Kreshnik Hajdari nuk deklaroi dënimin për shkelje kufiri, KQZ nuk i ndërpret mandatin si kryebashkiak i Kuçovës! Celibashi: Nuk ka shkak ligjor

14 Nëntor 2023, 08:47| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 14:37

  • Share

TIRANË- Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që mos t‘i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17 vjeç. Hajdari u paraqit në mbledhjen e KQZ-së, por zgjodhi të mos thotë asnjë fjalë dhe mbrojtjen ta bëjë përfaqësuesi i tij ligjor Theodhori Sollaku. Përkrah tyre, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 3 përfaqësues ligjorë. Pas tyre, edhe Lefter Maliqi, kandidati i aleancës Meta-Berisha për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

Theodhori Sollaku, avokati i Kreshnik Hajdarit tha se nuk ka asnjë shkak për t’i ndërprerë mandatin. Ai tha se Hajdari në Greqi është dënua për shkelje kufiri kur ishte i mitur dhe nuk futet tek veprat e ndaluara.

"Nuk ka asnjë shkak për të justifikuar ndërprerjen mandatit ët kreshnikut, farë pretendohet nga personat që kanë iniciuar këtë procedurë rezulton që në vitin 99, ku Hajdari ishte në moshën 16 vjeç është kapur nga autoritetet greke për kalim të paligjshëm të kufirit. Është bërë një procedurë që nuk dihet nëse ka qenë penale apo administrative në fund është marrë masa qortim, dhe janë larguar nga shteti grek.  Nëse fabula është kaq, nuk është asnjë nga rastet ndaluese të dekriminalizimit.”, tha ai.

Për koalicionin Bashkë Fitojmë që bëri kërkesën për verifikim, ligji i dekriminalizmit parashikon qartazi ndërprerjen e menjëhershme të mandatit nëse nuk është deklaruar në formular një vendimi gjykate.

"I qëndrojmë qëndrimit se mandati duhet ndërprerë menjëherë për shkaqet si vijon, nuk ka rëndësi masa apo lloji i dënimit, sipas ligjit ka rëndësi nëse kjo gjë është deklaruar apo jo në formular. A është i dënuar zotëria me vendim të formës së prerë? Prokuroria e Përgjithshme thotë po. A e ka deklaruar në formular? Përgjigja është jo. Çfarë parashikon ligji dhe vendimi i Kuvendit? Parashikon ndërprerje të menjëhershme të mandatit, qoftë edhe një vendim administrativ", tha Franc Nuri. 

Përgjigjen e dha prerë kreu i Komisionit qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke ju referuar praktikës që ai ka ndjekur prej vitit 2020 kur drejton këtë institucion

"Në vlerësimin tim qëndron bindja që një subjekt që ka detyrimin të plotësojë një formular, nuk ka detyrimin të përfshijë në të të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të kandiduar. Ndaj vlerësoj që nuk ka një shkak ligjor që kryetari i bashkisë Kuçovë t'i ndërpritet mandati", u shpreh Celibashi. 

Ky vendim i shpallur, i cili brenda 30 ditëve mund të ankimohet në KAS, ngjalli revoltën e Lefter Maliqit, i cili artikuloi akuza të rënda ndaj Celibashit.

"Nëse ka marrë para, do dalë, është njeh turp një skandal, diktaturë e pastë", tha Maliqi. 

Drejtësia greke i përcolli pak ditë më parë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që faktonte se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar. Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor. Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë së Kuçovës e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe verifikimet i kreu Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkohë, në Shqipëri, Kreshnik Hajdari nuk rezulton të jetë i dënuar dhe as të ketë ndryshuar emrin, sipas shkresave zyrtare nga Gjendja Civile dhe drejtoria e Burgjeve.

Ora 12:48
KQZ nuk shkarkon Hajdarin, Maliqi sulmon Celibashin: Diktaturë e pastër! Nëse ke marrë para do dalë një ditë

 

Ish-deputeti Lefter Maliqi, ish-kandidat për bashkinë e Kuçovës me koalcionin 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e 14 majit, nuk ka qenë dakord me vendimin e KQZ-së për të mos shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari, i cili nuk kishte dënuar dënimin për shkelje kufiri në Greqi.

'Nëse ka marrë para është një tur,p do të dalë një ditë. Diktaturë e pastër, turp, bandit!'- tha Maliqi.

Ora 12:40
Kreshnik Hajdarit nuk i ndërpritet mandati si kryebashkiak i Kuçovës, KQZ: Nuk ka shkak ligjor

 

KQZ ka marrë vendimin për të mos i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, i cili nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dënimin nga Greqia për kalim kufiri në 23 qershor të vitit 1999, i cili i ishte konvertuar me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk ka shkak ligjor që t’i ndërpritet mandati, pasi ky dënim nuk e pengon për të kandiduar. Celibashi tha se KQZ ka mbajtur qëndrimin që subjekti s’ka detyrim për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana që nuk e ndalojnë që të marrin zyrën publike.

“Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklarues, kryetar i bashkisë së Kuçovës, ka paraqitur formularin e vetëdeklarimit. Ka papritur disa të dhëna. Në gjykimin dhe vlerësimin e tij, ai nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një proces penal administrativ, vendimi është penal, në një kohë të caktuar të zhvilluar në Greqi. Në një vlerësim të tij ka qenë e panevojshme për tu deklaruar ose e ka harruar, kjo s’ka rëndësi në arsyetimin tonë. Kjo e dhënë nuk përbën, tashmë e certifikuar e dhënë edhe nga organi i prokurorisë së përgjithshme, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale që ka marrë dënimin përkatës. Ngelet diskutimi që fakti që se ka deklaruar.  Edhe në respektim të precedentit të krijuar nga ky institucion që prej vitit 2020, ne kemi mbajtur qëndrimin që s’ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formularin e vetëdeklarimit rrethana që nuk e ndalojnë që të marrin zyrën publike. Ky është një qëndrim i konsoliduar prej KQZ. Janë disa raste, si Zef Hila, të gjitha pyetjeve që lidhen me procedime, ndalime i është përgjigjur me jo, se nuk e ndalojnë që të kandidojë si deputet. Në vlerësim tim qëndron bindja që një subjekt që ka detyrimin për shkak të angazhimit që të plotësojë një formular, s’ka detyrim të përfshijë të dhëna që nuk përbëjnë shkak për të kandiduar. Vlerësoj që s’ka shkak ligjor që kreu i bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati”, tha Celibashi.

Ora 12:28
Avokati i kryebashkiakut të Kuçovës: S’ka asnjë shkak për t’i ndërprerë mandatin! Në Greqi u dënua për shkelje kufiri kur ishte i mitur, nuk hyn tek veprat e ndaluara

 

Theodhori Sollaku, avokati i Kreshnik Hajdari në seancën e KQZ ku po shqyrtohet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës tha se nuk ka asnjë shkak për t’i ndërprerë mandatin. Ai tha se Hajdari në Greqi është dënua për shkelje kufiri kur ishte i mitur dhe nuk hyn tek veprat e ndaluara.

“Nuk ka asnjë shkak për të justifikuar ndërprerjen mandatit ët kreshnikut, farë pretendohet nga personat që kanë iniciuar këtë procedurë rezulton që në vitin 99, ku Hajdari ishte në moshën 16 vjeç është kapur nga autoritetet greke për kalim të paligjshëm të kufirit. Është bërë një procedurë që nuk dihet nëse ka qenë penale apo administrative në fund është marrë masa qortim, dhe janë larguar nga shteti grek.  Nëse fabula është kaq, nuk është asnjë nga rastet ndaluese të dekriminalizimit.”, tha ai.

 

Ora 12:22
Juristi i Berishës: Kryebashkiakut të Kuçovës t’i ndërpritet mandati menjëherë, nuk deklaroi dënimin nga Greqia në formular

 

Avokati i Sali Berishës, Franc Nuri në seancën e KQZ ku po shqyrtohet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, thotë se duhet t’i hiqet menjëherë. Ai thotë se nuk ka deklaruar dënimin në formularin e vetëdeklarimit, duke theksuar se nuk ka rëndësi sa është masa e dënimit, por ligji e detyron që ta deklarojë.

“E kemi depozituar si koalicion BF që në muajin prill të 2023 dhe prisnim që sot të vinim në këtë fazë. I qëndrojmë qëndrimit se mandati duhet ndërprerë menjëherë për shkaqet si vijon, nuk ka rëndësi masa apo lloji i dënimit, sipas ligjit ka rëndësi nëse kjo gjë është deklaruar apo jo në formular. A është i dënuar zotëria me vendim të formës së prerë? Prokuroria e Përgjithshme thotë po. A e ka deklaruar në formular? Përgjigja është jo. Çfarë parashikon ligji dhe vendimi i Kuvendit? Parashikon ndërprerje të menjëhershme të mandatit, qoftë edhe një vendim administrativ. Pak rëndësi ka masa e dënimit, rëndësi ka që vendimi është i formës së prerë dhe nuk është deklaruar”, tha Franc Nuri.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe juristi tjetër Altin Kazizaj.

"Në kushtet e një vendimmarrje edhe të Gjykatës së Lartë, në këtë rast jemi kryekëput për ndalimin e ushtrimit të funksionit publik për shkak të mos deklarimit në formularin e dekriminalizimit", tha Kazizaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/11/2023 02:15

    Vendim i sakte!Behej fjale vetem per nje shkeles kufiri 17 vjec dhe nje denim-/qortim/ dhe kur mendon se pas ankeses eshte nje si Lefter Maliqi,ja vlen 100 %.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 14/11/2023 21:09

    Qelbashi eshte paguar nga kaptersalillari o njeres...dhe keto para i ka bekuar vete kryerilindasi edvin duke i puthur tullacerine salillar@korrupsionit

    Përgjigju
  • Qeshtja: 14/11/2023 17:34

    Per qeshtje emigrazioni asnje shqiptar nuk duhet ta humbe mandatin te behet ligj special !

    Përgjigju
  • ajo: 14/11/2023 16:24

    Hallall Celibashi, per nje denim 16 vejç qe eshte femije ti nderpritet mandati. Turp per ata qe flasin. Edhe sikur te ishte madhor boll Lefter Maliqi te mos ishte, nje bastard i ndyre, hajdut, pervers, injorant. Te Lumte Celibashi per qendrimin e drejte.

    Përgjigju
  • Linda: 14/11/2023 15:18

    Juristi Berishes qe i ka "studjuar" kaq mire ligjet po kerkon kete mase? Shume e cuditshme! Ne kufijt me Greqin ju griseshin shqiptareve pashaportat per asgje ashtu kot si ti thoshte mendja policit te turnit dhe kur i kapnin i linin me ore pa uje! Vuajtjet e shtetasve shqiptare nuk ka te drejt asnje kriminel si Berisha dhe asnje politikan tjeter ti politizoj!

    Përgjigju
  • UNE: 14/11/2023 13:34

    STANDART I DYFISHTE, NE RASTE TE NGASHME I KA NDERPRE MANDATIN KRYBASHIKIAKEVE TE TJERE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?