrur Hekuran Billën për takim, pasi siç tregon vajza, ajo ishte vonuar për të shkuar në vendin e takimit, pasi kishte shumë trafik.

Një rrëfim kontradiktor që shton akoma dhe më tepër dyshimet për implikimin e saj në këtë vrasje, duke luajtur me dy porta. Kjo pasi siç ka treguar në polici Adjola Lakra, sapo ka mësuar nëpërmjet lajmeve në telefon se ishte vrarë Hekuran Billa, ajo ka shkuar në pallatin e saj dhe ka parkuar makinën në garazh. Çuditërisht sërish në ambientet e garazhit ka takuar ish-dashurin e saj, Sebastian Mali, i cili sipas saj ishte duke qarë dhe i binte timonit me grushta. Vajza ka treguar se aty ka filluar të qajë dhe ajo, dhe në këto moment e ka parë Lulja, mamaja e Sebastianit dhe e ka pyetur se çfarë ke, por 26-vjeçarja i ka thënë se “…kanë vrarë Lanin…”. Ky takim rastësor brenda në garazh mes dy ish-dashnor të përlotur ka shtuar akoma dhe më tepër dyshimet për Adjola Lakran, njeriun që sipas policisë nxori në pritë të dashurin e saj Hekuran Billa, duke mos i shkuar fare në takim, por e lënë në fatin e qitësve. Në rrëfimin e saj vajza 26-vjeçare ka treguar më tej se ishte lidhur me Sebastian Malin dy vite më parë, kur ajo kishte ardhur në Tiranë, ku dhe jeton me familjen. Në një parukeri është njohur me Lule Malin, e ëma e Sebastian Malin e më pas ka krijuar një lidhje intime me djalin e saj. Mirëpo sipas saj një ditë Sebastiani i ka marrë telefonin duke i thënë se dua të shoh diçka dhe klikoi një llogari në instagram me emrin Lani Billa, e më pas i bëri ftesë. “…unë e kam pyetur se kush është ky tipi dhe ai më ka thënë “…është hasmi im…”.

Por më tha mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Personi me emrin Lani Billa më pranoi ftesën, ne filluam të flasim dhe unë ta pëlqej atë. Nga Billa kam mësuar se ai jetonte në Anvers të Belgjikës dhe do të takoheshin sapo të vinte në Tiranë. Të dy kanë krijuar një lidhje intime në muajin nëntor 2019 dhe takoheshin çdo herë pranë qëndrës “Kristal”, pasi Hekuran Billa, kishte marë një shtëpi me qëra aty. Teksa ka krijuar lidhjen me Hekuran Billën, 26-vjeçaria tregon se filloi të frekuentonte shpesh të dashurin e ri në banesën me qira. Pikërisht në këtë kohë ajo i ka dhënë fund lidhjes me Sebastian Malit, duke i pohuar këtij të fundit se i pëlqente Hekuran Billa, ndërkohë çuditërisht ky çift ndahet pa zhurmë ku sipas Adjolës, Sebastiani i ka pohuar qetësisht se:“…ajo kishte jetën e saj dhe duhet të vazhdonte jetën me të dashurin e ri…”. Një situatë sa sureale dhe ironike për një kapërcim dashurie nga njëri hasëm tek hasmi tjetër, në një kohë kur vajza 26-vjeçare edhe pse pranon se i kishte dhënë fund lidhjes me Sebastian Malin, vijonte të takohej me të herë pas here dhe ta ushqente me informacione të dashurin e parë për Billën./Përgatiti Elton Qyno

Ora 13:44
Gazetari Elton Qyno: Vajza mund të jetë shantazhuar me video intime për t'u infiltruar si 'karrem' te Billa (VIDEO)

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv tha se prokuroria e ka vendosur me shpatulla pas murit Adjola Lakrën me provat e grumbulluara si të implikuar në vrasjen e Billës. Hasmi e kishte menduar mjaft mirë planin kundër Billës. Qyno tha se kishte qenë nëna e Sebastian Malit, që kishte ndikuar në lidhjen e Adjolës me djalin e saj. Por si kaloi vajza mw pas në anën tjetër, të hasmit të të dashurit? Elton Qyno thotë se vajza mund të jetë shantazhuar me video intime, presion ose me lekë që të afrohej me Billën për të marrë informacion dhe për ta goditur më pas.

