Divorci mes Princ Lekës dhe Elia Zaharsië, avokati tregon çfarë do ndodhë me kujdestarinë e vajzës: Më parë s’ka pasur raste dhune

6 Mars, 22:32| Përditesimi: 7 Mars, 14:02

  • Share

 

Avokati i Princ lekës duke folur për procesin e divorcit mes tij dhe Elia Zaharisë tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me vajzën 3-vjeçare. Avokati Aranit Roshi thotë për Report Tv se Princ Leka nuk ka ngritur pretendime për kujdestarinë e vajzës. Ai thekson se pasi janë konsultuar me ekspertë të fushës kanë gjykuar që për moshën që aktualisht ka vajza do ishte më e përshtatshme të qëndrojë me nënën Elia Zaharia.

"E kemi sqaruar, është konsultuar me ekspertë të fushës së psikologjisë, kemi menduar që sa i përket moshës është më e përshtatshme të rrijë me nënën. Do ketë takime të shpeshta dhe të jetë sa më pranë vajzës në përditshmëri, tha avokati për Report Tv. 

Princi duke qenë se nuk jeton në Pallatin Mbretëror, bën vizita të shpeshta për të takuar vajzën, ndërsa dje u përball edhe me situatën që u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshortja dhe babai i saj.

“Ai vetë ka zgjedhor që për aq kohë që të finalizohet divorci të mos jetë i pranishëm në banesë, bën vizita të rregullta për të pasur kontakte me vajzën, për ta ekspozuar vajzën sa më pak të jetë  e mundur ndaj efekteve të divorcit. Në këtë vazhdë ka qenë edhe vizita e djeshme. Ka qenë i pranishëm, dhe ka pasur një komunikim aspak të këndshëm me një dhunë verbale me ish vjehrrin dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike”, tha Roshi.

Avokati thotë se nuk ka pasur më parë raste dhune.

Gazetari Denis Minga: Pse e filmoi?

Avokati Roshi: Çdo njeri që bëhet subjekt i dhunë duhet ta dokumentojë dhunën. Marrëdhënia mes Elias dhe Princit ka qenë shumë qytetare deri sot, ka qenë një marrëdhënie shumë korrekte. Nuk ka pasur dhunë të mëparshme. Ky është një rast për të ardhur keq që ndodhi. Kësaj dhune i është bashkuar edhe Elia, mendoj që duhej të ishte distancuar.


Lajmi kryesor:

Avokati i Princ Lekës për Report Tv: Pas divorcit do kthehet në Pallatin Mbretëror, një pjesë të pasurisë do ia kalojë Elias dhe vajzës! Ja si ndodhi sulmi fizik


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?