Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri në një intervistë për "Repolitix" ka bërë deklarata të forta në lidhje me provat që disponon dhe dëshmitarët që do të thërrasë në seancën gjyqësore që pritet të rinisë ditën e nesërme nga Gjykata penale e Tiranës. Avokati Beqiri tha se në seancë do servien prova shkencore dhe tablatet telefonike që vërtetojnë se pse ka ndodhur vrasja dhe motivin e saj.
Idajet Beqiri tha se Azem Hajdari nuk është varë as për motive hakmarrje siç është përfolur kaq gjatë dhe as për arsye politike nga kundërshtari në qeveri asokohe Fatos Nano, por për arsye të mirëfillta politike që përftuan nga ajo ngjarje duke iu referuar Sali Berishës që fill pas vdekjes së Hajdarit realizoi një grusht shteti të armatosur.
"Çështja nuk është zbardhur sepse nuk është për motive hakmarrje siç thuhet. E dyta nuk ka motive politike në aspektin e vranë se kishte interesa pala kundërshtare e tij, por për motive të mirëfillta politike për të bërë atë që ndodhi në Shqipëri dhe për të përfituar ata që përfituan, për të krijuar 14 shtatorin", tha Beqiri.
Si prova avokati paraqiti edhe një shkrim të gazetës Koha Jonë disa ditë parë atentati dhe një informacion të UÇK, ku 6 ditë para atentatin kishin paralajmëruar se po planifikohet që të vritet Azem Hajdari. Avokati tha se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar dhe se po gjendjet një sebep madhor që hakmarrja politike të ishte më fortë se në 1997.
"Gazeta Koha Jonë ka shkruan dhe cituar para atentatit se ju të 6 të zyrtarët e ë lartë të PD, që u arrestuan, nuk do qëndroni aty , ajo që sherrnaja e parë. Kjo është një provë indirekte pasi tregon se diçka po ndodhte dhe kishte motiv politik. Ka informacione nga arvikat e UÇK-së se 6 ditë para ka paralajmëruar se do e vrasin. Ka një sërë provash të tjera. Kjo është një vrasje e paralajmëruar se po përgatitej situata, duhej gjetur një sebep madhor që hakmarrja politike të ishte edhe më e egër se në 1997. Ka ardhur koha ti nxjerrim këto", tha Beqiri
Sipas Beqirit, Berisha është thirrur si dëshmitar për të sqaruar 5 telefonatat që ka kryer më Azem Hajdarin gjatë kohës që ai ishte në miting në Lushnje dhe të sqarojë 20 telefonatat e tjera që ka krye me një numër tjetër me persona të ndryshëm. Sipas avokatit, Izet Haxhia i di këto gjëra pasi ka qenë njeri i brendshëm dhe i besuar i Berishës.
"Ata kishin ardhur nga Tropoja për ti dorëzuar një video Azem Hajdari. Ardhja e tyre ranë në sy të gjithë elitës dhe kreut të saj. Makina e tyre ishte dislokuar aty. Një arsye pse Hajdari erdhi më shpejt nga Lushnja ishte ajo makinë që kishte ardhur aty. Hajdari është marrë 5 herë në Lushnjë nga Berisha dhe ai duhet të jap shpjegime për çështjen, prandaj është thirrur. Janë tabulatet telefonike. Në momentin para se të nxirrej Hajdari, Berisha jo me telefonin e tij por me një telefon tjetër që e përdorte shpesh dhe do thirret dëshmitar edhe ai, ka bërë 20 telefonat të ndryshme", u shpreh Beqiri.
Avokati Idajet Beqiri tha se pas ekzekutimit të Azem Hajdarit telefoni i tij nuk u gjet dhe për këtë është thirrur në gjykatë si dëshmitar Shaban Memia të sqarojë ku është fshehur telefoni i Hajdarit dhe se çfarë dëshmoi atë ditë pas ekzekutimin bodyguard-i i mbijetuar.
