TIRANË- Shtatë muaj pas arrestimit ish Presidenti Ilir Meta tashmë është marrë zyrtarisht i pandehur. Kreut të PL i janë komunikuar nga SPAK akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Akuzat i janë komunikuar nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, prokurorët e dosjes e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Akuzohet pritet t’i komunikohen në vijim edhe të akuzuarve të tjerë, Ema Çoku e Piro Xhixho.
Lajmi për ndryshimin e statusit penal në përballje me drejtësinë bëri që kreu i PL të kishte komunikimin e tij të parë me mediat përmes telefonit të avokatit, ku nuk harroi të sulmonte SPAK, ndërsa e quajti një organizatë në shërbim të verbër të Ramës.
"Nuk kam kurrë ndër mend të kërkoj as mbylljen me procedurë, mezi po pres sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, të shikojmë edhe faktet edhe provat, e çfarë është kjo organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës", shprehet Meta.
2 orë në SPAK qëndroi Monika Kryemadhi, e cila edhe ajo foli për përballje në gjyq.
“Aty prokuror e BKH është Edi Rama. Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe drejtësia hyjnore është ajo që duhet të kemi frikë”, tha Kryemadhi.
Edhe më i ashpër ishte vetë avokati i ri i Metës, Kujtim Cakrani, që shpjegoi se pse ai zëvendësoi Genc Gjokutajn, i shkarkuar dy javë më parë.
“Çështja është e montuar, i drejton autokrati të gjitha veprimet, i ka drejtuar të gjitha veprimet ndaj Metës. Do jetë procesi i shekullit, kjo gjykatë vendos çfarë kërkon prokuroria. Është qëndrim i Metës, ju keni qenë dëshmitar të rrëmbimi të Metës”, tha Cakrani.
Përmes avokatit Meta përgjegjësinë e kaloi të ish bashkëpunëtorët e tij në LSI, Petrit Vasilin, Endrit Braimllari apo Luan Rama, për të cilët tha se ata duhet të ishin të pandehur.
“Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike. Meta s’ishte i vetëm në parti, kishte një grup parlamentar, deputet, ministria dhe një kryesi në parti të cilët kanë përgjegjësi direkte për lobimet, njohjet dhe për pagesat Janë tjerë persona që kanë firmosur dhe për lobimin ne SHBA, kanë ngritur dhe kartonat në parlament”, tha ai.
Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest ,e burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani dha një prononcim për mediat pasi kreut të PL iu komunikua zyrtarisht akuza nga SPAK. Cakrani tha se çështja është e montuar me urdhër të Ramës. Ndërsa sipas tij, u mor i pandehur pas zgjedhjeve vetëm me qëllimin që të tërhiqet vëmendja.
Kujtim Cakrani ka bërë një deklaratë të fortë pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është shprehur se ka zyrtarë e ish-zyrtarë të LSI që duhet të ishin prapa hekurave dhe jo Meta.
Përmes avokatit Meta përgjegjësinë e kaloi të ish bashkëpunëtorët e tij në LSI, Petrit Vasilin, Endrit Braimllari apo Luan Rama, për të cilët tha se ata duhet të ishin të pandehur.
“Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike. Meta s’ishte i vetëm në parti, kishte një grup parlamentar, deputet, ministria dhe një kryesi në parti të cilët kanë përgjegjësi direkte për lobimet, njohjet dhe për pagesat Janë tjerë persona që kanë firmosur dhe për lobimin ne SHBA, kanë ngritur dhe kartonat në parlament”, tha ai.
Cakrani ka thënë se në akuzën zyrtare ndaj Ilir Metës, i cili sot u mor zyrtarisht i pandehur, nuk ka ndonjë ndryshim nga dosja e masës së sigurisë.
“Iu komunikua akuza, do bëjmë kërkimet tona. Do kërkojmë të kryhen disa veprime procedurale. Nuk ka patur ndryshim nga materiali që është paraqitur për të tre akuzat, korrupsioni pasiv, pastrim parash dhe fshehja e pasurisë. Kishte qëndrim, sepse akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, edhe kur është marrë në pyetje. Hetimet u përfunduan pas zgjedhjeve dhe jemi në këtë moment, pikërisht në momentin që përfunduan zgjedhjet, për të hequr vëmendjen. Pasi të lexojmë materialet, njihemi edhe me aktet, sepse janë fashikuj të tërë, duhen kohë për t’i studiuar. Meta i ka dhënë shpjegimet para se të merrej masa e arrestit. Çështja është e montuar, i drejton autokrati të gjitha veprimet, i ka drejtuar të gjitha veprimet ndaj Metës. Janë persona të tjerë që mbajnë përgjegjësi për lobimet, emrat do dalin, kjo çështje nuk përfundon këtu, do thirren ato persona që ka ngritur kartonët edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Do jetë procesi i shekullit, kjo gjykatë vendos çfarë kërkon prokuroria. Është qëndrim i Metës, ju keni qenë dëshmitar të rrëmbimi të Metës. Nuk pati veprim nga Policia që të verifikonin këta banditë që rrethuan rrugën dhe e arrestuan në atë mënyrë. Nuk ka asnjë hetim. Meta është regjistruar si person hetim më 10 qershor, dhe është arrestuar më 21 tetor, plot 5 muaj më pas. Pse duhet arrestuar Meta, se u lirua Berisha dhe u arrestua Meta. Të dy jashtë nuk mund të rrinin jashtë për zgjedhje”, tha ai.
Deputetja Monika Kryemadhi, pasi doli nga SPAK, foli edhe për filmin që do të marrë pjesë. Me ironi ajo tha se nuk është vetëm artiste por edhe organizatore.
“Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore. Filmi është artistik, quhet “Me fat”, është emri i personazhit kryesor, një djalë i ri që ka ëndërr për të realizuar në sfida dhe dilema që i krijon jeta në mes dashurisë, sportit, ekonomisë dhe ballafaqimet e jetës. I realizon me sukses nëpërmjet familjes, rrethit shoqëror dhe shtysës që ndodh në jetën e secilit.”, tha Kryemadhi.
Deputetja Monika Kryemadhi, pasi doli nga SPAK, deklaroi se do të flasë vetëm në gjyq. Kryemadhi sulmoi SPAK dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se ka frikë vetëm nga drejtësia hyjnore dhe jo ajo njerëzore.
“Unë ua kam thënë që në janar nuk them asnjë fjalë aty. Shihemi në gjyq, sepse u firmos e gjithë kjo. Içik muhabet s’do bënim me, ca u bë me zgjedhjet apo kush do të kandidojë për prokuror e BKH? Aty prokuror e BKH është Edi Rama. Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe drejtësia hyjnore është ajo që duhet të kemi frikë. Duhet me jetuar fort. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, asnjëri nuk e di”, u shpreh Kryemadhi.
Ilir Meta ka reaguar nga qelia për marrjen të pandehur nga SPAK ditën e sotme, teksa qëndron prej 21 tetorit 2024 i arrestuar dhe teksa priste që t'i komunikoheshin akuzat nga SPAK.
Në një komunikim telefonik me gazetarët (audio), ai e quajti këtë akt të “organizatës në shërbim të verbër ndaj Edi Ramës”, teksa shton se “mezi pret nisjen e procesit gjyqësor, si dhe që t’i urojë për 83 mandatet që i dhanë kryeministrit me Task Forcën e tyre”.
Meta shprehet se do e fitojë këtë proces hetimor ashtu sikurse ka fituar shumë të tjerë, teksa ngriti edhe njëherë shqetësimin për "kapjen e drejtësisë" që me votimin me 69 vota të kryeprokurores Arta Marku dhe më tej vendimeve të Parlamentit kundër tij kur ishte President.
Kreu i PL-së hodhi akuza të forta edhe për tradhti e komplot nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmend emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së, sepse sipas tij, donte të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit. Duket se Meta i referohet Endrit Braimllarit, i cili iu bashkua PS, ndonëse nuk e përmend me emër.
Deklarata e plotë e Ilir Metës nga qelia:
“Çuditërisht askush nuk është paraqitur të më shoqërojë, kam edhe hallin e avokatit tim që po humbet kohën kot. Mezi po pres të shkoj që t’i uroj për 83 mandatet që i dhanë me Task Forcën e tyre kundër opozitës, por edhe me Task-Forcën për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë.
Ata po presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm, të përjetshëm sepse nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale që bën Rama, si inceneratori që nuk ekziston.
Nuk kam kurrë ndër mend të kërkoj as mbylljen me procedurë, mezi po pres sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, të shikojmë edhe faktet edhe provat, e çfarë është kjo organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës. Pjesë e një votimi antikushtetues me 69 vota të një prokurori të përgjithshëm, të Arta Markut, zgjodhi atë në mënyrë të paligjshme dhe pastaj zgjodhi këta.
Nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbyllje me procedurë, ashtu sikurse nuk ka pasur as në të kaluarën. Ky është një proces që do fitohet ashtu siç i ka fituar presidenti Ilir Meta të gjitha proceset hetimore që bëri parlamenti kundër tij me 120 kartona si President i Republikës.
Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan Ilir Metën, që u rrëmbye në mënyrë terroriste, me vetëdije, me blindat e e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij. I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara që me porosinë time dhe këtë e di sekretari i Përgjithshëm i PL, i cili dorëzoi listën me 12 mijë vetash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit që votonin Ilir Metën, duke ia dorëzuar patronazhistëve, sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, në bashkëpunim edhe me bashkëpunëtorët e tjerë".
Monika Kryemadhi flet pasi u mor e pandehur nga SPAK.
"Unë kam fajin që urdhër arreste që kanë ardhur nga bari për bandat e Durrësi u vonuan nga marsi deri në prill. Gjoka ka pasur ndikimin tim që i vonoi urdhër arrestet. Ishin gjithë këto faqe që ishin për t’u firmosur, besoj që shumë shpejt vazhdojnë akoma. Janë në proces hetimi, do kemi edhe një thirrje tjetër. Meqë erdha sot nuk do vij të hënën e parë të qershorit për t’u paraqitur. Për një gjë më vjen keq, që kur nis gjyqi do ta bëjm ëtë hapur. Unë sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën", tha Kryemadhi.
Pasi u mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA, Ilir Meta ka sulmuar SPAK nga burgu. Kreu i Partisë së Lirisë e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.
“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.
Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.”, shkruan Meta.
Sipas tij, me publikimin e akuzave ndaj tij synohet që të spostohet vëmendja nga krimet zgjedhore. Ai thotë se pavarësisht kësaj, do të ballafaqohet me “pseudoakuzat” e Ramës dhe mercenarëve të tij.
“Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij. Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.
Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.”, shprehet Meta.
Postimi i Metës
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.
Komente

MERRINI GJITHCKA METES,, QE KA NGA TOKAT,,SHTEPITE ,VILAT ,,PALLATET,,MAKINAT,,LLOGARITE BANKARE,,RROBAT,,,,E GJER TE LUGA E KEPUCEVE,,SE ME PARET TONA I KA BLERE....
PërgjigjuFuteni këtë artikull te rubrika juaj "lajme të mira" se mua më bëri ta pi një gotë verë të mirë ky lajm. Oh sa u kënaqa!
Përgjigjudrejtesia vonon po nuk harron!!
Përgjigjuo like e hongre o pesh ngrits deshe me i ra me te fortit ti hahahhahah
Përgjigju