Avokati i Princ Lekës për Report Tv: Pas divorcit do kthehet në Pallatin Mbretëror, një pjesë të pasurisë do ia kalojë Elias dhe vajzës! Ja si ndodhi sulmi fizik

6 Mars, 22:19| Përditesimi: 7 Mars, 08:59

  • Share

Avokati i Princ Lekës për Report Tv ka folur mbi situatën e ndodhur ditën e djeshme, ku Princi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj. Avokati Aranit Roshi tregoi për emisionin ‘Repolitix’ se si ka ndodhur ngjarja.

Ai thotë për gazetarin Denis Minga se Princi kishte shkuar të takojë vajzën e tij 3 vjeçare në Pallatin Mbretëror, kur është përballur me sulme verbale dhe fizike nga ish-vjehrri Gjergj Zaharia. Më pas, avokati thotë se edhe Eliza Zaharia është përfshirë duke sulmuar fizikisht Princ Lekën.

“Ai vetë ka zgjedhur që për aq kohë që të finalizohet divorci të mos jetë i pranishëm në banesë, bën vizitat të rregullta për të pasur kontakte me vajzën, për ta ekspozuar vajzën sa më pak të jetë e mundur ndaj efekteve të divorcit. Në këtë vazhdë ka qenë edhe vizita e djeshme. Ka qenë i pranishëm, dhe ka pasur një komunikim aspak të këndshëm me një dhunë verbale me ish-vjehrrin dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike”, tha avokati Roshi për Report Tv.

Ndalur në procesin e divorcit dhe pasurinë, avokati tregon se pasuritë e paluajtshme, mes tyre edhe Pallati Mbretëror, nuk futen në listën e pasurive që ndahen mes çiftit. Por avokati thekson, se Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ka rënë dakord që t’ia kalojë Elias dhe vajzës së tij që t’u sigurojë një jetesë komode.

“Ka dy marrëveshje, janë bërë me akt noterial. Marrëveshja e parë është për zgjidhjen e martesës që është nënshkruar kërkesa dhe depozituar në Gjykatë. Do i nënshtrohet vlerësimit nga gjykata dhe në fund do vendosë ta miratojë duke zgjidhur martesën ligjërisht. Gjykata garanton të drejtat e fëmijës, shikon nëse marrëveshja garanton këto të drejta.

Marrëveshja e dytë është një kontratë, ku Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ja njeh Elias dhe vajzës së tij që tu sigurojë një jetesë komode. Nuk mendoj që arsyeja dhe konflikti është pasuria. Në të gjitha marrëveshjet ka qenë e asistuar nga njohës të ligjit dhe ajo e ka kuptuar dhe ka qenë në dijeni të pasoja që vijnë. Pasuria e trashëguar nuk hyjnë në atë regjim që ndahen mes bashkëshortëve. Ka qenë vullneti që t’i kalojë këto pasuri te vajza dhe ish-bashkëshortja”, u shpreh avokati për Repolitix.

Aktualisht Princ Leka jeton me qira, ndërsa Eliza Zaharia dhe vajza 3-vjeçare jetojnë në Pallatin Mbretëror. Princi zhvillon vizita të vazhdueshme për të takuar vajzën, ndërsa avokati thekson se pas përfundimit të divorcit Princ Leka do rikthehet sërish në Pallatin Mbretëror.

“Do rikthehet, është larguar për të krijuar komoditet për Elian dhe fëmijën. Ky është qëllimi, nuk është se kemi ndonjë zhveshje nga posedimi. Do kthehet tek shtëpia e tij”, thekson Roshi.

Ndërkohë, avokati sqaron se Princ Leka nuk ka ngritur pretendime për kujdestarinë e vajzës, pasi nisur nga mosha e saj, 3 vjeç, është gjykuar që të qëndrojë me nënën.

Ora 08:56
Zbulohet pasuria e Princ Lekës, nga Pallati te ish-hotel Dajti te pronat miliona euro

Tirane- Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha ka zbuluar në Repolitix në Report Tv detaje nga pasuria e Princ Lekës. Basha tha se po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit. Basha tha se kanë edhe prona të paluajtshme.