"Që në momentet e para është evidentuar se ngjarja kishte një prapavijë hasmërie mes dy familjeve në Dukagjin. Më të mistershme e bën përfshirja e një vajze që shërbeu sipas prokurorisë si 'karremi' që ka thirrur Billën dhe ka marrë informacion prej tij. Vajza ka mohuar faktin që nuk kam pasur dijeni që do ta vrisnin, ka pasur dijeni ka qenë se Billa ka qenë hasmi i Sebastian Malit, por ajo që e bën të çuditshme është fakti përse kapërceu në një lidhje intime nga Sebastian Mali te Hekuran Billa. Ky fakt e përfshin në dyshime të arsyeshme që ka shërbyer si karrem për të ekzekutuar Billën.

Vajza është personi që e ka thirrur në takim viktimën Hekuran Billa. Nuk do të merret 100% e besuar deklarata e vajzës, por prokuroria dhe policia kanë fakte të reja. Nuk vërtetohet se ka marrë para. Të gjithë të arrestuarit kanë dhënë alibinë e tyre. Hekuran Billa u lirua në 22 shkurt dhe 2 muaj më pas krijon një lidhje intime, kjo tregon se kjo është kryer për të vjelë informacion dhe një skenar për eliminimin fizik të Billës. Është një kapërcim i dyshimtë nga njëra lidhje te tjera të personazheve që janë hasm. Adjola është filmuar me Sebastian Malin, por thotë se e ka pasur ish-të dashur dhe fqinj në pallat.

Ajo ka treguar se ka qenë nëna e Sebastianit, parukere që ka shërbyer si indicie për të krijuar shoqërinë dhe lidhjen intime mes Sebastianit dhe Adjolës. Vajza është përdorur, qoftë, këtu mund të jetë përdorur shantazhi, video intime që mund të ketë pasur me Sebastian Malin, presioni apo dhënia e parave vetëm e vetëm për të krijuar një situatë për të marrë informacion për lëvizjet e Billës. Provat e vendosin me shpatulla pas murit. Kjo ngjarje e përfshin në një skenar mafioz për të ekzekutuar Billën. Ngjarja do të ketë pasoja të tjera, janë dy familje në hasmëri nga një zonë veriore, ku kanuni për cdo vrasje përkthehet në vrasje të njëpasnjëshme.

Policia po qëndron vigjilente për të mbajtur në mbikëqyrje dy familjet për të mos përshkallëzuar situatën e atentateve nga të dyja palët. Vajza ka bërë punë të ndryshme në Tiranë, call center. Por fakti që është bërë pjesë e pallatit ku banon Sebastian Mali e ka implikuar në këtë ngjarje. Me vullnetin e saj apo presionin e Malit, ajo ka dhënë informacione të herëpashershme, që del nga verifikimi i telefonit të Lakrës e përfshinë në një ngjarje të rënda" tha gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Ora 11:53
Avokati i Adjola Lakrës: Nuk ka prova ndaj saj, u mbajt në burg pas shpifjes që helmuan opinion publik (VIDEO)

Pas përfundimit të seancës, avokati i Adjola Lakrës, tha për mediat se ajo është mbajtur në burg thjesht për shkak të helmimit që i është bërë opinionit nga të pavërtetat e nxjerra dhe se Lakra nuk ka asnjë lidhje me ngjarjes, as ka telefonuar Billën dhe as ka marrë para për të dhënë informacion për të. Avokati tha se nuk ka prova që të faktohet akuza ndaj vajzës dhe se ajo po hetohet në rolin ndihmës.

