Avokati i Ylli Ndroqit ankimon vendimin e sekuestros së pasurive! Qafa: S'ka qenë i arrestuar në 2015 në Itali, pasuritë me burime të ligjshme! Provat do i çojmë me postë (VIDEO)

7 Gusht 2020, 14:17| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 15:49

  • Share

Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, Alban Qafa ka ankimuar ditën e sotme vendimin për sekuestrimin e pasurive marramendëse të tij me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO. Alban Qafa ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar duke thënë se vendimi i sekuestrimit të 26 pasurive  nga GJKKO është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore dhe se në të ka plot absurditete.

Në një deklaratë për mediat , avokati Qafa shprehet se në sekuestron e bërë nga GJKKO ka parregullsi, ku një rast lidhet me një toke are 600 metra katror që në fakt avokati shprehet se zoti Ylli Ndroqi nuk e posedon prej kohësh dhe ajo shërben si varrezë e fshatit Zbarqe.

Gjithashtu në lidhje me akuzat e arrestimit në Itali në 2015, avokati e hodhi poshtë të ketë ndodhur duke thënë se zoti Ylli Ndroqi në atë kohë ka lëvizur i lirë në zonën  Shengen si dhe ka qenë edhe në SHBA.

Në lidhje me pasuritë e tjera të tij, avokati Alban Qafa thotë se të gjitha pasuritë e tjera janë të gjitha të krijuara nga aktivitete tregtare të licencuara që nga viti 1993 dhe kanë kaluara disa herë kontrollet nga Tatimet dhe drejtoria  e parandalimit të pastrimit të parave dhe ka rezultuar OK dhe janë kredituar 100 % nga bankat.

"Ne depozituam sot në Gjykatën e Apleti ankimim kundër vendimit  të sekuestrimit të pronave të zotit Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve. Kemi paraqitur në ankimim të gjitha provat tona që vërtetojnë edhe ligjshmërinë e pasurisë të tij. Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali.

Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS dhe nga publikimi i vendimi të bërë dje për Italinë që zoti ylli Ndroqi në vitin 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian, ka lëvizur lirshëm në zonën Shengen ka qenë edhe në SHBA. Nuk mund të ishte edhe në burg edhe në Itali, edhe në Mynih dhe në Los Angelos.

Është dhënë si indicie pasi ligji nuk ka efekte prapavepruese dhe se duke filluar para 2010 ku është botuar në fletoren zyrtare. Kemi konstatuar absurditete nga më të ndryshmet. Pasi kemi çekuar të gjitha pronat e tij me dokumentacionin përkatës se si janë përfituar këto prona kemi parë se është vënë sekuestro toka arë 600 metra katrorë në fashatin Zbarqe, që nuk posedohet prej shumë vitesh nga zoti Ndroqi dhe aktualisht aty ndodhen varrezat e fshatit dhe është fakt lehtësisht i verifikueshëm.

Pasuritë e tjera janë të gjitha të krijuara nga aktivitete tregtare të licensuara që nga viti 1993, kanë kaluara disa herë kontrollet nga Tatimet dhe drejtoria  e parandalimit të pastrimit të parave dhe ka rezultuar OK dhe është kredituar nga bankat 100 % . Dhe një absurd tjetër që janë sekuestruar mjetet e Ora News që janë me kredi (leazing)nga raiffeisen bank. Quhet pasuri e paluajtshme mjetet që janë me kredi (leazing). Gjithashtu dhe pasuritë që janë të kredituar 100 % nga bankat në vlerën e blerjes së tyre dhe nuk mund të quhet pasuri e paluajtshme një pasuri që është blerë me masën 100 % e financimit të saj nga bankat. Për sa i përket të gjitha pasurive të zotit Ndroqi ato janë të krijuara me burime të ligjshme, kemi depozituar provat bashkangjitur ankimit tonë dhe shpresojmë që të gjitha provat do të merren parasysh nga apeli pasi dhe sekuestro është bërë në kundërshtim me ligjin 11 të ligjit Anti-Mafia ku përcaktohen kriteret ku vihet sekuestro, kur janë në prag të tjetërsimit dhe nuk kanë qenë në prag të tjetërsimit dhe ku janë në ndikim të organizatave kriminale që fakt tërësisht i pavërtetë pasi Ora News dhe Tv Ora kanë qenë duke publikuar lajme kundër organizatave kriminale dhe asnjëherë nuk kanë qenë nën ndikim e ndonjë organizate kriminale", tha Qafa. Ai ka deklaruar se provat do t'i dërgojnë me postë në Gjykatën e Apelit, që të kenë mundësi që të njihen më herët për shkak të volumit të madh të tyre.

"Ne e depozituam në sekretarinë e Shkallës së parë, provat nuk na u morën se nga ana administrative ato do duhet që të depozitohen në Apel në seancën gjyqësore, por ne do t'i depozitojmë me postë që dhe Gjykata  Apelit të ketë kohë t'i njohë pasi është një volum i pasi gati fashikuj me prova", përfundoi Qafa.

Ankimi i sekeustron ndodhi një ditë pasi administratori shtetëror Arjan Baçi mori në dorëzim 26 pasuritë e sekuestruara nga biznesmeni Ylli Ndroqi.

Apeli i gjykatës së posacme pritet që brenda dhjetë ditësh të dalë me një vendim, c‘ka do të vendosë edhe fatin e sekuestros.

