Avokati Idajet Beqiri tha se pas ekzekutimit të Azem Hajdarit telefoni i tij nuk u gjet dhe për këtë është thirrur në gjykatë si dëshmitar Shaban Memia të sqarojë ku është fshehur telefoni i Hajdarit dhe se çfarë dëshmoi atë ditë pas ekzekutimin bodyguard-i i mbijetuar.
"Azem Hajdari iu morr telefoni dhe ju fsheh, nuk është telefoni i tij. Shpjegimin për këtë çështje do e japi Shaban Memia. Ai të sqarojë bashkë me Berishë dhe Ylli Rakipin se çfarë deklaroi bodyguard i mbijetuar pas atentatit. Dëshmia e tij iu regjistrua në diktofon dhe regjistrimi është me zë e me figurë dhe nuk është mohuar deri më sot as nga vetë Berisha", tha Beqiri
Lajmi kryesor:
Avokati i Izet Haxhisë: Hajdari nuk u vra për hakmarrje, por motiv të mirëfilltë politik ku përfitoi Berisha! Saliu të sqarojë 5 telefonatat e bëra Azemit në Lushnje dhe 20 të tjerat para se atë ta nxirrnin në pritë
//ReportTv.al