"Nuk e di sa është pasuria sepse për natyrë nuk pyes kurrë për gjëra të tilla. Prona kanë shumë, disa të marra disa të pamarra. Nuk kam ide shifrash, është në gjendje të rehatshme ekonomike, ka jetuar rehat, s’di të ketë probleme financiare. Di që po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit, e zonja ka marrë një pronë të dhuruar nga princi"

Ai thekson se Princ Leka aktualisht jeton me qira dhe se pas përfundimit të procesit të divorcit do vendoset në Pallatin Mbretëror. Ndërsa sa i takon Elia Zaharisë dhe vajzës, të cilat jetojnë ende në Pallatin Mbretëror,  më pas do të vendosen në një shtëpi tjetër, që sipas Bashës u është dhuruar nga Princi.

“Ai është në shtëpi të tij, ka lënë ish bashkëshorten të jetojë në shtëpinë e tij dhe jeton me qira derisa të mbarojë divorci, është djalë i jashtëzakonshëm. Ai është jetim, gjeti mbështetje te bashkëshortja dhe një familje. Ai jeton jashtë oborrit mbretëror, deri ditën kur të zgjidhet dhe ajo të sistemohet në një banesë tjetër, që ja ka dhënë ky bashkë me një biznes”, tha Basha.

Ndalur në procesin e divorcit dhe pasurinë, avokati tregon se pasuritë e paluajtshme, mes tyre edhe Pallati Mbretëror, nuk futen në listën e pasurive që ndahen mes çiftit. Por avokati Aranit Roshi thekson, se Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ka rënë dakord që t’ia kalojë Elias dhe vajzës së tij që t’u sigurojë një jetesë komode.

“Ka dy marrëveshje, janë bërë me akt noterial. Marrëveshja e parë është për zgjidhjen e martesës që është nënshkruar kërkesa dhe depozituar në Gjykatë. Do i nënshtrohet vlerësimit nga gjykata dhe në fund do vendosë ta miratojë duke zgjidhur martesën ligjërisht. Gjykata garanton të drejtat e fëmijës, shikon nëse marrëveshja garanton këto të drejta.

Marrëveshja e dytë është një kontratë, ku Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ja njeh Elias dhe vajzës së tij që tu sigurojë një jetesë komode. Nuk mendoj që arsyeja dhe konflikti është pasuria. Në të gjitha marrëveshjet ka qenë e asistuar nga njohës të ligjit dhe ajo e ka kuptuar dhe ka qenë në dijeni të pasoja që vijnë. Pasuria e trashëguar nuk hyjnë në atë regjim që ndahen mes bashkëshortëve. Ka qenë vullneti që t’i kalojë këto pasuri te vajza dhe ish-bashkëshortja”, u shpreh avokati për Repolitix

Ora 22:32
Divorci mes Princ Lekës dhe Elia Zaharsië, avokati tregon çfarë do ndodhë me kujdestarinë e vajzës: Më parë s’ka pasur raste dhune

 

Avokati i Princ lekës duke folur për procesin e divorcit mes tij dhe Elia Zaharisë tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me vajzën 3-vjeçare. Avokati Aranit Roshi thotë për Report Tv se Princ Leka nuk ka ngritur pretendime për kujdestarinë e vajzës. Ai thekson se pasi janë konsultuar me ekspertë të fushës kanë gjykuar që për moshën që aktualisht ka vajza do ishte më e përshtatshme të qëndrojë me nënën Elia Zaharia.

"E kemi sqaruar, është konsultuar me ekspertë të fushës së psikologjisë, kemi menduar që sa i përket moshës është më e përshtatshme të rrijë me nënën. Do ketë takime të shpeshta dhe të jetë sa më pranë vajzës në përditshmëri, tha avokati për Report Tv. 

Princi duke qenë se nuk jeton në Pallatin Mbretëror, bën vizita të shpeshta për të takuar vajzën, ndërsa dje u përball edhe me situatën që u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshortja dhe babai i saj.

“Ai vetë ka zgjedhor që për aq kohë që të finalizohet divorci të mos jetë i pranishëm në banesë, bën vizita të rregullta për të pasur kontakte me vajzën, për ta ekspozuar vajzën sa më pak të jetë  e mundur ndaj efekteve të divorcit. Në këtë vazhdë ka qenë edhe vizita e djeshme. Ka qenë i pranishëm, dhe ka pasur një komunikim aspak të këndshëm me një dhunë verbale me ish vjehrrin dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike”, tha Roshi.

Avokati thotë se nuk ka pasur më parë raste dhune.

Gazetari Denis Minga: Pse e filmoi?