“E vërteta me sa duket nuk është as ajo që ka ndodhur dhe as ajo që provohet. E vërteta qenkan shpifjet që publikohen në gazeta. Vajza nuk i ka thënë kurrë ato që nxirrni ju. Shumë shpejt kur të dalë e lirë do flasim prapë. Sot ajo ngeli në burg për shkak të helmimit që i është bërë opinionit. I vetmi moment mëkat mund të them është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njohur një prej të dyshuarve. Ajo po hetohet në rolin e ndihmës por do ta kuptoni që as këtë rol nuk e ka. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sinqerta. S’ka pasur dijeni për rastin, s’ka qenë në dijeni se kishte gjakmarrje në mes. Ditën e ngjarjes ajo s’ka telefonuar njeri, por e kanë telefonuar. U garantoj që asnjëherë as e ka ditur as është paguar. Njohja me Billën është bërë nëpër rrjetet sociale. Por nuk do them gjë më shumë, pasi nëse vazhdoj mund të cenoj hetimin”,- tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 30/06/2020 09:11

    Po me mua mi pjeshka pse nuk doje te njiheshe ti?apo mua me dihet nga me vijne leket kurse atij as zoti se di se si i ka bere...buce

    Përgjigju
  • valdete: 30/06/2020 00:32

    QARI I gardianeve te burgut me kete vajze,,,po c'tu desh te lidheshe me kriminele moj tyryfycke,,,kap sapunin tani ne burg...

    Përgjigju
  • Loran: 29/06/2020 16:45

    Ksaj esht me ja djeg ca ka e ca ska rrac ku*vash

    Përgjigju
    • O Loran vllai: 29/06/2020 17:11

      Ska faj kjo.

  • Hasoni: 29/06/2020 16:30

    fshati digjet ku*va krifet hajde hajde kjo karafilja sex live.. ;)

    Përgjigju
  • Rroja: 29/06/2020 15:31

    Qeka per tfillu pun rroje burgu ne shqiperi me gjith kto bisha qe po han nga 20 vjet.Mashalla bedenat goca xhaxhit.

    Përgjigju
  • xnxx.com: 29/06/2020 14:44

    o flliqsire nuk te vjen turp qe dhe kapardisesh para kamerave. se ke kuptu akoma se je 26 e do dalesh 60vjece. puttane e ndyreee

    Përgjigju
  • Juli: 29/06/2020 14:24

    Shume rastesi quhen fakt o ku*va e beratit. Nuk me vjen keq per viktimen se ate qe lypi e gjeti, por kjo duhet ye kalbet ne burg. Prostitucionin nuk po e gjykojme, por veprimet e kesaj monstre jane me kriminale se ata qe realizuan vrasjen. Mos e coni ne burg qelbesiren, cojeni ne fshatin nga ka ardhur dhe te mos kthehet me ne Tirane.

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/06/2020 13:45

    Sa e mira qe eshte do e mor per nuse :p ishalla nuk me vrasin dhe mu

    Përgjigju
    • Ślicznotka: 29/06/2020 15:32

      Po o njesh pse jo!

  • Pop: 29/06/2020 13:08

    Gazetari e be fakt te kryer qe e nxorri ne prite. Minimumi duhet te thote SUPOZOHET ose DYSHOHET...e bete film

    Përgjigju
  • Qamil: 29/06/2020 12:56

    Policia te arrestoj ate qe shkeli ligjin

    Përgjigju
  • Dick: 29/06/2020 12:51

    Hahah I duket vetja sikur eshte ne chat erotik online kur sheh kamer perpara mire qe nuk filloi me u zhvesh...

    Përgjigju
    • Ślicznotka: 29/06/2020 15:30

      Tallet me operatoret dhe gazetaret, ndihet e qet prandaj veproj ashtu.

  • tani: 29/06/2020 12:43

    Për Zanin si përgjigje...nuk po bën njeri gjyqin e askujt dhe pak rëndësi ka vajza në fjalë në kuptimin që daltë sa më shpejt dhe shkoftë pranë familjes së saj. Nuk na ngazëllejnë këto gjëra, as na kënaqin, pra të shikosh një vajzë të re që i shkatërrohet jeta në këtë mënyrë. Debati nis në momentin që shtypi bën publik deklaratat e saj në prokurori dhe ato e nxisin debatin që çfarë e bën që një vajzë e re të pranojë pagesën me para për të nxjerrë një të dashur në pritë? Ç'janë këto rrethana dhe kushte që bëjnë që një vajzë që si mungon gjë të paktën nga paraqitja e jashtme që të nxjerrë të dashurit në pritë për ti vrarë? Flasim për vlerat, parimet, karakterin, besnikërinë dhe dashurinë...dhe në vend të tyre na del që paraja na këmben gjithçka...Historia na tregon që dhe në rrethana shumë rënduese shpirti shitet i fundit jo i pari...kjo e nxit debatin... pa vajza në fjalë është thjesht personazhi i radhës...tema dhe fenomeni janë në aktualitet. Ndaj gjithë të mirat ti dhe vajza...