"Azem Hajdari iu morr telefoni dhe ju fsheh, nuk është telefoni i tij. Shpjegimin për këtë çështje do e japi Shaban Memia. Ai të sqarojë bashkë me Berishë dhe Ylli Rakipin se çfarë deklaroi bodyguard i mbijetuar pas atentatit. Dëshmia e tij iu regjistrua në diktofon dhe regjistrimi është me zë e me figurë dhe nuk është mohuar deri më sot as nga vetë Berisha", tha Beqiri
Avokati Idajet Beqiri tha se Fatmir Haklaj kishte ardhur në Tiranë për të marrë një video nga dy persona të cilët kishin regjistruar thirrjen e Berishës gjatë një mitingu në Tropojë ku Berisha kërkon Shkëlqim Haklajn gjallë a vdekur në Tiranë. Sipas avokatit, Azemi i kishte thënë babait të Haklajve, Muharremit në takimin e 2 shtatorit se pikërisht këto dy persona e kishin këtë kasetë me zërin e Berishës, për këtë arsye Fatmir dhe njerëzit e tij kishin ardhur për të marrë kasetën dhe për të mbyllur çështjen me Hajdarin dhe se Berisha ishte përgjegjës për vrasjen e Shkëlqimit.
"Pse ishte Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Izet Haxhia ishin në Tiranë? Këtë gjatë Haxhia do e thotë në gjykatë ku do të shfaqen edhe dy video dhe emrat konktretë të dëshmitarëve që do të dilnin atë natë dhe do t'i jepnin videon. Jaho Mulosmani të sqarojë të gjithë detajet e ngjarjes, kush e nxori Hjadarin, pse agravoi dhe situata doli jashtë kontrollit. Ata donin këtë kasetë. Ata quanin të larë Hajdarin dhe se vrasja e Shkëlqim Haklaj ishte nga Berisha. Ky ishte thelbi i takimit", tha Beqiri.
Sipas avokatit që të zbulohet e gjithë ngjarja zbardhja e fabulës që përfundoi me fundin tragjik të Azem Hajdarit duhet të nis që nga qershori me arrestimin e Sadedin Haxhisë dhe Halil Haklaj, pasi aty nis dhe ngjarja se si Fatmir Haklaj dhe Izet Haxhia u bënë bashkë, në një kohë kur nuk kishin asnjë afrimitet.
"Ne do japim komplet fabulën që më herët se 2 shtatori pasi do i duhet gjykatës, që nga qershori i arrestimit të Sadedin Haxhisë dhe Halil Haklaj se po nuk u shpjegua mirë ai moment nuk bën dot lidhje mes Fatmir Hakjalt dhe Izet Haxhisë pse ishin bashkë, ata nuk afroheshin kurrë, çfarë ngjarje i afroi. Kur ta dëgjojë gjykata këto që është me prova që do të vërtetojmë pse u ndodh Izet Haxhia atë ditë bashkë me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmani atje ku ndodheshin", tha Beqiri.
Po mir Mulosmanet ,Haxhit, Hajdaret , Haklajt , Berishajt ; po Beqirajt , c.far duan atje !?. Te paret jane me zakone , tradita e ligje kanunore , dhe ngjarie te tilla jane te tradites , ne ato zona ; dhe ti zgjidhin me mire ndermjet tyre . Mirpo ky far Beqiraj , c'far kerkon , apo edhe ky kerkon te beje zakonin e fisit te tyj . Per ca para , nuk mund te futesh kudo , se mund te paguash ato , kaq shtrenjt sa se mendon .Ti zoteri Beqiraj , mos u bej me i rende bishti nga sqepari ; le te jap vet i interesuari deshmite , mos dil si kerrici para gomarit , per ti treguar rrugen , Izeti i di me mire nga ti gjerat , ti i di me te degjuar , kurse ai - Izeti - pretendon se ka qene prezent .THone se lemin e shine , ai kal qe zihet ne te , ne se s'do ta shish e paguash ti gjithe lemin , mos bej kopetentin , per te trguar se je i pari . Ka nje thenie nga filozofia anonime --popullore--, Sa me shume te hidhesh , aq me shume te hin .
PërgjigjuGjeneral lejnant Shabon Tapia qe bashke me Gazideden urdheruan hapjen e depove te armeve duke rrezuar shtetin brenda 24 oresh duhet te jape llogari para gjyqit per kete akt te rende tradhtie kombetare ne 97 per te cilen u vrane me pas rreth 3000 njerez te pafajshem .
PërgjigjuBerisha duhet djegur i gjall
Përgjigju