Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani dha një prononcim për mediat pasi kreut të PL iu komunikua zyrtarisht akuza nga SPAK. Cakrani tha se çështja është e montuar me urdhër të Ramës. Ndërsa sipas tij, u mor i pandehur pas zgjedhjeve vetëm me qëllimin që të tërhiqet vëmendja.
Kujtim Cakrani ka bërë një deklaratë të fortë pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është shprehur se ka zyrtarë e ish-zyrtarë të LSI që duhet të ishin prapa hekurave dhe jo Meta.
Përmes avokatit Meta përgjegjësinë e kaloi të ish bashkëpunëtorët e tij në LSI, Petrit Vasilin, Endrit Braimllari apo Luan Rama, për të cilët tha se ata duhet të ishin të pandehur.
“Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike. Meta s’ishte i vetëm në parti, kishte një grup parlamentar, deputet, ministria dhe një kryesi në parti të cilët kanë përgjegjësi direkte për lobimet, njohjet dhe për pagesat Janë tjerë persona që kanë firmosur dhe për lobimin ne SHBA, kanë ngritur dhe kartonat në parlament”, tha ai.
Cakrani ka thënë se në akuzën zyrtare ndaj Ilir Metës, i cili sot u mor zyrtarisht i pandehur, nuk ka ndonjë ndryshim nga dosja e masës së sigurisë.
“Iu komunikua akuza, do bëjmë kërkimet tona. Do kërkojmë të kryhen disa veprime procedurale. Nuk ka patur ndryshim nga materiali që është paraqitur për të tre akuzat, korrupsioni pasiv, pastrim parash dhe fshehja e pasurisë. Kishte qëndrim, sepse akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, edhe kur është marrë në pyetje. Hetimet u përfunduan pas zgjedhjeve dhe jemi në këtë moment, pikërisht në momentin që përfunduan zgjedhjet, për të hequr vëmendjen. Pasi të lexojmë materialet, njihemi edhe me aktet, sepse janë fashikuj të tërë, duhen kohë për t’i studiuar. Meta i ka dhënë shpjegimet para se të merrej masa e arrestit. Çështja është e montuar, i drejton autokrati të gjitha veprimet, i ka drejtuar të gjitha veprimet ndaj Metës. Janë persona të tjerë që mbajnë përgjegjësi për lobimet, emrat do dalin, kjo çështje nuk përfundon këtu, do thirren ato persona që ka ngritur kartonët edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Do jetë procesi i shekullit, kjo gjykatë vendos çfarë kërkon prokuroria. Është qëndrim i Metës, ju keni qenë dëshmitar të rrëmbimi të Metës. Nuk pati veprim nga Policia që të verifikonin këta banditë që rrethuan rrugën dhe e arrestuan në atë mënyrë. Nuk ka asnjë hetim. Meta është regjistruar si person hetim më 10 qershor, dhe është arrestuar më 21 tetor, plot 5 muaj më pas. Pse duhet arrestuar Meta, se u lirua Berisha dhe u arrestua Meta. Të dy jashtë nuk mund të rrinin jashtë për zgjedhje”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, SPAK merr të pandehur Metën e Kryemadhin! Kreu i PL: Organizatë në shërbim të verbër të Ramës
SI.E./ReportTv.al