'Ti sikur je Zeusi, ka dorë Amerika', avokati Karaj: Berishën do e ruajnë me policë se mund të refuzojë sërish masën! Petraj: Nga nesër s’ka shanse ta shkelë ligjin

26 Dhjetor 2023, 22:02| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 22:51

  • Share

 

Nëse Gjykata nesër do të pranojë kërkesën e SPAK për të caktuar masë sigurie arrest shtëpie për Sali Berishën, avokati Edmond Petraj në emisionin “Repolitix” në Report TV tha se ai s’ka shanse ta shkelë më ligjin.  Kurse Avokati Leonard Karaj ndalur te kërkesa e SPAK shtoi se kërkohet që të ruhet me polic te dera e shtëpisë për faktin se duke njohur natyrën e Berishës ai mund ta shkelë sërish masën e sigurisë.

Karaj: Berishën duan në mënyrë absolute që ta nxjerrin nga skena politike. Kjo histori ka nisur që para 3 ose katër muajsh për ta nxjerrë nga skena politike. Ata me rrezikshmëri të lartë shkojnë në burg nuk u rri polici te dera. I çojnë policë te dera sepse Berisha për karakterin që ka mund të shkelë sërish masën. Pastaj çfarë do i bësh Berishës do e çosh në burg? Se çon dot? Sepse është 75 vjeç

Petraj: S’ka shanse ta shkelë ligjin Berisha nga dita e nesërme. Berisha e politizoi vetë çështjen. Këtu kemi akuzë të drjetpërdrejt për Berishën ai e kanalizoi vetë në politike.

Petraj: Berishën nuk e llogarit njeri, është 75 vjeç. S’ka lidhje Amerika. Ça ofron Berisha në Shqipëri? Kam qenë 22 vjeç kur Berisha u bë kryetar i PD. Këtu është gabimi që po politizohet situata dhe që e kemi të keqen matanë oqeanit. Amerika përveçse çelësin e pjesës gjeostrategjike të garantoj se nuk ndërhyn fare.

Karaj: Ti sikur je Zeusi... Çfarë garanton?

Petraj: Kur fillon procedimi kur ngrihet akuza, organi i akuzës merr masat e veta për personin përkatës. Ça lidhje ka Amerika?! Unë ta garantoj, Berisha nëse do kishte vajtur për të respektuar vendimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje do kishte respektuar vendimin e gjykatës do kishte fituar 100 herë më shumë pikë.

Karaj: Jam dakord këtu... por jo se s’ka dorë Amerika


Lajmi kryesor:

Fati i Berishës, avokatët debat në ‘Repolitix’, Petraj: Me këtë kërkesë të SPAK i lejohet komunikimi në facebook! Karaj: E shoh si burgosje në shtëpi, më keq se në qeli


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?