Avokati mbrojtjes, i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka qenë i ashpër në reagimin e tij për Prokurorinë, ku ka ngritur akuza të forta mbi sjelljen e tyre, sipas së cilit po dëmtojnë qëllimisht punën e mbrojtjes. Përplasja ka ndodhur me deklaratën e prokurorit se nuk do i vë në dispozicion dokumentet e kërkuara nga mbrojtja jo më herët se 3 muaj para nisjes së gjykimit.
“Keqsjellje apo strategji kur ato shohin se e pengojnë administrimin e drejtësisë, nuk ka asgjë të personalizuar, Prokuroria nuk i ka përmbushur standartet bazë të sjelljes së vet. Nuk është sjellje etike nga ana e tyre, që nuk i lejohet të ketë mjetet dhe mbrojtjen e vazhdueshme, prokuroria jo se e ka bërë me keqbesim, por nga entuziazmi për projektin e tyre kanë humbur objektivin e funksionit të tyre kryesor. Prokurori na thotë që nuk ka nevojë që mbroja të dijë akuzat deri në nisjen e gjykimit me pretendimin se kështu mbrohen dëshmitarët.
Po përpiqet qëllimisht që të mos na japë informacion që na duhet për të përgatitur, duan që të mos na e japin këtë informacion deri 3 muaj para datës së gjyqit, ndërhyrja e tij na ka bërë që çështje të eci përpara, nuk është mosnjohje e balancës së drejtësisë, tani që Smith u çua në këmbë dhe e pohoi me gojën e vet është e qartë që prokuroria e ka si politikë që të pengojë mbrojtjen, dhe mendon për klientët e vetë dhe jo të mirën e dëshmitarëve. Vënia e dokumenteve të redaktuara do të dëmtojë dëshmitarët janë gjepura, dëshmitarët nuk janë frikësuar nga askush. Nëse do kishin dhënë lirimin e katër dëshmitarëve, ndoshta mund të kishte një çështje tjetër, që kolektivisht do kishin komunikim me mbështetësit e tyre, por deri tani nuk ka asnjë provë për atë që thotë Zoti Smith, deklarata se 3 muaj janë të mjaftueshme për të bërë gjykimin është i pavërtetë. Ju keni frenat në dorë (i referohet gjykatësit) dhe ju mund ta frenoni prokurorinë”, tha avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Lajmi kryesor:
Ish-krerët e UÇK-së para Hagës! Avokatët përplasen me Prokurorinë: Dokumentet të na jepen sa më shpejt, jo 3 muaj para se të nisë gjykimi! Po dëmtoni punën tonë
B.K./ReportTv.al