Avokati Roshi: Çdo njeri që bëhet subjekt i dhunë duhet ta dokumentojë dhunën. Marrëdhënia mes Elias dhe Princit ka qenë shumë qytetare deri sot, ka qenë një marrëdhënie shumë korrekte. Nuk ka pasur dhunë të mëparshme. Ky është një rast për të ardhur keq që ndodhi. Kësaj dhune i është bashkuar edhe Elia, mendoj që duhej të ishte distancuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bretku: 07/03/2024 06:29

    Filmimi verteton qe dhunen e nisi ai vete.

    Përgjigju
  • Populli: 07/03/2024 05:12

    Pallati sateme princ leshi biri tradhetarit te ketij kombi qe shume bejne sikur su kujtohet e sikur ska ndodhur kurre.Pacin faqen e zeze ata qe po te quajne princ e ata qe ta dhane ate pallat ty. Sa per historine me Elian e pagofsh dhimbjen e saj nje per nje

    Përgjigju
  • Alda: 07/03/2024 04:06

    Cdo njeri qe behet objekt I dhunes duhet ta dokumentoj ne menyre qe ta perdori ne organet kopetente jo ta nxjeri ne media. Ju nuk jeni njerez jeni kafshe qe as femijet nuk kurseni per leke dhe pushteti. Nuk njifni dashuri Nuk njifni empati Nuk njifni asgje vetem leke, dashnore dhe dhune. Nje avokat qe nuk e keshillon klientin e tij te mos e nxejri ne media videon jo vetem qe nuk eshte profesionist por nxite dhe mbeshtet me veprimet e tij realitetin aktual ne shqiperi te dhunimit dhe kercenimeve me video. Kjo video eshte nje tragedia, nuk I sherben askujt pervcese policise. Jeni thejsht primitiv qe jetoni per instikt, avokat kriminel qe jeni akoma me pergjegjes per shkaterrimin e drejtesis sesa gjyqtaret dhe prokurorit e mallkuar te ketij vendi.

    Përgjigju
    • Alda: 07/03/2024 10:00

      Policioto me gojën time kam thene se video I sherben policisë per te hetuar. Nuk kam thene se I sherben policisë per te sulmuar nepermjet publikimit te videos ne media. Publikimi i sherbente atyre qe donin te nxirnin nje femer si te dhunshme dhe te padenje per te rritur femije. I sherbente atyre qe donin te na mbushnin mendjen se ajo Blerta eshte shume me e denje per te qene Mbretereshe. Po meqe ju doli huq tani ktheni te instrumentet e manipulimit se ato i zotroni shume mire.Jeni manipulues te zotet por kurresesi jurist te denje. Filloni manipuloni faktet pastaj tjetersoni rrethanat e faktit nepermjet vendimeve te prokuroreve, pastaj legjitimoni rrethanat e faktit te tjetërsuar nepermjet firmes se gjyqtareve dhe dilni na mbani moral neper media. Jeni qenie qe jetoni me instikte, pa moral dhe pa vlera. Ju vet e dini dhe e pranoni tani bëhuni burra dhe pranojeni ne publik se edhe ne e kemi kuptuar kush jeni.

    • Me gojën tënde: 07/03/2024 08:09

      Kjo video eshte nje tragedia, nuk I sherben askujt pervcese policise. $$$

    • Alda: 07/03/2024 07:53

      Policioto, keto gënjeshtrat shko tregoja studios Braka, se ata qe I prodhoje genjeshtrat kane tendence ti besojne nga halli. E dime tashme te gjithe shqiptaret se kush e drejton sistemin e drejtesise. E morem vesh qe studiot ligjore vendosim fatin e njerzve neper tavolina dhe prokuroret me gjyqtaret firmosin. Nuk ju doli strategjia sic e kishin menduar prandaj tani na tregoni përralla me polic. Avokat kriminel qe beni strategji me jeten, djersen dhe fatin e te tjerve se ju verbon pushteti. Mos u ngrefni shume se e ka treguar historia qe "Harrami nuk behet kurre Hallall!"

    • Or tej: 07/03/2024 07:35

      Ky popull eshte mesu me icik dajak gjithmone or teeeejjjjj

    • Policioto: 07/03/2024 07:32

      E ka nxjerrë policia që duam ne treg

  • Boba: 06/03/2024 23:03

    Shume korrekt avokat bravo

    Përgjigju
    • Maduba: 07/03/2024 01:22

      Na e shpifët me këtë "familjen mbretërore". Kanë të gjithë princ, paskemi dhe ne ....që filmon nënën e vajzës...gomar. Ajo duket e dëshpëruar.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?