Sipas SPAK Ndroqi ka qenë i arrestuar në Turqi e Itali si i përfshirë në trafik droge, aktivitet që është përdorur më pas për të krijuar pasuritë që ai disponon sot thotë SPAK.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daku: 08/08/2020 12:04

    Hajde komedi hajde....hahahaha... Avokatet burgaxhij mbrojne te burgosurit me 20 emra qe i arratisen burgjeve te Europes dhe bejne karriere si trafikant dhe kriminel me status politik ne Shqiperi...kuptohet qarte pse nun e duan Europen keta palaco se i dalin te vertetat ne shesh... Njesoj si Enver Hoxha qe fshehu te vertetat e jetes se tij duke vrare dhe masakruar bashkepunetoret... Edhe keta qe Jane tani ne pushtetin kriminal prej 30 vjetesh ne Shqiperi Jane pjella te Enver Hoxhes qe Linden pasi ai u perdhunoi nenat e baballaret qe ishin sherbetor te bindur te tij... Llumhane prehrash

    Përgjigju
  • Lakja: 08/08/2020 08:41

    Avokati eshte nie burgaxhi ordiner nha Elbasani i cili ka bere dhe Burg pasi grabiti fonde publike nha drejtoria e pergjithshme e rrugeve ne emer te Monika Kuceder Kryemadhit. Kjo lubi ordinere me emrin Monik te gjithe te "besuarit" e vet i stervit per vjedhje gjigande ne drejtorine e rrugeve die pasi i shfrytezon maksimalosjt i fut neper burgje... Pastai i nxjerr nga burgjet dhe i ben avokat qe e mbrojne perjetesisht krimin,korrupsionin dhe vjedhjet e familjee mafioze politike... Nje tragji-komedi shqiptare.... Ylvi Ndroqi eshte nie qenie qesharaje e krijuar nga familja mafioze Meta qe tani i ka vene ne dispozicion Ylviut avokatin burgaxhi ordiner te familjes... Shiheni cfare fytyre ka "advoleshi" Qafa... Ate as per fatorino Kamze nuk e Meer e jo me si mbrojtes te Ligjit...hahahaha

    Përgjigju
  • edi: 08/08/2020 01:34

    Por kur te vijne faktet pergjigja juaj do jete Wow na felliqi na mashtroi Kjo do ndolle mbasi ti keni marre nje Hale me pare Nje sygjerim per Drejtesine e Re Ju duhet te shkoni brenda kur te vijne faktet ,Jo te beheni si te mashtruar Se kur flet per klientin duhet te keshe Prova dhe Dokumenta qe te provojne theniet tuaja Jo te thuash se me paska genjyer Ju duhet te denoheni me shume se klienti Faji eshte se je trashur si Derr i Goses se Kavajes. Ju jeni me zi se ato qe bejne Krimin Kerkoni ti mbroni edhe kur kane mashtruar njerez te ndershem Nuk do i shpetoni Drejtesise. Deklarata duhen firmosur nga ju vete dhe jo mbrapa te kerkoni te shpetoni lekuren ne emer te Fajtorit

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/08/2020 00:20

    A janë edhe një nr i shumtë i këtyre avokatëve dora e zgjatur e kriminelve...? Unë them se po...!!! Një avokat profesionist nuk del minut pas minuti në media, shiqojani fytyrën këti ”avokati”...!!!

    Përgjigju
  • Pasmaciu: 07/08/2020 19:56

    O avokat gjurmet e gishtave te Pasmaciut jane gjurmet e Ndroqit ti do me e nxjerr te pafajshem. Te pranoje fajet , dhe te bashkepunoje me drejtesine se I fusin nje ekstradim me Turqi dhe ngelet pa rroge zotrrote.

    Përgjigju
  • na erdhi zogu ne dore: 07/08/2020 17:56

    Sa te peshtire jane ata avokate qe marin ne mbrojte persona qe me fakte te pakonstetueshme kane shkelur ligjet . avokatet me te mire ne bote nuk marin ne brojtje persona te tille sepse nuk duan te futen ne mekat duke jua mare edhe ate kacidhe e fundit qe ju ka mbetur , se jane te sigurte qe nuk i shpetojne denimit. Ndersa ky avokat don ta trashi edhe me shume Qafen qe e ka si Derrkuc.

    Përgjigju
  • Ndroqi: 07/08/2020 17:39

    Mos u shqetesoni neper kafe ju per Yllin m....n kane per tia hanger soaks e spartaku

    Përgjigju
  • Ela: 07/08/2020 16:46

    Rroft partia se gjithcka ja kthen gjykata.Nje valixhe me euro dhe zgjidhet problemi

    Përgjigju
  • Seldi: 07/08/2020 15:57

    Pa merak...ne Shqiperi cudia me e madhe 3 dit zgjat.Mjafton nje marveshje me krimin dhe i lirojn te gjitha pronat.Ne Shqiperi jetojm o njerez,se mos ndryshon ndonje gje ne ket vend

    Përgjigju
    • A. N.: 08/08/2020 07:24

      Do vije nje dite ne vitin 3000 qe do ndryshoje.

  • Cufi: 07/08/2020 15:03

    PO.PO EDHE SALIU,META,RAMA.BASHA,VELIAJ.KRYEMADHI. AND COMPANY TE LIGJSHME I KANE PRONAT,,IA KA LENE MAMAJA......

    Përgjigju
  • Lenti: 07/08/2020 14:56

    Po mër z.Qafa po, ke shum të drejt. Por ky zotria a ka përdorur ndonjëher mbiemrin Pasmaçiu ? Këtë na thuaj ti si avokat dhe mashtrues.

    Përgjigju
  • Qafa Pates..: 07/08/2020 14:39

    O qafa.. ndoshta je i bllokum nga qafa e poshte ste shkon gjaku ne tru! Se e di mire ti si eshte arrestu dhe sa here dhe pse, po normal ajo eshte detyra jote si qafe.. Na hanksh nje nder qafat me te lakmuara , avokat vk hajduta dhe seksera krimi jeni 99% e avokateve. Respkte Per 3-4 qe jane te ndershem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?