Theodhori Sollaku, avokati i Kreshnik Hajdari në seancën e KQZ ku po shqyrtohet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës tha se nuk ka asnjë shkak për t’i ndërprerë mandatin. Ai tha se Hajdari në Greqi është dënua për shkelje kufiri kur ishte i mitur dhe nuk hyn tek veprat e ndaluara.
“Nuk ka asnjë shkak për të justifikuar ndërprerjen mandatit ët kreshnikut, farë pretendohet nga personat që kanë iniciuar këtë procedurë rezulton që në vitin 99, ku Hajdari ishte në moshën 16 vjeç është kapur nga autoritetet greke për kalim të paligjshëm të kufirit. Është bërë një procedurë që nuk dihet nëse ka qenë penale apo administrative në fund është marrë masa qortim, dhe janë larguar nga shteti grek. Nëse fabula është kaq, nuk është asnjë nga rastet ndaluese të dekriminalizimit.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin për shkelje kufiri, KQZ nuk i ndërpret mandatin si kryebashkiak i Kuçovës! Celibashi: Nuk ka shkak ligjor
SI.E.//ReportTv.al