    Përgjigju
  • Xxx: 29/06/2020 12:01

    Kjo akoma nuk e ka kuptu se ne cloje e kane fut me dashje o pa dashje, me dal me faj te iku gjysma jetes atje mrena,

    Përgjigju
  • Thanoja: 29/06/2020 12:01

    E mire qeka ne paraqitje. Nuk besoj qe kjo te ket gisht ne kete mes. Vetem ti ket then jetes ik e pirdhu sikur ta ket bere

    Përgjigju
  • Eni: 29/06/2020 11:16

    Pushka top o trima , gjaku nuk bahet uje

    Përgjigju
  • Tasimi: 29/06/2020 11:13

    20 vite minimumi bo prap si pjeshk

    Përgjigju
  • Elb: 29/06/2020 11:01

    Si me tundesh e dashur dhe i kap floket sikur je para nje jurie per konkurs bukurie akoma se ke kuptuar me duket qe ke nje gjykatese para, e cila te le gjysmen e jetes mes 4 mureve. Spaske turp fare ti madje as duhet te kishe dal ne gjygj po te rrish brenda dhe mos dalesh me as vet mos maresh as avokat por mbyll fytyren e qelbur dhe fshihe ne burg. Se femrat si puna jote jan llumi i ksaj shoqerie jo ato qe dalin me minifund as ato qe bejn cte duan me jeten e tyre pa i ber keq njeriu por ato si puna jote duhet djegur me acid. Shpirt zez, si ke syrratin ta kan dhen Zoti shpirtin. Rrace e ndyre u shofshin femrat si puna jote. Mos ngelt far.

    Përgjigju
    • Nino: 29/06/2020 13:11

      Zani - eshte shume e vertete ajo qe the...edhe une te njejten mendim kam. Lere gjykaten te beje punen e saj dhe pastaj fol pasi sic e the vete mjafton te dalesh ne tv dhe gjygjin ta bejne gazetaret dhe cmbeti per gjyqetaret. Na Albanistan ky lloj sistemi ka qene e do te jete per tere jeten...

    • tani: 29/06/2020 11:41

      Nuk është puna si i kap flokët se dhe do i kapë se si lë njeri kapse aty dhe s na shqetëson hiç mënyra sesi komportohet ajo pasi duket qarte se eshte e sikletosur, çka është shqetësuese është fakti që kalojnë sa në një dorë në tjetrën, sa nga njëri dashnor tek tjetri jo për hir të dashurisë e ndjenjave se ja bën hallal, por për hir të ca parave të fëlliqura. Që për ato para shesin jo dashnor, po dhe nënë e babë. Shesin shpirtin për ca plaçka, rraqe a ca dreqin i quajnë gjërat që blejnë me ato lekë. Në vend të arsimohen, te punojne qe te jetojne denjesisht, rrinë si parazite dhe shesin prapanicën për pak plaçka, mall dhe rrecka me xixa...Dhe si kjo tregu është mbushur plot..vajza që shesin dhe këmbejnë gjithçka për pak lluks dhe mirëqënie. Të vjen keq kur i sheh ne ç derexhe janë katandisur brezi i saj dhe jo vetem...

    • Zani: 29/06/2020 11:27

      Ja bere gjyqin ti? Mbarove pune? E dhe dhe verdiktin?Po prisni o zotrinj se e dyshuar eshte, semos na del qe eshte e pafajshme? Apo mjafton te dalesh ne televizor dhe je fajtor?Jo se me ha per kete se hakun e vet do marri po ma shpif gjyqi qe i bejn gazetarët dhe opinioni publik njerezve para se ti gjykoje ligji.

  • e hene: 29/06/2020 10:09

    qe do i besh ca vite burg eshte e sigurt :D

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?