Avokati i Viktor Marku, Ilir Murati tha në përfundim të seancës se klienti i tij është arrestuar pa urdhër ndalimi. Sipas avokatit, nga sistemi TIMS rezulton se Marku ndodhej në Mal të Zi që prej muajit janar. Sa i takon nipit të Markut, Sepastian Mali, avokati tha se ai është një student i shkëlqyer i Juridikut.
"Ka një verifikim sistemi TIMS që konstatohet dhe u relatua nga prokuroria që ky person ndodhej në Mal të Zi. Ne vlerësojmë punën e policisë së shtetit, por puna duhet të shoqërohet me njohjen e vërtetë të autorit të ngjarjes. Viktori thotë se nuk jam autori i kësaj ngjarje. Ai thotë se ka punuar në Mal të Zi. Gjykata kërkon që të sillen aktet ligjore për arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe jo të arrestohet shtetasi në mënyrë të padrejtë. Në relatimin që u bë në gjykim nuk konstatohet nga ana e mbrojtjes një akt ndalimi. Kodi parashikon një urdhër ndalimi dhe një procesverbal për ekzekutimin e urdhrit të ndalimit. Deri në këto momente mbrojtja nuk e konstatoj.
Janë nip e dajë nuk kanë lidhje me ngjarjen. Është një student juridiku i shkëlqyer, është e drejtë e çdo qytetari të lëvizë në çdo sheshe apo parkime", u shpreh avokati Murati.
Lajmi kryesor: