Gazetari Elton Qyno: Vajza mund të jetë shantazhuar me video intime për t'u infiltruar si 'karrem' te Billa (VIDEO)

29 Qershor 2020, 13:44| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 14:13

  • Share

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv tha se prokuroria e ka vendosur me shpatulla pas murit Adjola Lakrën me provat e grumbulluara si të implikuar në vrasjen e Billës. Hasmi e kishte menduar mjaft mirë planin kundër Billës. Qyno tha se kishte qenë nëna e Sebastian Malit, që kishte ndikuar në lidhjen e Adjolës me djalin e saj. Por si kaloi vajza mw pas në anën tjetër, të hasmit të të dashurit? Elton Qyno thotë se vajza mund të jetë shantazhuar me video intime, presion ose me lekë që të afrohej me Billën për të marrë informacion dhe për ta goditur më pas.

"Që në momentet e para është evidentuar se ngjarja kishte një prapavijë hasmërie mes dy familjeve në Dukagjin. Më të mistershme e bën përfshirja e një vajze që shërbeu sipas prokurorisë si 'karremi' që ka thirrur Billën dhe ka marrë informacion prej tij. Vajza ka mohuar faktin që nuk kam pasur dijeni që do ta vrisnin, ka pasur dijeni ka qenë se Billa ka qenë hasmi i Sebastian Malit, por ajo që e bën të çuditshme është fakti përse kapërceu në një lidhje intime nga Sebastian Mali te Hekuran Billa. Ky fakt e përfshin në dyshime të arsyeshme që ka shërbyer si karrem për të ekzekutuar Billën.

Vajza është personi që e ka thirrur në takim viktimën Hekuran Billa. Nuk do të merret 100% e besuar deklarata e vajzës, por prokuroria dhe policia kanë fakte të reja. Nuk vërtetohet se ka marrë para. Të gjithë të arrestuarit kanë dhënë alibinë e tyre. Hekuran Billa u lirua në 22 shkurt dhe 2 muaj më pas krijon një lidhje intime, kjo tregon se kjo është kryer për të vjelë informacion dhe një skenar për eliminimin fizik të Billës. Është një kapërcim i dyshimtë nga njëra lidhje te tjera të personazheve që janë hasm. Adjola është filmuar me Sebastian Malin, por thotë se e ka pasur ish-të dashur dhe fqinj në pallat.

Ajo ka treguar se ka qenë nëna e Sebastianit, parukere që ka shërbyer si indicie për të krijuar shoqërinë dhe lidhjen intime mes Sebastianit dhe Adjolës. Vajza është përdorur, qoftë, këtu mund të jetë përdorur shantazhi, video intime që mund të ketë pasur me Sebastian Malin, presioni apo dhënia e parave vetëm e vetëm për të krijuar një situatë për të marrë informacion për lëvizjet e Billës. Provat e vendosin me shpatulla pas murit. Kjo ngjarje e përfshin në një skenar mafioz për të ekzekutuar Billën. Ngjarja do të ketë pasoja të tjera, janë dy familje në hasmëri nga një zonë veriore, ku kanuni për cdo vrasje përkthehet në vrasje të njëpasnjëshme.

Policia po qëndron vigjilente për të mbajtur në mbikëqyrje dy familjet për të mos përshkallëzuar situatën e atentateve nga të dyja palët. Vajza ka bërë punë të ndryshme në Tiranë, call center. Por fakti që është bërë pjesë e pallatit ku banon Sebastian Mali e ka implikuar në këtë ngjarje. Me vullnetin e saj apo presionin e Malit, ajo ka dhënë informacione të herëpashershme, që del nga verifikimi i telefonit të Lakrës e përfshinë në një ngjarje të rënda" tha gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.


Lajmi kryesor:

Nxori në pritë Billën/ Burg për Adjola Lakrën! Pamjet e saj në gjykatë: S'kam marrë para! Gjeta nipin e autorit që i binte timonit me grushte më tha 'kanë vrarë Lanin'


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?